20
SHQIP
PaStrImI I FurrëS me mIkrovalë
Pjesët e mëposhtme të furrës me mikrovalë duhet të pastrohen rregullisht
për të parandaluar grumbullimin e yndyrës dhe të copave të ushqimit.
• Sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme
• Dera dhe gominat e derës
• Pjata rrotulluese dhe unazat rrotulluese
Sigurohuni GJITHMONË që gominat e derës të jenë të pastra dhe që
dera të mbyllet siç duhet.
Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund të prishë sipërfaqen, gjë
që mund të ndikojë për keq në jetëgjatësinë e pajisjes si dhe mund të
shkaktojë një situatë të rrezikshme.
1.
Pastrojini sipërfaqet e jashtme me një cohë të butë dhe me ujë të
ngrohtë me sapun. Shpëlajini dhe thajini.
2.
Pastroni spërkatjet ose njollat në sipërfaqet e brendshme ose në unazën
rrotulluese me një cohë me sapun. Shpëlajini dhe thajini.
3.
Për të hequr pjesët e forta të ushqimit dhe aromat, vendosni një filxhan
me lëng limoni të holluar te pjata rrotulluese dhe nxeheni për dhjetë
minuta me fuqi maksimale.
4.
Lajeni pjatën e cila nuk e dëmton pjatalarësen, sa herë të jetë e
nevojshme.
MOS derdhni ujë te vrimat e ajrosjes. KURRË mos përdorni produkte
gërryese ose tretës kimikë. Tregoni kujdes kur të pastroni gominat e
derës, për të siguruar që asnjë copë:
• Të mos grumbullohet
• Të mos pengojë mbylljen e derës siç duhet
Pastrojeni zgavrën e furrës me mikrovalë pas çdo përdorimi me një
solucion larës të butë, por para se ta pastroni lëreni furrën me mikrovalë
që të ftohet, në mënyrë që të shmangni lëndimet.
ruajtja dHe rIParImI I FurrëS tuaj me
mIkrovalë
Gjatë ruajtjes ose riparimit të furrës tuaj me mikrovalë, duhet të merren disa
masa të thjeshta parandaluese.
Furra nuk duhet të përdoret nëse dera ose gominat e derës janë të
dëmtuara:
• Menteshë e thyer
• Gomina të prishura
• Kapaku i deformuar ose i përkulur
Vetëm një teknik shërbimi i kualifikuar për furrë me mikrovalë, duhet të
kryejë riparime.
KURRË mos e hiqni kapakun e sipërm nga furra. Nëse furra është me
defekt dhe ka nevojë për riparime, ose nëse jeni në dyshim për gjendjen
e saj:
• Hiqeni nga priza në mur
• Kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit pas shitjes
Nëse dëshironi ta ruani furrën përkohësisht, gjeni një vend të thatë, pa
pluhur.
arsyeja:
Pluhuri dhe lagështira mund të dëmtojnë pjesët funksionale të
furrës.
Kjo furrë me mikrovalë nuk është parashikuar për përdorim komercial.
GE71A-BOL_DE68-04050C_SQ.indd 20
2011-09-06 10:34:04
Содержание GE71A
Страница 22: ...22 БЪЛГАРСКИ Забележка Забележка GE71A BOL_DE68 04050C_BG indd 22 2011 09 06 10 27 03 ...
Страница 23: ...23 БЪЛГАРСКИ Забележка Забележка GE71A BOL_DE68 04050C_BG indd 23 2011 09 06 10 27 03 ...
Страница 46: ...22 МАКЕДОНСКИ Забелешка Забелешка GE71A BOL_DE68 04050C_MK indd 22 2011 09 06 10 30 04 ...
Страница 47: ...23 МАКЕДОНСКИ Забелешка Забелешка GE71A BOL_DE68 04050C_MK indd 23 2011 09 06 10 30 04 ...
Страница 70: ...22 SRPSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_SR indd 22 2011 09 06 10 34 58 ...
Страница 71: ...23 SRPSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_SR indd 23 2011 09 06 10 34 58 ...
Страница 94: ...22 ROMÂNĂ Notă Notă GE71A BOL_DE68 04050C_RO indd 22 2011 09 06 10 32 58 ...
Страница 95: ...23 ROMÂNĂ Notă Notă GE71A BOL_DE68 04050C_RO indd 23 2011 09 06 10 32 58 ...
Страница 118: ...22 SHQIP Shënim Shënim GE71A BOL_DE68 04050C_SQ indd 22 2011 09 06 10 34 04 ...
Страница 119: ...23 SHQIP Shënim Shënim GE71A BOL_DE68 04050C_SQ indd 23 2011 09 06 10 34 04 ...
Страница 142: ...22 HRVATSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_HR indd 22 2011 09 06 10 29 05 ...
Страница 143: ...23 HRVATSKI Napomena Napomena GE71A BOL_DE68 04050C_HR indd 23 2011 09 06 10 29 05 ...
Страница 166: ...22 ENGLISH Note Note GE71A_BOL_DE68 04050C_EN indd 22 2011 09 06 10 25 58 ...
Страница 167: ...23 ENGLISH Note Note GE71A_BOL_DE68 04050C_EN indd 23 2011 09 06 10 25 58 ...