15
SHQIP
RINGROHJA
Furra juaj me mikrovalë do ta nxehë ushqimin në një fraksion të kohës që pllakave të
sobave të zakonshme u duhet për ta nxehur.
Përdorni si udhëzues nivelet e fuqisë dhe kohët e ringrohjes në tabelën e
mëposhtme. Kohët në tabelë supozojnë që lëngjet të jenë në temperaturën e
ambientit nga +18 në +20°C ose ushqimet e ftohta në temperaturë nga +5 në +7°C.
Rregullimi dhe mbulimi
Shmangni ringrohjen e copave të mëdha siç janë copat e mëdha të mishit - ato kanë
tendencë të mbipiqen dhe të thahen para se pjesa e mesit të jetë nxehur. Ringrohja
e copave të vogla do të ishte më rezultative.
Nivelet e fuqisë dhe trazimi
Disa ushqime mund të ringrohen duke përdorur fuqinë prej 750 W ndërsa të tjerat
duhet të ringrohen duke përdorur 600 W, 450 W ose madje dhe 300 W.
Kontrolloni tabelat për udhëzime. Përgjithësisht, është më mirë ta ringrohim ushqimin
duke përdorur një nivel fuqie më të ulët, nëse ushqimi është delikat, në sasi të
mëdha, ose nëse ka tendencë të nxehet shumë shpejt (për shembull, ëmbëlsira me
fruta të thata).
Trazojeni mirë ose kthejeni ushqimin nga ana tjetër gjatë ringrohjes për të arritur
rezultate më të mira. Aty ku është e mundur, trazojeni përsëri para se ta shërbeni.
Tregoni kujdes kur të nxehni lëngjet dhe ushqimet për bebet. Për të parandaluar
vlimin shpërthyes të lëngjeve dhe djegien e mundshme të tyre, trazojini para, gjatë
dhe pas nxehjes. Mbajini në një furrë me mikrovalë gjatë kohës së qëndrimit. Ju
rekomandojmë që të vendosni një lugë plastike ose një shkop qelqi brenda në
lëngje. Shmangni mbinxehjen e ushqimit (dhe për rrjedhojë prishjen e tij).
Është e rekomandueshme që ta ulni kohën e gatimit dhe të shtoni kohën e nxehjes,
nëse është e nevojshme.
Koha e nxehjes dhe e qëndrimit
Kur të ringrohni ushqimin për herë të parë, do të ishte e dobishme po të mbanit
shënim kohëzgjatjen - për t'iu referuar në të ardhmen.
Sigurohuni gjithmonë që ushqimi i ringrohur të jetë nxehur në mënyrë të njëtrajtshme.
Lëreni ushqimin të qëndrojë për pak kohë pas ringrohjes - për ta lënë që
temperatura të bëhet e njëtrajtshme.
Koha e rekomanduar për qëndrimin pas ringrohjes është 2-4 minuta, përveçse kur
rekomandohet një kohë tjetër në tabelë.
Tregoni kujdes kur të nxehni lëngjet dhe ushqimet për bebet. Shikoni gjithashtu
kapitullin me masat paraprake të sigurisë.
RINGROHJA E LËNGJEVE
Lini gjithmonë një kohë qëndrimi prej të paktën 20 sekondash pasi të jetë fikur furra,
për të lejuar që temperatura të bëhet e njëtrajtshme. Trazojini gjatë nxehjes, nëse
është e nevojshme dhe trazojini GJITHMONË pas nxehjes. Për të shmangur vlimin
shpërthyes dhe djegien e mundshme të tyre, duhet të vendosni një lugë ose një
shkop qelqi brenda lëngjeve dhe trazojini para, gjatë dhe pas nxehjes.
RINGROHJA E USHQIMIT TË BEBEVE
uSHQImI I bebeve:
Hidheni në një pjatë të thellë prej qeramike. Mbulojeni me
kapak plastik. Trazojeni mirë pas ringrohjes! Lëreni të qëndrojë për 2-3 minuta
para se ta shërbeni. Trazojeni përsëri dhe kontrolloni temperaturën. Temperatura e
rekomanduar për ta shërbyer: ndërmjet 30-40°C.
QumëSHtI Për bebet:
Hidheni qumështin në një shishe qelqi të sterilizuar.
Ringroheni të pambuluar. Mos e nxehni kurrë biberonin me kapësen të vendosur,
pasi shishja mund të shpërthejë nëse mbinxehet. Tundeni mirë para se ta lini të
qëndrojë dhe tundeni përsëri para se ta shërbeni! Kontrollojeni gjithmonë me kujdes
temperaturën e qumështit ose të ushqimit për bebe para se t'ia jepni. Temperatura e
rekomanduar për ta shërbyer: rreth 37°C.
SHËNIM:
Ushqimi i fëmijës ka nevojë veçanërisht të kontrollohet me kujdes para se të
shërbehet, për të parandaluar djegiet.
Përdorni nivelet e fuqisë dhe kohët në tabelën tjetër si udhëzues për ringrohje.
GE71A-BOL_DE68-04050C_SQ.indd 15
2011-09-06 10:34:04
Содержание GE71A
Страница 22: ...22 БЪЛГАРСКИ Забележка Забележка GE71A BOL_DE68 04050C_BG indd 22 2011 09 06 10 27 03 ...
Страница 23: ...23 БЪЛГАРСКИ Забележка Забележка GE71A BOL_DE68 04050C_BG indd 23 2011 09 06 10 27 03 ...
Страница 46: ...22 МАКЕДОНСКИ Забелешка Забелешка GE71A BOL_DE68 04050C_MK indd 22 2011 09 06 10 30 04 ...
Страница 47: ...23 МАКЕДОНСКИ Забелешка Забелешка GE71A BOL_DE68 04050C_MK indd 23 2011 09 06 10 30 04 ...
Страница 70: ...22 SRPSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_SR indd 22 2011 09 06 10 34 58 ...
Страница 71: ...23 SRPSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_SR indd 23 2011 09 06 10 34 58 ...
Страница 94: ...22 ROMÂNĂ Notă Notă GE71A BOL_DE68 04050C_RO indd 22 2011 09 06 10 32 58 ...
Страница 95: ...23 ROMÂNĂ Notă Notă GE71A BOL_DE68 04050C_RO indd 23 2011 09 06 10 32 58 ...
Страница 118: ...22 SHQIP Shënim Shënim GE71A BOL_DE68 04050C_SQ indd 22 2011 09 06 10 34 04 ...
Страница 119: ...23 SHQIP Shënim Shënim GE71A BOL_DE68 04050C_SQ indd 23 2011 09 06 10 34 04 ...
Страница 142: ...22 HRVATSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_HR indd 22 2011 09 06 10 29 05 ...
Страница 143: ...23 HRVATSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_HR indd 23 2011 09 06 10 29 05 ...
Страница 166: ...22 ENGLISH Note Note GE71A_BOL_DE68 04050C_EN indd 22 2011 09 06 10 25 58 ...
Страница 167: ...23 ENGLISH Note Note GE71A_BOL_DE68 04050C_EN indd 23 2011 09 06 10 25 58 ...