3
2
SHQIP
UDHËZIME TË RËNDËSISHME MBI SIGURINË
LEXOJINI ME KUJDES DHE RUAJINI
PËR T’IU REFERUAR NË TË ARDHMEN.
Sigurohuni që këto udhëzime mbi sigurinë të
zbatohen gjatë gjithë kohës.
Përpara se të përdorni furrën, verifikoni
që të jenë zbatuar udhëzimet e
mëposhtme.
PARALAJMËRIM (Vetëm për funksionin e
mikrovalëve)
PARALAJMËRIM:
Nëse dera apo gominat e
derës janë të dëmtuara, furra nuk duhet të vihet në
punë derisa të riparohet nga një person kompetent.
PARALAJMËRIM:
Është e rrezikshme që një
person, i cili nuk është kompetent, të kryejë
riparime ose shërbime që kanë të bëjnë me heqjen
e kapakut i cili mbron nga ekspozimi ndaj energjisë
së mikrovalëve.
PARALAJMËRIM:
Lëngjet dhe ushqimet e tjera
nuk duhet të nxehen në enë të vulosura pasi kanë
tendencë të shpërthejnë.
Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim
në shtëpi.
Furra me mikrovalë është parashikuar për ngrohjen
e ushqimeve dhe të pijeve. Tharja e ushqimeve ose
e veshjeve dhe ngrohja e jastëkëve me korrent,
shapkave, sfungjerëve, rrobave të lagura dhe të
ngjashme me këto mund të çojë në rrezik lëndimi,
marrjeje flakë ose zjarri.
Nëse del tym, fikeni ose hiqeni pajisjen nga priza
dhe mbajeni derën të mbyllur, për të shuar flakët.
PARALAJMËRIM:
Ngrohja me mikrovalë e pijeve
mund të rezultojë në vlim shpërthyes të vonuar,
prandaj duhet treguar kujdes kur të mbani enën.
PARALAJMËRIM:
Përmbajtjet e biberonëve dhe
vazot me ushqim për bebet, duhet të trazohen dhe
të tunden si dhe të kontrollohet temperatura para
se të konsumohen, për të shmangur djegiet.
Vezët e paqëruara dhe vezët e ziera shumë nuk
duhet të nxehen në furrë me mikrovalë pasi mund
të shpërthejnë, edhe pasi të ketë ndaluar nxehja e
mikrovalës.
Furra duhet të pastrohet rregullisht dhe duhet të
hiqen mbetjet e ushqimeve.
Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund të
prishë sipërfaqen, gjë që mund të ndikojë për keq
në jetëgjatësinë e pajisjes si dhe mund të shkaktojë
një situatë të rrezikshme.
PARALAJMËRIM:
Lërini fëmijët ta përdorin
furrën të pambikëqyrur vetëm nëse u janë dhënë
udhëzimet e duhura, në mënyrë që fëmija të jetë në
gjendje ta përdorë furrën në mënyrë të sigurt dhe
të kuptojë rreziqet nga mospërdorimi në mënyrën e
duhur.
PARALAJMËRIM:
Kjo pajisje mund të përdoret
nga fëmijët mbi 8 vjeç dhe nga personat me aftësi
të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore ose
me mangësi në përvojë dhe njohuri nëse janë të
mbikëqyrur ose nëse u jepen udhëzime lidhur me
përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe
nëse i kuptojnë rreziqet që u kanosen. Fëmijët
nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe
mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhen
nga fëmijët me përjashtim të rasteve kur ata janë 8
vjeç e sipër dhe të mbikëqyrur.
Përdorni vetëm enët që janë të përshtatshme për
përdorim në furrën me mikrovalë.
Kur nxehni ushqim në enë prej plastike ose letre,
hidhini një sy furrës, pasi ekziston mundësia e
marrjes flakë.
GW731K-B_BOL_DE68-04092B-03_SQ_150212.indd 3
2015-02-14 �� 5:13:18
Summary of Contents for GW731K
Page 106: ...34 SRPSKI NAPOMENA NAPOMENA GW731K B_BOL_DE68 04092B 03_SR_150212 indd 34 2015 02 14 5 16 04 ...
Page 107: ...35 SRPSKI NAPOMENA NAPOMENA GW731K B_BOL_DE68 04092B 03_SR_150212 indd 35 2015 02 14 5 16 04 ...
Page 142: ...34 ROMÂNĂ NOTĂ NOTĂ GW731K B_BOL_DE68 04092B 03_RO_150212 indd 34 2015 02 14 5 11 06 ...
Page 143: ...35 ROMÂNĂ NOTĂ NOTĂ GW731K B_BOL_DE68 04092B 03_RO_150212 indd 35 2015 02 14 5 11 06 ...
Page 178: ...34 SHQIP SHËNIM SHËNIM GW731K B_BOL_DE68 04092B 03_SQ_150212 indd 34 2015 02 14 5 13 35 ...
Page 179: ...35 SHQIP SHËNIM SHËNIM GW731K B_BOL_DE68 04092B 03_SQ_150212 indd 35 2015 02 14 5 13 35 ...
Page 250: ...34 ENGLISH NOTE NOTE GW731K B_BOL_DE68 04092B 03_EN_150212 indd 34 2015 02 14 4 58 53 ...
Page 251: ...35 ENGLISH NOTE NOTE GW731K B_BOL_DE68 04092B 03_EN_150212 indd 35 2015 02 14 4 58 53 ...