6
SHQIP
Mos vendosni materiale të ndezshme mbi furrë. Tregoni
kujdes sidomos kur të nxehni gatime ose pije që përmbajnë
alkool, pasi avujt e alkoolit mund të bien në kontakt me një
pjesë të nxehtë të furrës.
Furra me mikrovalë është parashikuar të përdoret vetëm
e vendosur mbi banak. Furra me mikrovalë nuk duhet
vendosur në dollap. (Vetëm mbi banakun e kuzhinës)
ParalajmërIm:
Pajisja dhe pjesët e saj të përdorshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet të tregoni kujdes për të
shmangur prekjen e elementeve nxehëse. Fëmijët nën 8
vjeç duhet të mbahen larg, përveçse kur janë të mbikëqyrur
vazhdimisht.
ParalajmërIm:
Lërini fëmijët të përdorin furrën të
pambikëqyrur vetëm kur janë dhënë udhëzimet e duhura,
në mënyrë që fëmija të jetë në gjendje ta përdorë furrën në
mënyrë të sigurt dhe të kuptojë rreziqet nga mospërdorimi
në mënyrën e duhur.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjeç dhe
nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose
mendore ose me mangësi në përvojë dhe njohuri nëse
janë të mbikëqyrur ose nëse u jepen udhëzime lidhur me
përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe nëse i
kuptojnë rreziqet që u kanosen. Fëmijët nuk duhet të luajnë
me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhen
nga fëmijët të pambikëqyrur.
ParalajmërIm:
Nëse gominat e derës janë të dëmtuara,
furra nuk duhet të vihet në punë derisa të riparohet nga një
person kompetent.
ParalajmërIm:
Është e rrezikshme që një person, i cili
nuk është kompetent, të kryejë riparime ose shërbime që
kanë të bëjnë me heqjen e një kapaku i cili të mbron nga
ekspozimi ndaj energjisë së mikrovalëve.
ParalajmërIm:
Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur
përpara se të ndërroni llambën, në mënyrë që të shmangni
mundësinë e një goditjeje elektrike.
ParalajmërIm:
Lëngjet dhe ushqimet e tjera nuk
duhet të nxehen në enë të vulosura, pasi ka mundësi të
shpërthejnë.
ParalajmërIm:
Pjesët e përdorshme mund të nxehen
gjatë përdorimit. Mbajini larg fëmijët, për të shmangur
djegiet.
ParalajmërIm:
Nxehja me mikrovalë e pijeve, mund të
rezultojë në vlim shpërthyes dhe me vonesë, prandaj dhe
duhet treguar kujdes kur të mbahet ena; për të parandaluar
këtë situatë, lini GJITHMONË një kohë qëndrimi prej 20
sekondash pasi të jetë fikur furra, në mënyrë që temperatura
të bëhet e njëtrajtshme. Trazojini gjatë nxehjes, nëse është e
nevojshme dhe trazojini GJITHMONË pas nxehjes.
Në rast djegie, ndiqni udhëzimet për NDIHMËN E PARË:
• Zhyteni vendin e djegur me ujë të ftohtë për të
paktën 10 minuta.
• Mbulojeni me një rrobë të pastër dhe të thatë.
• Mos e lyeni me krem, vaj ose me locione.
Gjatë përdorimit pajisja nxehet. Duhet të tregoni kujdes për
të shmangur prekjen e elementeve nxehëse brenda në furrë.
ParalajmërIm:
Përmbajtjet e biberonëve dhe vazot me
ushqim për bebet, duhet të trazohen dhe të tunden si dhe
të kontrollohet temperatura para se të konsumohen, për të
shmangur djegiet;
Pajisja nuk është parashikuar për përdorim nga personat
(duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore
ose mendore ose me mangësi në përvojë dhe njohuri, nëse
ata nuk janë në mbikëqyrje të drejtpërdrejtë ose nëse nuk
janë udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një
person që mban përgjegjësi për sigurinë e tyre.
Kjo furrë duhet të vendoset në drejtimin e duhur dhe me
lartësi të tillë që lejon përdorimin e zgavrës dhe të zonës së
kontrollit.
Para se ta përdorni furrën për herë të parë, ajo duhet të vihet
në punë me ujë 10 minuta dhe më pas të përdoret.
Furra me mikrovalë duhet të vendoset në atë mënyrë që
priza të jetë e disponueshme. Nëse furra bën një zhurmë
të çuditshme, vjen aromë djegieje ose nëse del tym, hiqeni
spinën elektrike menjëherë dhe kontaktoni qendrën tuaj më
të afërt të shërbimit.
Gjatë procesit të pastrimit, sipërfaqja mund të nxehet më
shumë se zakonisht dhe në këtë rast fëmijët duhen mbajtur
larg. (Vetëm modeli me funksion pastrimi)
Derdhjet e tepërta duhet të hiqen para se të bëhet pastrimi
dhe enët që përmenden në manualin e pastrimit mund të
lihen në furrë gjatë pastrimit. (Vetëm modeli me funksion
pastrimi)
GE71A-BOL_DE68-04050C_SQ.indd 6
2011-09-06 10:34:00
Summary of Contents for GE71A
Page 22: ...22 БЪЛГАРСКИ Забележка Забележка GE71A BOL_DE68 04050C_BG indd 22 2011 09 06 10 27 03 ...
Page 23: ...23 БЪЛГАРСКИ Забележка Забележка GE71A BOL_DE68 04050C_BG indd 23 2011 09 06 10 27 03 ...
Page 46: ...22 МАКЕДОНСКИ Забелешка Забелешка GE71A BOL_DE68 04050C_MK indd 22 2011 09 06 10 30 04 ...
Page 47: ...23 МАКЕДОНСКИ Забелешка Забелешка GE71A BOL_DE68 04050C_MK indd 23 2011 09 06 10 30 04 ...
Page 70: ...22 SRPSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_SR indd 22 2011 09 06 10 34 58 ...
Page 71: ...23 SRPSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_SR indd 23 2011 09 06 10 34 58 ...
Page 94: ...22 ROMÂNĂ Notă Notă GE71A BOL_DE68 04050C_RO indd 22 2011 09 06 10 32 58 ...
Page 95: ...23 ROMÂNĂ Notă Notă GE71A BOL_DE68 04050C_RO indd 23 2011 09 06 10 32 58 ...
Page 118: ...22 SHQIP Shënim Shënim GE71A BOL_DE68 04050C_SQ indd 22 2011 09 06 10 34 04 ...
Page 119: ...23 SHQIP Shënim Shënim GE71A BOL_DE68 04050C_SQ indd 23 2011 09 06 10 34 04 ...
Page 142: ...22 HRVATSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_HR indd 22 2011 09 06 10 29 05 ...
Page 143: ...23 HRVATSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_HR indd 23 2011 09 06 10 29 05 ...
Page 166: ...22 ENGLISH Note Note GE71A_BOL_DE68 04050C_EN indd 22 2011 09 06 10 25 58 ...
Page 167: ...23 ENGLISH Note Note GE71A_BOL_DE68 04050C_EN indd 23 2011 09 06 10 25 58 ...