7
SHQIP
Pajisja duhet të lejojë shkëputjen e pajisjes nga furnizimi me
energji pasi është instaluar. Shkëputja mund të arrihet duke
pasur një prizë të disponueshme ose duke vendosur një
çelës te lidhja e fiksuar e kabllove në përputhje me rregullat
e lidhjes së kabllove. (Vetëm modeli inkaso)
kujdeS
Përdorni vetëm enë kuzhine që janë të përshtatshme për
t'u përdorur për furrë me mikrovalë; MOS përdorni enë
metalike, servis pjatash me zbukurime prej ari dhe argjendi,
shish, pirunë, etj.
Hiqni lidhëset metalike nga çantat plastike ose prej letre.
Arsyeja: Mund të shkaktohet qark elektrik ose shkëndija të
cilat mund të dëmtojnë furrën.
Kur nxehni ushqim në enë prej plastike ose letre, hidhini një
sy furrës, pasi ekziston mundësia e marrjes flakë.
Mos e përdorni furrën me mikrovalë për të tharë letra ose
rroba.
Përdorni kohë më të shkurtër për sasi më të vogla ushqimi,
për të shmangur mbinxehjen dhe djegien e ushqimit.
Nëse vihet re tym, fikeni ose hiqeni pajisjen nga priza dhe
mbajeni derën të mbyllur, për të shuar flakët.
Furra duhet të pastrohet rregullisht dhe duhet të hiqen
depozitimet e ushqimeve.
Mos e zhytni kabllon e energjisë ose spinën elektrike në ujë
dhe mbajeni kabllon e energjisë larg nga nxehtësia.
Vezët e paqëruara dhe vezët e ziera shumë nuk duhet të
nxehen në furrë me mikrovalë pasi mund të shpërthejnë,
edhe pasi të ketë ndaluar nxehja e mikrovalës; gjithashtu,
mos i nxehni shishet hermetike ose shishet e vulosura,
vazot, enët, arrat e paqëruara, domatet, etj.
Mos i mbuloni vrimat e ajrimit me cohë ose me letër. Ato
mund të marrin flakë pasi nga furra del ajër i nxehtë. Furra
gjithashtu mund të nxehet dhe mund të fiket automatikisht
dhe do të mbetet e tillë derisa të ftohet mjaftueshëm.
Përdorni gjithmonë doreza kuzhine kur të nxirrni një pjatë
nga furra, për të shmangur djegiet padashur.
Mos i prekni elementët nxehës ose muret e brendshme të
furrës derisa të ftohet furra.
Trazojini lëngjet në mes të nxehjes ose pasi të ketë mbaruar
nxehja dhe lëreni lëngun të qëndrojë për 20 sekonda pas
nxehjes, për të shmangur vlimin shpërthyes.
Qëndroni larg nga furra sa gjatësia e krahut kur të hapni
derën, për të shmangur djegien nga ajri ose avulli i nxehtë
që del jashtë.
Mos e vini në punë furrën me mikrovalë kur është bosh.
Furra me mikrovalë do të fiket automatikisht për 30 minuta
për qëllime sigurie. Rekomandojmë që të vendosni një
gotë me ujë brenda në furë gjatë gjithë kohës, për të thithur
energjinë e mikrovalëve në rast se furra me mikrovalë ndizet
aksidentalisht.
Mos përdorni pastrues të ashpër gërryes ose kruese të
ashpër metalike për të pastruar xhamin e derës së furrës
pasi mund ta gërvishtin sipërfaqen e tij, e cila mund të
shkaktojë thyerjen e xhamit.
Instalojeni furrën në përputhje me hapësirat që përshkruhen
në këtë manual. (Instalimi i furrës me mikrovalë)
Kujdes kur të lidhni pajisjet e tjera elektrike te prizat që
ndodhen pranë furrës.
elImInImI I duHur I këtIj ProduktI
(PajISje mbeturInë elektrIke dHe elektronIke)
(të zbatueshme në bashkimin evropian dhe në vende të tjera evropiane
me sisteme të ndara të grumbullimit)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literatura tregon se produkti
dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk
duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës
së tyre të punës. Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose
shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini
këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të
përgjegjshme për të mbështetur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve
materiale.
Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë
këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t’i
dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë
kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë
elektronike nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
GE71A-BOL_DE68-04050C_SQ.indd 7
2011-09-06 10:34:02
Summary of Contents for GE71A
Page 22: ...22 БЪЛГАРСКИ Забележка Забележка GE71A BOL_DE68 04050C_BG indd 22 2011 09 06 10 27 03 ...
Page 23: ...23 БЪЛГАРСКИ Забележка Забележка GE71A BOL_DE68 04050C_BG indd 23 2011 09 06 10 27 03 ...
Page 46: ...22 МАКЕДОНСКИ Забелешка Забелешка GE71A BOL_DE68 04050C_MK indd 22 2011 09 06 10 30 04 ...
Page 47: ...23 МАКЕДОНСКИ Забелешка Забелешка GE71A BOL_DE68 04050C_MK indd 23 2011 09 06 10 30 04 ...
Page 70: ...22 SRPSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_SR indd 22 2011 09 06 10 34 58 ...
Page 71: ...23 SRPSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_SR indd 23 2011 09 06 10 34 58 ...
Page 94: ...22 ROMÂNĂ Notă Notă GE71A BOL_DE68 04050C_RO indd 22 2011 09 06 10 32 58 ...
Page 95: ...23 ROMÂNĂ Notă Notă GE71A BOL_DE68 04050C_RO indd 23 2011 09 06 10 32 58 ...
Page 118: ...22 SHQIP Shënim Shënim GE71A BOL_DE68 04050C_SQ indd 22 2011 09 06 10 34 04 ...
Page 119: ...23 SHQIP Shënim Shënim GE71A BOL_DE68 04050C_SQ indd 23 2011 09 06 10 34 04 ...
Page 142: ...22 HRVATSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_HR indd 22 2011 09 06 10 29 05 ...
Page 143: ...23 HRVATSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_HR indd 23 2011 09 06 10 29 05 ...
Page 166: ...22 ENGLISH Note Note GE71A_BOL_DE68 04050C_EN indd 22 2011 09 06 10 25 58 ...
Page 167: ...23 ENGLISH Note Note GE71A_BOL_DE68 04050C_EN indd 23 2011 09 06 10 25 58 ...