123
SHQIP
Teknologjia "OptimalTEMP"
Teknologjia "Optimal TEMP" ju mundëson të hekurosni të gjitha llojet e tekstileve të hekurosshme, në
çfarëdo radhe, pa e rregulluar temperaturën e hekurit.
Është e sigurt ta vendosni pllakën e poshtme drejtpërdrejt në tavolinën e hekurosjes (fig. 4) pa e vënë
sërish në platformën e hekurit. Kjo do t'ju ndihmojë të ulni stresin në dorën tuaj.
-
Tekstilet me këto simbole janë të hekurosshme, për shembull linoja, pambuku, poliestra, mëndafshi,
leshi, tekstilet viskoze dhe prej mëndafshi artificial (Fig. 5).
-
Tekstilet me këtë simbol nuk janë të hekurosshme. Këto tekstile përmbajnë tekstile sintetike si p.sh.
spandeks ose elastan, tekstile të ndërthurura me spandeks dhe poliolefina (p.sh. polipropilen), por
edhe stampime mbi rroba (Fig. 6).
Përdorimi i pajisjes
Hekurosja
1
Vëreni kaldajën e avullit mbi një sipërfaqe të qëndrueshme dhe të drejtë.
2
Sigurohuni që ka ujë të mjaftueshëm në depozitën e ujit (shihni seksionin "Mbushja e depozitës
së ujit").
3
Vëreni spinën në prizën me tokëzim dhe shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur kaldajën
e avullit. Drita treguese blu e ndezjes dhe drita treguese "hekuri gati" filloj të pulsojnë për të
treguar që pajisja po nxehet (kjo kërkoj rreth 2 minuta) (Fig. 7).
,
Kur pajisja është gati për përdorim, drita treguese "hekuri gati" dhe drita e ndezjes
ndalojnë pulsimin dhe qëndrojnë të ndezura. Gjithashtu dëgjoni edhe një sinjal bip të
shkurtër.
4
Shtypni butonin e shkyçjes për ta shkyçur hekurin nga platforma (Fig. 8).
5
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e avullit për të filluar hekurosjen. (Fig. 9)
Asnjëherë mos e drejtoni avullin drejt njerëzve.
Funksionin e përforcimit të avullit
Funksioni i përforcimit të avullit është krijuar për të ndihmuar me palat e vështira.
-
Shtypni dy herë butonin e avullit për të nxjerrë avull në mënyrë të vazhdueshme (Fig. 10). Nuk është e
nevojshme ta mbani shtypur vazhdimisht butonin e avullit kur është i aktivizuar funksioni i përforcimit
të avullit. Për ta ndaluar funksionin e përforcimit të avullit, shtypeni një herë çliruesin e avullit.
Hekurosja vertikale
Nga hekuri del avull i nxehtë. Mos u përpiqni kurrë të hiqni rrudhat nga një veshje ndërkohë që
dikush e ka të veshur në trup. Mos lëshoni avull pranë dorës suaj apo të dikujt tjetër.
Hekurin mund ta përdorni në pozicion vertikal për të hequr rrudhat nga rrobat e varura në varëse.
1
Mbajeni hekurin në pozicion vertikal, shtypni butonin e avullit dhe prekeni lehtë rrobën me
pllakën e poshtme (Fig. 11).
Kursim energjie
Modaliteti "ECO"
-
Duke përdorur modalitetin "ECO" (sasi e zvogëluar e avullit), ju mund të kurseni energji pa
kompromentuar rezultatin e hekurosjes. Drita jeshile është e ndezur (Fig. 12).
-
Ju mund ta çaktivizoni modalitetin "ECO" duke shtypur butonin "ECO". Drita jeshile do të fiket.
Summary of Contents for PerfectCare Elite GC9600 Series
Page 170: ......