125
SHQIP
1
Hiqni spinën nga priza (Fig. 16).
2
Vendoseni pajisjen në cep të syprinës së tavolinës së hekurosjes.
3
Mbani një gotë (me kapacitet të paktën 350ml) nën tapën "EASY DE-CALC" dhe rrotulloni tapën
në drejtimin kundër akrepave të orës (Fig. 17).
4
Hiqni tapën "EASY DE-CALC" dhe lëreni ujin me grimcat e bigorrit që të derdhen brenda në
gotë (Fig. 18).
5
Kur nga pajisja nuk del më ujë, futni sërish në vend tapën "EASY DE-CALC" dhe rrotullojeni në
drejtim të akrepave të orës për ta shtrënguar. (Fig. 19)
E RËNDËSISHME – Zhgëlqerëzimi i pllakës fundore
Nëse nuk e përdorni rregullisht funksionin EASY DE-CALC, grimcat e çmërsit mund të grumbullohen
në pllakën fundore dhe prej kësaj mund të shfaqen njolla të kafenjta gjatë hekurosjes. Në raste të
tilla duhet ta zhgëlqerëzoni pllakën fundore duke ndjekur procedurën e mëposhtme. Ju këshillojmë
ta përsëritni dy herë procedurën për ta pastruar më mirë pllakën fundore.
Për të evituar rrezikun e djegieve, hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet për të paktën dy orë
përpara se të zhgëlqerëzoni pllakën fundore.
1
Hiqni spinën nga priza (Fig. 16).
2
Vendoseni pajisjen në cep të syprinës së tavolinës së hekurosjes.
3
Sigurohuni që depozita e ujit të jetë bosh.
4
Mbani një gotë (me kapacitet të paktën 350ml) nën çelësin EASY DE-CALC dhe rrotulloni çelësin
në drejtim kundërorar (Fig. 17).
5
Hiqni çelësin EASY DE-CALC dhe lëreni ujin me grimcat e çmërsit të derdhen në gotë (Fig. 18).
6
Mbajeni pajisjen në pozicionin ku vrima EASY DE-CALC të jetë për lart dhe hidhni 900ml ujë të
distiluar në vrimë (Fig. 20).
Shënim: Bëni kujdes me peshën e rëndë të pajisjes kur e anoni.
7
Mbajeni vrimën EASY DE-CALC për lart, rifutni çelësin EASY DE-CALC dhe rrotullojeni në drejtim
orar për ta shtrënguar (Fig. 21).
8
Vëreni pajisjen sërish në një sipërfaqe të qëndrueshme dhe të niveluar. Futeni pajisjen në prizë
dhe ndizeni (Fig. 22).
9
Prisni për 5 minuta që pajisja të ngrohet.
10
Mbajeni çliruesin e avullit vazhdimisht të shtypur kur e lëvizni hekurin në një leckë të trashë për
3 minuta (Fig. 15).
Paralajmërim: nga pllaka fundore del ujë i nxehtë e i papastër.
11
Ndaloni lëvizjen e hekurit kur të mos dalë më ujë ose kur të fillojë të dalë avull.
12
Mund të vazhdoni ta përdorni pajisjen menjëherë. Përndryshe hiqeni nga priza pas përfundimit
të deskorjezimit.
Ruajtja
1
Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.
2
Hiqni depozitën e ujit dhe zbrazeni atë.
3
Vendosni hekurin mbi platformën e tij. Shtypni butonin e kyçjes për ta kyçur hekurin në
platformë.
4
Palosni zorrën e furnizimit me ujë dhe kordonin elektrik. Futini ato në folenë përkatëse të
mbajtjes së tyre. (Fig. 23)
5
Ju mund ta transportoni pajisjen me një dorë duke e mbajtur nga doreza e hekurit.
Mos e mbani pajisjen duke e kapur nga doreza e çlirimit të depozitës së ujit.
Summary of Contents for PerfectCare Elite GC9600 Series
Page 170: ......