Shqip - 15
04
PËRDORIMI I FURRËS
Kodi
Ushqimi
Racioni
(g)
Koha e
qëndrimit
(min.)
Rekomandimet
3
Barbunja
250
1-2
Shpëlajini dhe pastrojini bishtajat.
Vendosini ato në mënyrë të njëtrajtshme
në një tas prej qelqi me kapak. Shtoni 30
ml (2 lugë gjelle) ujë kur gatuani
250 g. Vendoseni tasin në mes të
pjatës rrotulluese. Gatuajeni të mbuluar.
Trazojeni pasi të jetë gatuar.
4
Spinaqi
150
1-2
Shpëlajeni dhe pastrojeni spinaqin.
Vendosini në një tas qelqi me kapak. Mos
shtoni ujë. Vendoseni tasin në mes të
pjatës rrotulluese. Gatuajeni të mbuluar.
Trazojeni pasi të jetë gatuar.
5
Kalli misri
250
(1 copë)
1-2
Shpëlajeni dhe pastrojeni misrin në kallinj
dhe vendoseni në një enë ovale prej qelqi.
Mbulojeni me qese plastike ngjitëse për
mikrovalë dhe shpojeni qesen.
6
Patate të
qëruara
250
500
2-3
Lajini dhe qërojini patatet dhe pritini në
madhësi të barabarta. Vendosini ato në
një tas qelqi me kapak. Shtoni 45-60 ml
ujë (3-4 lugë gjelle). Vendoseni tasin në
mes të pjatës rrotulluese. Gatuajeni të
mbuluar.
7
Oriz i kuq
(i
përvëluar)
125
5-10
Përdorni enë të madhe qelqi me kapak
për furrë. Shtoni dyfishin e sasisë ujë
të ftohtë (1/4 l). Gatuajeni të mbuluar.
Trazojeni përpara kohës së qëndrimit dhe
shtoni kripë dhe erëza.
8
Makarona
integrale
125
1
Përdorni enë të madhe qelqi me kapak
për furrë. Shtoni 1/2 l ujë të valuar,
pak kripë dhe trazojeni mirë. Gatuajini
të pambuluara. Gatuajeni të mbuluar.
Trazojini pas kohës së qëndrimit në furrë
dhe më pas kullojini mirë.
Kodi
Ushqimi
Racioni
(g)
Koha e
qëndrimit
(min.)
Rekomandimet
9
Quinoa
125
1-3
Përdorni enë të madhe qelqi me kapak
për furrë. Shtoni dyfishin e sasisë ujë të
ftohtë (250 ml). Gatuajeni të mbuluar.
Trazojeni përpara kohës së qëndrimit dhe
shtoni kripë dhe erëza.
10
Bullgur
125
2-5
Përdorni enë të madhe qelqi me kapak
për furrë. Shtoni dyfishin e sasisë ujë të
ftohtë (250 ml). Gatuajeni të mbuluar.
Trazojeni përpara kohës së qëndrimit dhe
shtoni kripë dhe erëza.
PËRDORIMI I PROGRAMEVE TË GATIMIT TË
SHËNDETSHËM: MISH SHPENDËSH DHE PESHK
Tabela më poshtë paraqet 6 programe automatike të dietave të shëndetshme për
gatimin e mishit të shpendëve dhe peshkut, sasinë e tyre, kohën e gatimin dhe
rekomandimet përkatëse. Programet 1-6 funksionojnë vetëm me energjinë e mikrovalës.
Kodi
Ushqimi
Racioni
(g)
Koha e
qëndrimit
(min.)
Rekomandimet
1
Kraharor
pule
300
(2 copë)
2
Shpëlajini copat dhe vendosini në një
pjatë qeramike. Mbulojeni me qese
plastike ngjitëse që përdoret për
mikrovalë. Shponi qesen. Vendoseni enën
në pjatën rrotulluese.
2
Kraharor
gjeldeti
300
(2 copë)
2
Shpëlajini copat dhe vendosini në një
pjatë qeramike. Mbulojeni me qese
plastike ngjitëse që përdoret për
mikrovalë. Shponi qesen. Vendoseni enën
në pjatën rrotulluese.
3
Fileto e
freskët
peshku
300
(2 copë)
1-2
Shpëlajeni peshkun dhe vendoseni në
një pjatë qeramike, shtoni 1 lugë gjelle
lëng limoni. Mbulojeni me qese plastike
ngjitëse që përdoret për mikrovalë.
Shponi qesen. Vendoseni enën në pjatën
rrotulluese.
MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-04_SQ.indd 15
MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-04_SQ.indd 15
29/6/2022 10:25:40 AM
29/6/2022 10:25:40 AM