22
23
SHQIP
udHëzueSI gatImI
MIKROVALËT
Energjia me mikrovalë në të vërtetë depërton tek ushqimi, duke u tërhequr dhe
thithur nga uji, yndyra dhe sheqeri.
Mikrovalët shkaktojnë lëvizjen e shpejtë të molekulave të ushqimit. Lëvizja e
shpejtë e këtyre molekulave krijon fërkim dhe si nxehtësia e krijuar gatuan
ushqimin.
GATIMI
Enë gatimi për gatimet me mikrovalë:
Ena e gatimit duhet të lejojë kalimin e energjisë në mënyrën më efikase.
Mikrovalët reflektohen nga metali, siç është inoksi, alumini dhe bakri, por ato
depërtojnë në materialet prej qeramike, qelqi, porcelani dhe plastike si dhe në
materialet prej letre dhe prej druri. Pra, ushqimi nuk duhet gatuar kurrë në enë
metalike.
Ushqimi i përshtatshëm për gatimet me mikrovalë:
Shumë lloje ushqimesh janë të përshtatshme për gatimet me mikrovalë, përfshirë
perimet e ngrira, frutat, brumërat, orizi, drithërat, fasulet, peshku dhe mishi.
Salcat, krem karamele, budingu me avull, konservat dhe salcat çatni mund të
gatuhen gjithashtu në furrë me mikrovalë. Përgjithësisht, gatimi me mikrovalë
është ideal për ushqimet që normalisht mund të përgatiten te pllaka e sobës. Për
shembull shkrirja e gjalpit ose e çokollatës (shikoni kapitullin me këshilla, teknika
dhe sugjerime).
Mbulimi gjatë gatimit
Mbulimi gjatë gatimit është shumë i rëndësishëm, pasi uji ngrihet në formën
e avullit dhe kontribuon në procesin e gatimit. Ushqimi mund të mbulohet në
mënyra të ndryshme: p.sh. me pjatë qeramike, me kapak plastik ose me qese
plastike ngjitëse të përshtatshme për mikrovalë.
Kohët e qëndrimit
Pasi gatimi të ketë përfunduar, koha e qëndrimit në furrë është e rëndësishme
për të lejuar që temperatura të bëhet e njëtrajtshme brenda ushqimit.
Udhëzues gatimi për perimet e ngrira
Përdorni një tas qelqi pireks me kapak. Gatuajeni të mbuluar për një kohë
minimale - shikoni tabelën. Vazhdoni gatimin për të arritur rezultatin e dëshiruar.
Trazojeni dy herë gjatë gatimit dhe një herë pas gatimit. Hidhini kripë, erëza ose
gjalpë pas gatimit. Mbulojeni gjatë kohës së qëndrimit në furrë.
ushqimi
racioni energjia Koha
(min.)
Koha e
qëndrimit
(min.)
udhëzimet
Spinaqi
150 g
600 W
4½-5½
2-3
Shtoni 15 ml ujë të
ftohtë (1 lugë gjelle)
Brokoli
300 g
600 W
9-10
2-3
Shtoni 30 ml ujë të
ftohtë (2 lugë gjelle).
Bizele
300 g
600 W
7½-8½
2-3
Shtoni 15 ml ujë të
ftohtë (1 lugë gjelle).
Barbunja
300 g
600 W
8-9
2-3
Shtoni 30 ml ujë të
ftohtë (2 lugë gjelle).
Perime të
përziera (karota/
bizele/drithëra)
300 g
600 W
7½-8½
2-3
Shtoni 15 ml ujë të
ftohtë (1 lugë gjelle).
Perime të
përziera (stili
kinez)
300 g
600 W
8-9
2-3
Shtoni 15 ml ujë të
ftohtë (1 lugë gjelle).
Udhëzues gatimi për orizin dhe makaronat
orizi:
Përdorni një tas të madh qelqi pireks me kapak - orizi e
dyfishon volumin e tij gjatë gatimit. Gatuajeni të mbuluar.
Pasi të ketë përfunduar gatimi, trazojeni mirë para se ta lini
të qëndrojë në furrë dhe hidhini kripë ose erëza dhe gjalpë.
Shënim: orizi mund të mos e ketë thithur të gjithë ujin pasi
të ketë mbaruar gatimi.
makaronat:
Përdorni një tas të madh qelqi pireks. Shtoni ujë të valuar,
një majë luge kripë dhe trazojeni mirë. Gatuajeni të
pambuluar.
Trazojeni herë pas here dhe pas gatimit. Mbulojeni gjatë
kohës së qëndrimit në furrë dhe më pas kullojeni mirë.
ushqimi
racioni
energjia Koha
(min.)
Koha e
qëndrimit
(min.)
udhëzimet
Oriz i bardhë (i
përvëluar)
250 g
800 W
16-17
5
Shtoni 500 ml
ujë të ftohtë.
Oriz i kuq (i
përvëluar)
250 g
800 W
21-22
5
Shtoni 500 ml
ujë të ftohtë.
Oriz i përzierë (oriz
+ oriz i egër)
250 g
800 W
17-18
5
Shtoni 500 ml
ujë të ftohtë.
Drithëra të përziera
(oriz + drithëra)
250 g
800 W
18-19
5
Shtoni 400 ml
ujë të ftohtë.
Makarona
250 g
800 W
11-12
5
Shtoni 1000 ml
ujë të nxehtë.
GE83X_BOL_DE68-04056F-02_SQ_131004.indd 23
2013-10-04 �� 6:25:07
Содержание GE83X
Страница 32: ...Кодов DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_BG_131004 indd 32 2013 10 04 6 42 00 ...
Страница 64: ...Код бр DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_MK_131004 indd 32 2013 10 04 6 37 00 ...
Страница 96: ...Kôd br DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_SR_131004 indd 32 2013 10 04 6 24 00 ...
Страница 128: ...Nr cod DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_RO_131004 indd 32 2013 10 04 6 34 52 ...
Страница 160: ...Nr i kodit DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_SQ_131004 indd 32 2013 10 04 6 25 08 ...
Страница 192: ...Br šifre DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_HR_131004 indd 32 2013 10 04 6 38 38 ...
Страница 224: ...Code No DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_EN_131004 indd 32 2013 10 04 7 13 41 ...