124
SHQIP
Modaliteti i fikjes automatike të sigurisë
-
Për të kursyer energji, pajisja fiket automatikisht kur nuk është përdorur për 10 minuta. Drita e fikjes
automatike në butonin e ndezjes/fikjes fillon të pulsojë (Fig. 13).
-
Për ta aktivizuar sërish pajisjen, shtypni butonin e ndezjes/fikjes. Pajisja në vijim fillon të ngrohet
sërish.
Shënim: Pajisja nuk fiket plotësisht kur ajo është në modalitetin e fikjes automatike të sigurisë. Për ta
fikur pajisjen, shtypni butonin e ndezjes/fikjes.
Avulli "Turbo"
Për hekurosje më të shpejtë dhe sasi më të madhe avulli mund të përdorni cilësimin e avullit "Turbo".
1
Shtypni e mbani shtypur butonin e ndezjes/fikjes për 2 sekonda derisa drita të bëhet e
bardhë. (Fig. 14)
2
Për të çaktivizuar cilësimin e avullit "Turbo", shtypni e mbani shtypur përsëri butonin e ndezjes/
fikjes për 2 sekonda derisa drita të bëhet blu.
Këshilla për hekurosjen
Pakësimi i rrudhave gjatë tharjes
Filloni të hiqni rrudhat më herët që gjatë procesit të tharjes duke i shpërndarë rrobat siç duhet pas larjes
dhe duke i vendosur rrobat në varëse që ato të thahen në mënyrë natyrale me më pak rrudha.
Praktika më e mirë për hekurosjen e këmishave
Filloni me pjesët që kërkojnë kohë, si për shembull jaka, manshetat dhe mëngët. Më pas hekurosni pjesët
e mëdha, si për shembull përparësja dhe pjesa prapa, për të parandaluar formimin e rrudhave teksa
hekurosni pjesët që kërkojnë kohë.
Jaka:
Kur hekurosni jakën, filloni nga pjesa e poshtme e saj dhe punoni nga pjesa e jashtme e saj (skaji me
majë) në drejtim të pjesës së brendshme. Kthejeni nga ana tjetër dhe përsëritni veprimin. Paloseni jakën
dhe ngjishni cepin e saj për një qëndrim më të fortë.
Kopsat:
Hekuroseni rrobën në anën e kundërt të kopsave për një hekurosje më efektive dhe më të
shpejtë.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Për ta mirëmbajtur siç duhet pajisjen, pastroni rregullisht hekurin dhe pajisjen.
1
Pastroni pajisjen me një pëlhurë të lagur. Për të larguar njollat e forta mund të përdorni një sasi
të vogël lëngu për larje.
2
Për të larguar lehtë dhe me efikasitet njollat nga pllaka e poshtme, ndizeni pajisjen dhe lëreni të
nxehet. Pasi pajisja të jetë nxehur, lëvizni hekurin mbi një leckë të lagësht ndërkohë që mbani
shtypur butonin e avullit (Fig. 15).
Këshillë: Pastroni pllakën e poshtme rregullisht për të siguruar një rrëshqitje të butë.
E RËNDËSISHME - ZHGËLQERËZIMI
Është shumë e rëndësishme që të kryeni procedurën e zhgëlqerëzimit menjëherë pasi drita
treguese "EASY DE-CALC" fillon të pulsojë dhe pajisja lëshon një sinjal bip në mënyrë të
vazhdueshme.
Drita treguese "EASY DE-CALC" fillon të pulsojë dhe pajisja pajisja lëshon një sinjal bip në mënyrë të
vazhdueshme pas rreth një muaji apo 10 seancash hekurosjeje, për të treguar se pajisja duhet
zhgëlqerëzuar. Kryeni procedurën e mëposhtme të zhgëlqerëzimit përpara se të vazhdoni me hekurosjen.
Për të evituar rrezikun e djegieve, hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet për të paktën dy
orë përpara se të kryeni procedurën e zhgëlqerëzimit.
Summary of Contents for PerfectCare Elite GC9600 Series
Page 170: ......