Shqip - 5
01
UDHËZIMET E SIGURISË
Siguria e përgjithshme
Modifikimet ose riparimet e mundshme duhen kryer vetëm nga personeli i
kualifikuar.
Mos e ngrohni ushqimin ose lëngjet në enë për funksionin me mikrovalë.
Mos përdorni benzen, hollues, alkool apo pastrues me avull ose me presion
për të pastruar pajisjen.
Mos e instaloni furrën: pranë ngrohëseve apo materialeve të djegshme;
vendeve me lagështi, vajra, pluhur apo të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit
ose ndaj ujit; ose ku mund të rrjedhë gaz; ose në sipërfaqe të paniveluara
mirë.
Kjo furrë duhet të tokëzohet siç duhet në përputhje me kodet vendase dhe
kombëtare.
Përdorni rregullisht një copë të thatë për të hequr substancat e huaja nga
skajet dhe kontaktet e spinës.
Mos e tërhiqni, mos e përkulni fort, ose mos vendosni objekte të rënda mbi
kordon.
Nëse ka rrjedhje gazi (propan, LP etj.) ajroseni menjëherë. Mos e prekni
kordonin elektrik.
Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.
Kur furra është në punë, mos e fikni duke hequr kordonin elektrik.
Mos futni gishtat në substanca të huaja. Nëse hyjnë substanca të huaja në
furrë, hiqeni nga priza dhe kontaktoni pikën lokale të shërbimit “Samsung”.
Mos ushtroni shumë presion ose goditje mbi pajisje.
Mos e vendosni furrën mbi objekte të brishta.
Sigurohuni që voltazhi, frekuenca dhe korrenti të përkojnë me specifikimet
e produktit.
Futeni mirë në prizë spinën e korrentit. Mos përdorni shumë përshtatës
spinash, kordonë zgjatues apo ushqyes.
Mos e varni kordonin elektrik në objekte metalike. Sigurohuni që kordoni të
jetë midis objekteve ose prapa furrës.
Mos përdorni spina, kordonë apo priza të dëmtuara. Për spina ose kordonë
të dëmtuar kontaktoni një pikë lokale shërbimi “Samsung”.
Mos hidhni ose të spërkatni drejtpërdrejt ujë në furrë.
Mos vendosni objekte në furrë, brenda ose te dera e furrës.
Mos spërkatni substanca të avullueshme, si insekticidet, në furrë.
Mos vendosni materiale të ndezshme mbi furrë. Duke qenë se avujt e
alkoolit mund të bien në kontakt me pjesët e nxehta të furrës, bëni kujdes
kur ngrohni ushqime ose pije që përmbajnë alkool.
Fëmijët mund të përplasen apo të kapin gishtat te dera. Kur të hapni/mbyllni
derën, mbajini fëmijët larg.
Paralajmërim për mikrovalë
Ngrohja e pijeve me mikrovalë mund të shkaktojë vonesë në shfaqjen e
zierjes; bëni gjithnjë kujdes kur t’i merrni në dorë. Lejojuni gjithnjë pijeve të
rrinë së paku 20 sekonda përpara se t’i merrni në dorë. Nëse është nevoja,
përziejini gjatë nxehjes. Përziejini gjithnjë pas nxehjes.
Në rast djegieje, ndiqni udhëzimet për ndihmën e parë:
1.
Zhyteni vendin e djegur me ujë të ftohtë për të paktën 10 minuta.
2.
Mbulojeni me një rrobë të pastër dhe të thatë.
3.
Mos e lyeni vendin me krem, vaj ose locione.
Për të evituar dëmtimin e sirtarit ose të skarës, mos i vendosni në ujë
menjëherë pas gatimit.
Mos e përdorni furrën për skuqje me shumë yndyrë, pasi temperatura e
vajit nuk mund të kontrollohet. Kjo mund të shkaktojë derdhje të papritur të
vajrave të nxehta.
MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-04_SQ.indd 5
MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-04_SQ.indd 5
29/6/2022 10:25:37 AM
29/6/2022 10:25:37 AM