135
SQ
RAINCOVER
PARALAJMËRIM!
• Përdorni nën një mbikëqyrje të rriturit.
• Kur është në përdorim, sigurohuni që mbulesa e shiut të
mos bjerë në kontakt me fytyrën e fëmijës, pasi mun t’i marrë
frymën.
• Asnjëherë mos e përdorni mbulesën e shiut me produktin
pa kapakun që e mban mbulesën e shiut larg fytyrës së
fëmijës. Montimi i duhur i mbulesës së shiut është me kapak
të hapur siç tregohet në udhëzime.
• Përdorni vetëm produktin e deklaruar si Inglesina.
• Mos përdorni produkte tjera nga ato të rekomanduara nga
prodhuesi.
• Për të shmangur rrezikun e mbytjes ose nxehjes, mos e
përdorni asnjëherë kapakun e shiut në diell ose në hapësira
të mbyllura.
• Larje me dorë në 30°C.
KUSHTET E GARANCISË
• Inglesina Baby S.p.A. garanton se çdo artikull është
projektuar dhe prodhuar në përputhje me cilësinë e
përgjithshme të produktit dhe standardet/rregullat e sigurisë
në fuqi në Bashkimin Evropian dhe në shtetet në të cilat
tregtohet.
• Inglesina Baby S.p.A. garanton se gjatë dhe pas procesit
të prodhimit, çdo produkt i është nënshtruar kontrolleve të
ndryshme të cilësisë. Inglesina Baby S.p.A. garanton se, në
kohën e blerjes nga shitësi i autorizuar, çdo produkt nuk ka
asnjë defekt instalimi dhe prodhimi.
• Kjo garanci nuk i zhvlerëson të drejtat që i njihen klientit
nga legjislacioni kombëtar i zbatueshëm të cilat mund të
ndryshojnë sipas shtetit në të cilin është blerë produkti dhe
masat e të cilave, në rast të një mospërputhjeje, dalin sipër
garancisë këtu.
• Në rast të defekteve në material ose prodhim të gjetura në
momentin e blerjes ose gjatë përdorimit normal, siç tregohet
në manualin përkatës të udhëzimeve, Inglesina Baby S.p.A.
jep një garanci vijuese 24-mujore nga data e blerjes.
• Garancia është e vlefshme vetëm në shtetin ku është blerë
produkti dhe nëse është blerë nga një shitës i autorizuar.
• Garancia është e vlefshme për pronarin e parë të produktit
të blerë.
• Garancia mbulon zëvendësimin ose riparimin falas të
pjesëve me defekte fabrike. Inglesina Baby S.p.A. ushtron
të drejtën të vendosë vetë nëse duhet të zbatojë garancinë
përmes riparimit ose këmbimit të produktit.
• Për të zbatuar garancinë, duhet të paraqitet numri i serisë
së produktit, së bashku me një kopje të faturës të dhënë në
momentin e blerjes së produktit, duke u siguruar që data e
blerjes të tregohet në një formular të lexueshëm qartë.
• Kjo garanci do të bëhet e pavlefshme automatikisht në rast
se:
- produkti përdoret për qëllime që nuk janë treguar
shprehimisht në manualin përkatës të udhëzimeve.
- produkti nuk është përdorur sipas manualit përkatës të
udhëzimeve.
- produkti është riparuar nga qendra të paautorizuara dhe
jozyrtare për kujdesin ndaj klientit.
- pjesa strukturore ose tekstile e produktit është modifikuar
dhe/ose ngacmuar, pa autorizimin e dhënë shprehimisht
nga prodhuesi. Çfarëdo modifikimi i bërë në produkte e
liron Inglesina Baby S.p.A. nga çdo përgjegjësi.
- defekti ka ndodhur për shkak të neglizhencës ose
pakujdesisë (p.sh. goditje të forta në pjesët strukturore,
ekspozim ndaj substancave kimike agresive, etj.).
- produkti ka konsumim normal (p.sh. rrotat, pjesët
lëvizëse, copa) për shkak të përdorimit për kohë të gjatë
dhe të vazhdueshëm.
- produkti është dëmtuar, qoftë aksidentalisht, nga vetë
pronari ose nga palë të treta (për shembull kur është
dërguar si bagazh në avion ose duke përdorur mjete të
tjera).
- produkti i është dërguar shitësit për asistencë pa faturën
origjinale dhe/ose pa numrin e serisë ose kur data e
blerjes në faturë dhe/ose numri i serisë nuk janë të
lexueshëm qartë.
• Çdo dëmtim i shkaktuar nga përdorimi i aksesorëve që nuk
janë dhënë bashkë me produktin dhe/ose nuk janë aprovuar
nga Inglesina Baby, nuk do të mbulohet nga garancia.
• Inglesina Baby S.p.A. nuk do të mbajë përgjegjësi për
çfarëdo dëmtimi të shkaktuar pronave ose lëndimeve ndaj
personave që vijnë nga përdorimi i papërshtatshëm dhe/ose
keqpërdorimi i produktit.
• Pasi të ketë mbaruar periudha e garancisë, kompania
ofron shërbim për kujdesin ndaj klientit për konsideratën
për produktet e saj për një periudhë maksimale prej katër (4)
vjetësh nga data kur produktet në fjalë janë hedhur në treg;
pas kësaj periudhe, ndërhyrjet e asistencës do të vlerësohen
sipas rastit.
PJESËT E KËMBIMIT / SHËRBIMET PAS SHITJES
• Kontrolloni rregullisht pajisjet e sigurisë për të garantuar
funksionimin e produktit gjatë gjithë kohës. Mos e përdorni
produktin në rast të ndonjë defekti dhe/ose anomalie.
Kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar ose shërbimin e
kujdesit ndaj klientit të Inglesina.
• Mos përdorni pjesë këmbimi ose aksesorë që nuk janë
dhënë bashkë me produktin dhe/ose që nuk janë aprovuar
nga Inglesina Baby S.p.A.
ÇFARË TË BËNI NËSE JU DUHET NDIHMË
• Nëse ju duhet ndihmë për produktin tuaj, kontaktoni
menjëherë shitësin e pakicës të Inglesina që ju ka shitur
produktin duke pasur në dorë “numrin e serisë” të objektit në
fjalë.
• Është detyra e shitësit të pakicës që të kontaktojë Inglesina
për të llogaritur ndërhyrjen më të përshtatshme sipas çdo
rasti dhe pastaj të japë udhëzimet pasuese.
• Shërbimi i kujdesit ndaj klientit të Inglesina mund të japë
çfarëdo informacioni pas kërkesës me shkrim duke plotësuar
formularin që gjendet në faqen e internetit: inglesina.com -
pjesa Garancia dhe Asistenca.
SUGJERIME PËR PASTRIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E
PRODUKTIT
• Ky produkt kërkon mirëmbajtje të rregullt nga përdoruesi.
• Asnjëherë mos ushtroni forcë te mekanizmat ose pjesët
lëvizëse; nëse nuk jeni të sigurt, kontrolloni më parë
udhëzimet.
• Mos e lini produktin në se është akoma i njomë dhe mos e
lini në ambiente me lagështi pasi mund të formohet myk.
• Mbajeni produktin në një vend të thatë.
• Mbrojeni produktin nga agjentët atmosferikë, uji, shiu ose
bora; për më tepër, ekspozimi i vazhdueshëm dhe për kohë
të gjatë në dritën e diellit mund të shkaktojë ndryshime në
ngjyrën e shumë materialeve.
• Nëse produkti do të përdoret në plazh, pas kësaj pastrojeni
dhe thajeni me kujdes për të hequr rërën dhe kripës, pasi
mund të shkaktojnë ndryshk.
• Pastroni pjesët plastike dhe metalike me leckë të njomë
ose me detergjent të butë; mos përdorni hollues, amoniak
ose benzinë.
• Thani me kujdes pjesët metalike pas çdo kontakti me ujin
për të parandaluar formimin e ndryshkut.
• Mbajini të pastra të gjitha pjesët lëvizëse dhe, nëse është e
nevojshme, lyejini pak me vaj lubrifikant.
Summary of Contents for APTICA XT
Page 2: ...A ...
Page 4: ...4 1 G F A2 C C3 B2 C2 A2 D E A1 A B C1 B1 ...
Page 5: ...5 2 Click A3 3 4 Click A1 5 6 A1 A4 A3 ...
Page 6: ...6 11 9 10 A7 12 13 A11 A9 A10 8 Click A2 7 LH RH A6 A5 A6 A5 A8 ...
Page 7: ...7 14 A10 15 16 ADAPTIVE CRUISE 19 20 A12 17 A12 18 A13 ...
Page 8: ...8 22 21 A13 23 STOP GO A14 A14 25 A16 24 A15 ...
Page 9: ...9 26 E1 E2 E3 E 28 27 E5 E6 29 E7 E8 E4 ...
Page 10: ...10 30 31 B2 B7 33 32 Click Click 35 34 B3 B4 ...
Page 11: ...11 37 38 36 B1 B4 B3 B5 B6 39 Click 40 B2 ...
Page 12: ...12 45 42 41 B7 43 44 B8 B9 ...
Page 13: ...13 48 46 47 B10 B11 51 49 Click Click 50 B3 ...
Page 14: ...14 53 C5 56 52 C4 54 55 C6 ...
Page 15: ...15 57 Click Click 58 C7 C9 C9 C8 59 Click C2 C10 ...
Page 16: ...16 60 C11 62 61 C15 64 63 C14 C12 C13 C12 C3 ...
Page 17: ...17 65 66 C15 C14 C12 C13 C12 C3 69 Click 67 68 C13 ...
Page 18: ...18 70 71 Click 74 C18 73 72 C16 C17 ...
Page 19: ...19 75 76 77 78 ...
Page 20: ...20 79 C19 C20 80 C21 C22 C21 81 C19 C23 C20 ...
Page 21: ...21 83 CHECK 82 Click C22 C24 84 F F1 ...
Page 22: ...22 88 G2 87 86 85 F2 G G1 ...
Page 23: ...23 89 Click Click 90 91 H ...
Page 177: ...177 ...
Page 178: ...178 ...