18
SHQIP
SKARA
Elementet i nxehjes së skarës ndodhen nën tavanin e zgavrës. Ato funksionojnë kur
dera është e mbyllur dhe kur pjata rrotulluese është duke u rrotulluar. Rrotullimi i pjatës
rrotulluese e skuq ushqimin në mënyrë më të njëtrajtshme. Nxehja paraprake e skarës për
2-3 minuta do të bëjë që ushqimi të skuqet më shpejt.
Enë gatimi për pjekje në skarë:
Duhet të jetë flakëduruese dhe të ketë në përbërje metal. Mos përdorni enë gatimi prej
plastike, pasi mund të shkrijë.
Ushqimi i përshtatshëm për pjekje në skarë.
Bërxolla, salsiçet, biftekët, hamburgerët, pastërmaja, fetat e proshutës të kripura dhe të
tymosura, copat e peshkut, sanduiçët dhe të gjitha llojet e tostit të mbuluar me ingredientë.
Shënim i rëndësishëm:
Sa herë që të përdorni vetëm regjimin e pjekjes në skarë, sigurohuni që elementi i nxehjes
së skarës të vendoset nën tavanin e furrës, në pozicion horizontal dhe jo në murin e
pasmë, në pozicion vertikal. Mbani mend që ushqimi duhet të vendoset në skarën e
sipërme, përveç rasteve kur jepet një udhëzim tjetër.
MIKROVALË + SKARË
Ky regjim gatimi kombinon nxehjen rrezatuese që vjen nga skara me shpejtësinë e gatimit
me mikrovalë. Kjo funksionon vetëm kur dera është e mbyllur dhe kur pjata rrotulluese
është duke u rrotulluar. Për shkak të rrotullimit të pjatës rrotulluese, ushqimi skuqet në
mënyrë të njëtrajtshme.
Në këtë model disponohen tre regjime me kombinim.
600 W + Skarë, 450 W + Skarë dhe 300 W + Skarë.
Enë gatimi për t'u përdorur për gatimin me mikrovalë + skarë
Ju lutemi, përdorni enë gatimi të cilat lejojnë depërtimin e mikrovalëve. Ena e gatimit duhet
të jetë flakëduruese. Mos përdorni enë gatimi metalike për regjimin me kombinim. Mos
përdorni enë gatimi prej plastike, pasi mund të shkrijë.
Ushqimi i përshtatshëm për gatimet me mikrovalë + skarë:
Tek ushqimet e përshtatshme për regjimin e gatimit me kombinim përfshihen të gjitha llojet
e ushqimeve të gatuara të cilat kanë nevojë për ringrohje dhe skuqje, (p.sh., makaronat
në furrë) si dhe ushqimet që kërkojnë një kohë të shkurtër gatimi për të skuqur sipërfaqen
e ushqimit. Gjithashtu, ky regjim mund të përdoret për racionet e ushqimit me trashësi
të madhe, të cilat përfitojnë nga sipërfaqja e skuqur dhe e thatë (p.sh., copat e mishit të
pulës, kthimi i tyre nga ana tjetër në gjysmë). Ju lutemi, referojuni tabelës lidhur me skarën
për hollësi të mëtejshme.
Shënim i rëndësishëm:
Sa herë që përdorni regjimin me kombinim (mikrovalë + pjekje në skarë), sigurohuni që
elementi i nxehjes së skarës të vendoset nën tavanin e furrës, në pozicion horizontal dhe jo
në murin e pasmë, në pozicion vertikal. Ushqimi duhet të vendoset në skarën e sipërme,
përveç rasteve kur jepet një udhëzim tjetër. Përndryshe, duhet të vendoset drejtpërdrejt në
pjatën rrotulluese. Ju lutemi, referojuni udhëzimeve në tabelën e mëposhtme.
Ushqimi duhet të kthehet në anën tjetër, nëse duhet të skuqet nga të dyja anët.
Udhëzuesi i skarës
Nxehni paraprakisht ngrohësin me anë të funksionit të skarës për
2-3 minuta përpara pjekjes së ushqimit.
Përdorni nivelet e fuqisë dhe kohët në këtë tabelë si udhëzues për skuqje.
ushqimi i freskët racioni
regjimi i
gatimit
koha për
anën e 1-rë
(min.)
koha për
anën e 2-të
(min.)
udhëzimet
Feta tosti
4 copë
(4 x 25 g)
Vetëm me
skarë
6-7
5-6
Vendosini në skarë fetat e
tostit afër njëra-tjetrës.
Panine (të pjekura
tashmë)
2-4 copë
Vetëm me
skarë
3-4
2-3
Vendosini paninet
drejtpërdrejt në skarë,
fillimisht me anën e
poshtme lart, në formë
rrethi.
Domate të pjekura
në skarë
250 g
(2 copë)
300 W +
Skarë
5½-6½
-
Pritini domatet në gjysma.
Hidhini kripë, piper dhe
pak djathë. Vendosini në
formë rrethi, mbi një pjatë
pireks të sheshtë prej
qelqi. Vendoseni pjatën
në skarë.
Tost Havai
2 copë
(300 g)
300 W +
Skarë
7-9
-
Thekni fetat e bukës
fillimisht. Vendosini tostet
me ingredientë sipër
(proshutë, ananas, feta
djathi) pranë njëri-tjetrit
në skarë. Pasi të gatuhet,
lëreni të qëndrojnë për 2-3
minuta.
Krahë pule (të
ftohta)
400-500 g
(6 copë)
300 W +
Skarë
12-14
11-13
Përgatitni copat e ftohta
të pulës, si krahët ose
këmbët e pulës me vaj dhe
me erëza.
Vendosini ato në formë
rrethi në skarë, me kockat
në mes.
Pasi të piqen, lërini të
qëndrojnë për 2-3 minuta.
GE71A-BOL_DE68-04050C_SQ.indd 18
2011-09-06 10:34:04
Summary of Contents for GE71A
Page 22: ...22 БЪЛГАРСКИ Забележка Забележка GE71A BOL_DE68 04050C_BG indd 22 2011 09 06 10 27 03 ...
Page 23: ...23 БЪЛГАРСКИ Забележка Забележка GE71A BOL_DE68 04050C_BG indd 23 2011 09 06 10 27 03 ...
Page 46: ...22 МАКЕДОНСКИ Забелешка Забелешка GE71A BOL_DE68 04050C_MK indd 22 2011 09 06 10 30 04 ...
Page 47: ...23 МАКЕДОНСКИ Забелешка Забелешка GE71A BOL_DE68 04050C_MK indd 23 2011 09 06 10 30 04 ...
Page 70: ...22 SRPSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_SR indd 22 2011 09 06 10 34 58 ...
Page 71: ...23 SRPSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_SR indd 23 2011 09 06 10 34 58 ...
Page 94: ...22 ROMÂNĂ Notă Notă GE71A BOL_DE68 04050C_RO indd 22 2011 09 06 10 32 58 ...
Page 95: ...23 ROMÂNĂ Notă Notă GE71A BOL_DE68 04050C_RO indd 23 2011 09 06 10 32 58 ...
Page 118: ...22 SHQIP Shënim Shënim GE71A BOL_DE68 04050C_SQ indd 22 2011 09 06 10 34 04 ...
Page 119: ...23 SHQIP Shënim Shënim GE71A BOL_DE68 04050C_SQ indd 23 2011 09 06 10 34 04 ...
Page 142: ...22 HRVATSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_HR indd 22 2011 09 06 10 29 05 ...
Page 143: ...23 HRVATSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_HR indd 23 2011 09 06 10 29 05 ...
Page 166: ...22 ENGLISH Note Note GE71A_BOL_DE68 04050C_EN indd 22 2011 09 06 10 25 58 ...
Page 167: ...23 ENGLISH Note Note GE71A_BOL_DE68 04050C_EN indd 23 2011 09 06 10 25 58 ...