24
SHQIP
25
RINGROHJA
Furra juaj me mikrovalë do ta nxehë ushqimin në një fraksion të kohës që
pllakave të sobave të zakonshme u duhet për ta nxehur.
Përdorni si udhëzues nivelet e fuqisë dhe kohët e ringrohjes në tabelën e
mëposhtme. Kohët në tabelë supozojnë që lëngjet të jenë në temperaturën e
ambientit nga +18 në +20°C ose ushqimet e ftohta në temperaturë nga +5 në
+7 °C.
Rregullimi dhe mbulimi
Shmangni rinxehjen e copave të mëdha siç janë copat e mëdha të mishit – ato
kanë tendencë të mbipiqen dhe të thahen para se pjesa e mesit të jetë nxehur.
Ringrohja e copave të vogla do të ishte më rezultative.
Nivelet e fuqisë dhe trazimi
Disa ushqime mund të ringrohen duke përdorur fuqinë prej 800 W ndërsa të
tjerat duhet të ringrohen duke përdorur 600 W, 450 W ose madje dhe 300 W.
Kontrolloni tabelat për udhëzime. Përgjithësisht, është më mirë ta ringrohim
ushqimin duke përdorur një nivel fuqie më të ulët, nëse ushqimi është delikat,
në sasi të mëdha, ose nëse ka tendencë të nxehet shumë shpejt (për shembull,
ëmbëlsira me fruta të thata).
Trazojeni mirë ose kthejeni ushqimin nga ana tjetër gjatë ringrohjes për të arritur
rezultate më të mira. Aty ku është e mundur, trazojeni përsëri para se ta shërbeni.
Tregoni kujdes kur të nxehni lëngjet dhe ushqimet për bebet. Për të parandaluar
vlimin shpërthyes të lëngjeve dhe djegien e mundshme të tyre, trazojini para,
gjatë dhe pas nxehjes. Mbajini në një furrë me mikrovalë gjatë kohës së
qëndrimit. Ju rekomandojmë që të vendosni një lugë plastike ose një shkop qelqi
brenda në lëngje. Shmangni mbinxehjen e ushqimit (dhe për rrjedhojë prishjen e
tij).
Është e rekomandueshme që ta ulni kohën e gatimit dhe të shtoni kohën e
nxehjes, nëse është e nevojshme.
Koha e nxehjes dhe e qëndrimit
Kur të rinxehni ushqimin për herë të parë, do të ishte e dobishme po të mbanit
shënim kohëzgjatjen – për t'iu referuar në të ardhmen.
Sigurohuni gjithmonë që ushqimi i ringrohur të jetë nxehur në mënyrë të
njëtrajtshme.
Lëreni ushqimin të qëndrojë për pak kohë pas ringrohjes - për ta lënë që
temperatura të bëhet e njëtrajtshme.
Koha e rekomanduar për qëndrimin pas ringrohjes është 2-4 minuta, përveçse
kur rekomandohet një kohë tjetër në tabelë.
Tregoni kujdes kur të nxehni lëngjet dhe ushqimet për bebet. Shikoni gjithashtu
kapitullin me masat paraprake të sigurisë.
Udhëzues gatimi për perimet e freskëta
Përdorni një tas qelqi pireks me kapak. Shtoni 30-45 ml ujë të ftohtë (2-3 lugë gjelle) për
çdo 250 g, përveçse kur rekomandohet një tjetër sasi uji - shikoni tabelën. Gatuajeni të
mbuluar për një kohë minimale - shikoni tabelën. Vazhdoni gatimin për të arritur rezultatin
e dëshiruar. Trazojeni një herë gjatë gatimit dhe një herë pas gatimit. Hidhini kripë, erëza
ose gjalpë pas gatimit. Mbulojeni gjatë kohës së qëndrimit në furrë prej 3 minutash.
Sugjerim:
Pritini perimet e freskëta në copa me madhësi të barabartë. Sa
më të vogla të priten, aq më shpejt gatuhen.
Të gjitha perimet e freskëta duhet të gatuhen duke përdorur fuqi të plotë mikrovale
(800 W).
ushqimi
racioni Koha
(min.)
Koha e
qëndrimit
(min.)
udhëzimet
Brokoli
250 g
500 g
4-4½
7-7½
3
Përgatisni lulet e lulelakrës të grira në copë të
barabarta. Vendosini kërcejtë në mes.
Lakra
Brukseli
250 g
5½-6½
3
Shtoni 60-75 ml ujë (5-6 lugë gjelle).
Karota
250 g
4½-5
3
Pritini karotat në feta me madhësi të barabartë.
Lulelakra
250 g
500 g
5-5½
8½-9
3
Përgatisni lulet e lulelakrës të grira në copë të
barabarta. Pritini lulet e mëdha të lulelakrës në
gjysma. Vendosini kërcejtë në mes.
Kunguj të
vegjël
250 g
3½-4
3
Pritini kungujt e vegjël në feta. Shtoni 30 ml ujë
(2 lugë gjelle) ose një copë gjalpi. Skuqini derisa
të zbuten.
Patëllxhan
250 g
3½-4
3
Pritini patëllxhanët në feta të vogla dhe spërkatni 1
lugë gjelle me lëng limoni.
Presh
250 g
4½-5
3
Pritini preshtë në feta të trasha.
Kërpudha
125 g
250 g
1½-2
3-3½
3
Përgatisni të gjitha kërpudhat e vogla ose
kërpudhat e prera. Mos shtoni ujë. Spërkatini me
lëng limoni. Marinojini me kripë dhe piper. Kullojini
para se t'i shërbeni.
Qepë
250 g
5½-6
3
Pritini qepër në feta ose në gjysma. Shtoni vetëm
15 ml ujë (1 lugë gjelle).
Speca
250 g
4½-5
3
Pritini specat në feta të vogla.
Patate
250 g
500 g
4-5
7½-8½
3
Peshojini patatet e qëruara dhe pritini në gjysma
ose në çerekë, në mënyrë të barabartë.
Lakër
foragjere
250 g
5-5½
3
Pritini lakrat foragjere në kubikë të vegjël.
RINGROHJA E LËNGJEVE
Lini gjithmonë një kohë qëndrimi prej të paktën 20 sekondash pasi të jetë fikur
furra, për të lejuar që temperatura të bëhet e njëtrajtshme. Trazojini gjatë nxehjes,
nëse është e nevojshme dhe trazojini GJITHMONË pas nxehjes. Për të shmangur
vlimin shpërthyes dhe djegien e mundshme të tyre, duhet të vendosni një lugë
ose një shkop qelqi brenda lëngjeve dhe trazojini para, gjatë dhe pas nxehjes.
RINGROHJA E USHQIMIT TË BEBEVE
uSHQImI I bebeve:
Hidheni në një pjatë të thellë prej qeramike. Mbulojeni me
kapak plastik. Trazojeni mirë pas rinxehjes!
Lëreni të qëndrojë për 2-3 minuta para se ta shërbeni. Trazojeni përsëri dhe
kontrolloni temperaturën.
Temperatura e rekomanduar për ta shërbyer: ndërmjet 30-40°C.
QumëSHtI Për bebet:
Hidheni qumështin në një shishe qelqi të sterilizuar.
Ringroheni të pambuluar. Mos e nxehni kurrë biberonin me kapësen të vendosur,
pasi shishja mund të shpërthejë nëse mbinxehet. Tundeni mirë para se ta lini të
qëndrojë dhe tundeni përsëri para se ta shërbeni! Kontrollojeni gjithmonë me
kujdes temperaturën e qumështit ose të ushqimit për bebe para se t'ia jepni.
Temperatura e rekomanduar për ta shërbyer: rreth 37°C.
SHënIm:
Ushqimi i fëmijës ka nevojë veçanërisht të kontrollohet me kujdes para
se të shërbehet, për të parandaluar djegiet.
Përdorni nivelet e fuqisë dhe kohët në tabelën tjetër si udhëzues për ringrohje.
GE83X_BOL_DE68-04056F-02_SQ_131004.indd 24
2013-10-04 �� 6:25:07
Summary of Contents for GE83X
Page 32: ...Кодов DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_BG_131004 indd 32 2013 10 04 6 42 00 ...
Page 64: ...Код бр DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_MK_131004 indd 32 2013 10 04 6 37 00 ...
Page 96: ...Kôd br DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_SR_131004 indd 32 2013 10 04 6 24 00 ...
Page 128: ...Nr cod DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_RO_131004 indd 32 2013 10 04 6 34 52 ...
Page 160: ...Nr i kodit DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_SQ_131004 indd 32 2013 10 04 6 25 08 ...
Page 192: ...Br šifre DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_HR_131004 indd 32 2013 10 04 6 38 38 ...
Page 224: ...Code No DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_EN_131004 indd 32 2013 10 04 7 13 41 ...