4
5
SHQIP
Para se ta përdorni furrën për herë të parë, ajo
duhet të vihet në punë me ujë 10 minuta dhe më
pas të përdoret.
Nëse furra bën një zhurmë të çuditshme, vjen
aromë djegieje ose nëse del tym, hiqeni spinën
elektrike menjëherë dhe kontaktoni qendrën tuaj
më të afërt të shërbimit.
Furra me mikrovalë duhet të vendoset në atë
mënyrë që priza të jetë e disponueshme.
Furra me mikrovalë është parashikuar të përdoret
vetëm e vendosur mbi banak. Furra me mikrovalë
nuk duhet vendosur në dollap.
ParaLajmërIm
(vetëm për funksionin e mikrovalëve) -
opsional
ParaLajmërIm:
Kur pajisja përdoret në regjimin
me kombinim, fëmijët duhet ta përdorin atë
vetëm nën mbikëqyrjen e të rriturve për shkak të
temperaturave të larta që krijohen.
Gjatë përdorimit pajisja nxehet. Duhet të bëni
kujdes të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse
brenda në furrë.
ParaLajmërIm:
Pjesët e përdorshme mund
të nxehen gjatë përdorimit. Fëmijët e vegjël duhen
mbajtur larg.
Nuk duhet përdorur pastrues me avull.
ParaLajmërIm:
Sigurohuni që pajisja të jetë e
fikur përpara se të ndërroni llambën, në mënyrë që
të shmangni mundësinë e një goditjeje elektrike.
ParaLajmërIm:
Pajisja dhe pjesët e saj të
përdorshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet
të tregoni kujdes për të shmangur prekjen e
elementeve nxehëse. Fëmijët nën 8 vjeç duhet
të mbahen larg, përveç rasteve kur janë nën
mbikëqyrje të vazhdueshme.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët mbi 8
vjeç dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike,
ndjesore ose mendore ose me mangësi në përvojë
dhe njohuri nëse janë të mbikëqyrur ose nëse u
jepen udhëzime lidhur me përdorimin e pajisjes në
një mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që
u kanosen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhen nga
fëmijët të pambikëqyrur.
Mos përdorni pastrues të ashpër gërryes ose
kruese të ashpër metalike për të pastruar xhamin e
derës së furrës, pasi mund t'i gërvishtin sipërfaqen,
çka mund të shkaktojë thyerjen e xhamit.
Temperatura në sipërfaqet e përdorshme mund të
jetë e lartë kur pajisja është vënë në punë.
Dera e sipërfaqes së jashtme mund të nxehet kur
pajisja është vënë në punë.
Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve
nën 8 vjeç.
Pajisjet nuk janë parashikuar të përdoren nëpërmjet
një kohëmatësi të jashtëm ose nëpërmjet një
sistemi të komandimit në distancë.
Ky produkt është një pajisje ISM e grupit
2, kategoria B. Përkufizimi për grupin 2 i
cili përfshin pajisjet ISM, në të cilat energjia
me radio-frekuencë prodhohet qëllimisht
dhe/ose përdoret në formën e rrezatimit
elektromagnetik për trajtimin e materialit
dhe pajisjet EDM dhe pajisjet që krijojnë
qark elektrik. Te pajisjet e kategorisë B,
futen pajisjet e përshtatshme për përdorim
në ambientet shtëpiake dhe në ambientet
që lidhen drejtpërdrejt me rrjetin e furnizimit
me energji me voltazh të ulët, i cili furnizon
godinat e banimit.
GE83X_BOL_DE68-04056F-02_SQ_131004.indd 5
2013-10-04 �� 6:24:55
Summary of Contents for GE83X
Page 32: ...Кодов DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_BG_131004 indd 32 2013 10 04 6 42 00 ...
Page 64: ...Код бр DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_MK_131004 indd 32 2013 10 04 6 37 00 ...
Page 96: ...Kôd br DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_SR_131004 indd 32 2013 10 04 6 24 00 ...
Page 128: ...Nr cod DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_RO_131004 indd 32 2013 10 04 6 34 52 ...
Page 160: ...Nr i kodit DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_SQ_131004 indd 32 2013 10 04 6 25 08 ...
Page 192: ...Br šifre DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_HR_131004 indd 32 2013 10 04 6 38 38 ...
Page 224: ...Code No DE68 04056F 02 GE83X_BOL_DE68 04056F 02_EN_131004 indd 32 2013 10 04 7 13 41 ...