26
27
SHQIP
SHKRIRJA MANUALISHT
Mikrovalët janë një mënyrë e shkëlqyer për të shkrirë ushqimin e ngrirë.
Mikrovalët shkrijnë butësisht ushqimin e ngrirë për një periudhë të shkurtër kohe.
Kjo mund të jetë me mjaft avantazh, nëse papritur ju vijnë miq.
Pula e ngrirë duhet të shkrijë plotësisht para se të gatuhet. Hiqni lidhëset metalike
dhe nxirreni nga paketimi për të lejuar kullimin e lëngut të shkrirë.
Vendoseni ushqimin e ngrirë në një enë pa kapak. Kthejeni përgjysmë nga ana
tjetër, kulloni lëngun dhe hiqini të brendshmet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kontrollojeni ushqimin herë pas here për t'u siguruar që nuk është i ngrohtë.
Nëse pjesët më të vogla dhe më të holla të ushqimit të ngrirë fillojnë të ngrohen,
mund të mbulohen duke i mbështjellë me rripa të hollë letre alumini, gjatë
shkrirjes.
Nëse pula fillon të ngrohet në pjesën e jashtme, ndërpriteni shkrirjen dhe lëreni të
qëndrojë për 20 minuta para sa të vazhdoni.
Lëreni peshkun, mishin dhe pulën të qëndrojë, në mënyrë që të kryhet shkrirja.
Koha e qëndrimit për shkrirje të plotë do të ndryshojë në varësi të sasisë së
shkrirë. Ju lutemi, referojuni tabelës së mëposhtme.
Sugjerim:
Ushqimi me trashësi të vogël shkrin më mirë se ai me
trashësi të madhe dhe sasitë e vogla të ushqimit kërkojnë
më pak kohë se sasitë e mëdha. Mbajeni mend këtë
informacion kur të ngrini dhe kur të shkrini ushqimin.
Për shkrirjen e ushqimit të ngrirë në temperaturë prej rreth -18 deri në -20°C,
përdorni tabelën e mëposhtme si udhëzues.
I gjithë ushqimi i ngrirë duhet të shkrijë duke përdorur nivelin e fuqisë së shkrirjes
(180 W,
).
ushqimi
racioni Koha
(min.)
Koha e
qëndrimit
(min.)
udhëzimet
Mish
Mish viçi i grirë
250 g
500 g
6½-7½
10 -12
5-25
Vendoseni mishin në një pjatë të sheshtë prej
qeramike. Mbulojini anët më të holla me letër
alumini. Kthejeni nga ana tjetër kur të ketë
kaluar gjysma e kohës së shkrirjes!
Biftekë derri
250 g
7½-8½
Pulë
Copa mishi
pule
500 g
(2 copë)
14½-15½
15-40
Së pari, vendosni copat e mishit të pulës,
fillimisht me pjesën e lëkurës poshtë, të gjithë
pulën fillimisht me pjesën e kraharorit poshtë,
në një pjatë të sheshtë prej qeramike.
Mbuloni pjesët e holla, siç janë krahët dhe
pjesët fundore me letër alumini. Kthejeni nga
ana tjetër kur të ketë kaluar gjysma e kohës
së shkrirjes!
E gjithë pula
900 g
28-30
Peshk
Fileta peshku
200 g
(2 copë)
6-7
5-15
Vendosni peshkun e ngrirë në mes të një
pjate të sheshtë prej qeramike. Vendosini
pjesët më të holla poshtë pjesëve më të
trasha. Mbulojini pjesët e ngushta fundore
me letër alumini. Kthejeni nga ana tjetër kur
të ketë kaluar gjysma e kohës së shkrirjes!
400 g
(4 copë)
12-13
Frutat
Fruta pylli
250 g
6-7
5-10
Shpërndajini frutat në një enë qelqi të
sheshtë dhe të rrumbullakët (me diametër
të madh).
Bukë
Panine
(secila afërsisht
50 g)
2 copë
4 copë
½-1
2-2½
5-20
Vendosini paninet në formë rrethi ose bukën
në drejtim horizontal mbi një letër kuzhine në
mes të pjatës rrotulluese.
Kthejeni nga ana tjetër kur të ketë kaluar
gjysma e kohës së shkrirjes!
Tost/sanduiç
250 g
4½-5
Bukë gjermane
(drithëra + miell
thekre)
500 g
8-10
SKARA
Elementi i nxehjes së skarës ndodhet nën tavanin e zgavrës. Ai funksionon kur dera është e
mbyllur dhe kur pjata rrotulluese është duke u rrotulluar. Rrotullimi i pjatës rrotulluese e skuq
ushqimin në mënyrë më të njëtrajtshme. Nxehja paraprake e skarës për 3-4 minuta do të bëjë
që ushqimi të skuqet më shpejt.
enë gatimi për pjekje në skarë:
Duhet të jetë flakëduruese dhe të ketë në përbërje metal. Mos përdorni enë gatimi prej
plastike, pasi mund të shkrijë.
ushqimi i përshtatshëm për pjekje në skarë.
Bërxolla, salsiçet, biftekët, hamburgerët, pastërmaja, fetat e proshutës të kripura dhe të
tymosura, copat e peshkut, sanduiçët dhe të gjitha llojet e tostit të mbuluar me ingredientë.
Shënim i rëndësishëm:
Sa herë që të përdorni vetëm regjimin e pjekjes në skarë, sigurohuni që elementi i nxehjes së
skarës të vendoset nën tavanin e furrës, në pozicion horizontal dhe jo në murin e pasmë, në
pozicion vertikal. Mbani mend që ushqimi duhet të vendoset në skarën e sipërme, përveç
rasteve kur jepet një udhëzim tjetër.
mIKrovaLë + SKarë
Ky regjim gatimi kombinon nxehjen rrezatuese që vjen nga skara me shpejtësinë e gatimit
me mikrovalë. Kjo funksionon vetëm kur dera është e mbyllur dhe kur pjata rrotulluese është
duke u rrotulluar. Për shkak të rrotullimit të pjatës rrotulluese, ushqimi skuqet në mënyrë të
njëtrajtshme. Në këtë model disponohen tre regjime me kombinim. 600 W + Skarë, 450 W +
Skarë dhe 300 W + Skarë.
enë gatimi për t'u përdorur për gatimin me mikrovalë + skarë
Ju lutemi, përdorni enë gatimi të cilat lejojnë depërtimin e mikrovalëve. Ena e gatimit duhet të
jetë flakëduruese. Mos përdorni enë gatimi metalike për regjimin me kombinim. Mos përdorni
enë gatimi prej plastike, pasi mund të shkrijë.
ushqimi i përshtatshëm për gatimet me mikrovalë + skarë:
Tek ushqimet e përshtatshme për regjimin e gatimit me kombinim përfshihen të gjitha llojet e
ushqimeve të gatuara të cilat kanë nevojë për ringrohje dhe skuqje, (p.sh., makaronat në furrë)
si dhe ushqimet që kërkojnë një kohë të shkurtër gatimi për të skuqur sipërfaqen e ushqimit.
Gjithashtu, ky regjim mund të përdoret për racionet e ushqimit me trashësi të madhe, të cilat
përfitojnë nga sipërfaqja e skuqur dhe e thatë (p.sh., copat e mishit të pulës, kthimi i tyre nga
ana tjetër në gjysmë). Ju lutemi, referojuni tabelës lidhur me skarën për hollësi të mëtejshme.
Shënim i rëndësishëm:
Sa herë që përdorni regjimin me kombinim (mikrovalë + pjekje në skarë), sigurohuni që
elementi i nxehjes së skarës të vendoset nën tavanin e furrës, në pozicion horizontal dhe jo në
murin e pasmë, në pozicion vertikal. Ushqimi duhet të vendoset në skarën e sipërme, përveç
rasteve kur jepet një udhëzim tjetër. Përndryshe, duhet të vendoset drejtpërdrejt në pjatën
rrotulluese. Ju lutemi, referojuni udhëzimeve në tabelën e mëposhtme.
Ushqimi duhet të kthehet në anën tjetër, nëse duhet të skuqet nga të dyja anët.
GE83X_BOL_DE68-04056F-02_SQ_131004.indd 27
2013-10-04 �� 6:25:07
Содержание GE83X
Страница 32: ...Кодов DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_BG_131004 indd 32 2013 10 04 6 42 00 ...
Страница 64: ...Код бр DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_MK_131004 indd 32 2013 10 04 6 37 00 ...
Страница 96: ...Kôd br DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_SR_131004 indd 32 2013 10 04 6 24 00 ...
Страница 128: ...Nr cod DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_RO_131004 indd 32 2013 10 04 6 34 52 ...
Страница 160: ...Nr i kodit DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_SQ_131004 indd 32 2013 10 04 6 25 08 ...
Страница 192: ...Br šifre DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_HR_131004 indd 32 2013 10 04 6 38 38 ...
Страница 224: ...Code No DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_EN_131004 indd 32 2013 10 04 7 13 41 ...