Shqip - 12
SI PUNON FURRA ME MIKROVALË
Mikrovalët janë valë elektromagnetike me frekuencë të lartë; energjia e
çliruar mundëson gatimin ose ringrohjen e ushqimit pa i ndryshuar formën
apo ngjyrën.
Furrën me mikrovalë mund ta përdorni për:
•
Shkrirje (manuale dhe automatike)
•
Gatim
•
Ringrohje
Parimi i gatimit.
1.
Mikrovalët e prodhuara nga magnetroni shpërndahen
njëtrajtësisht ndërkohë që ushqimi rrotullohet
në pjatën rrotulluese. Kështu ushqimi gatuhet
njëtrajtësisht.
2.
Mikrovalët përthithen nga ushqimi deri në një thellësi
prej 1 inç (2,5 cm). Pastaj gatimi vazhdon ndërkohë
që nxehtësia shpërndahet brenda ushqimit.
3.
Koha e gatimit ndryshon sipas marrësit dhe
karakteristikave të ushqimit:
•
Sasia dhe dendësia
•
Përmbajtja e ujit
•
Temperatura fillestare (ngrirë ose jo)
Duke qenë se qendra e ushqimit gatuhet me shpërndarje të nxehtësisë,
gatimi vazhdon edhe pasi e keni nxjerrë ushqimin nga furra. Kohët e
qëndrimit të përcaktuara në receta dhe në këtë libërth duhet respektuar
për të garantuar:
• Gatimin e njëtrajtshëm të ushqimit deri në qendër.
• Temperaturën e njëjtë brenda gjithë ushqimit
KONTROLLI NËSE FURRA FUNKSION SIÇ DUHET
Procedurat e thjeshta të mëposhtme ju mundësojnë të kontrolloni që furra
funksionon siç duhet në çdo kohë.
Hapni derën e furrës duke tërhequr dorezën në anë e djathtë të derës.
Vendosni një tas me ujë në pjatën rrotulluese. Më pas, mbyllni derën.
1.
Shtypni butonin
Mikrovala
(
).
Rezultati:
Do të shfaqen treguesit prej
800 W (fuqia maksimale e gatimit).
2.
Caktojeni kohën 4 deri në 5 minuta duke rrotulluar
dorezën e çelësit dhe shtypni butonin
Start/+30s
(Fillo/+30s)
( ).
Rezultati:
Drita e furrës ndizet dhe pjata
rrotulluese fillon të rrotullohet.
1) Gatimi fillon dhe kur të mbarojë sinjali i furrës do të bjerë
4 herë.
2) Sinjali kujtues i përfundimit do të bjerë 3 herë (një herë
në çdo minutë).
3) Shfaqet përsëri koha aktuale.
Furra duhet të futet në prizë të përshtatshme në mur. Pjata rrotulluese
duhet të jetë në pozicionin e saj në furrë. Nëse përdoret nivel fuqie
ndryshe nga maksimali, uji do të marrë më shumë kohë për të zier.
MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-04_SQ.indd 12
MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-04_SQ.indd 12
29/6/2022 10:25:38 AM
29/6/2022 10:25:38 AM