![Philips HD2151/40 Manual Download Page 19](http://html.mh-extra.com/html/philips/hd2151-40/hd2151-40_manual_308246019.webp)
•
KUJDES: Gjithmonë ndiqni udhëzimet dhe përdoreni pajisjen siç duhet
për të shmangur lëndimet e mundshme.
•
KUJDES: Sigurohuni të shmangni derdhjet mbi lidhjet elektrike për të
shmangur rreziqet e mundshme.
•
Kujdes: Sipërfaqja e rezistencës ka nxehtësi të mbetur pas përdorimit.
•
Përdorni një leckë të pastër dhe të butë për të pastruar sipërfaqet në
kontakt me ushqimin.
•
Pajisjen lidheni vetëm me priza të tokëzuara. Sigurohuni gjithnjë që
spina të jetë futur mirë në prizë.
•
Mos e përdorni pajisjen nëse dëmtohet spina, kordoni elektrik, ena e
brendshme, gomina apo trupi kryesor.
•
Mos lejoni që kordoni elektrik të varet jashtë cepit të tavolinës apo të
syprinës së banakut mbi të cilin ndodhet pajisja.
•
Sigurohuni që rezistenca dhe pjesa e jashtme e enës së brendshme të
jenë të pastra dhe të thata para se të vendosni spinën në prizë.
•
Mos futni pajisjen në prizë dhe mos e prekni panelin e kontrollit me duar
të lagura.
•
Kanalet në rregullatorin e presionit që lejojnë largimin e avullit duhet të
kontrollohen rregullisht për t’u siguruar që të mos bllokohen.
•
Sigurohuni që priza të jetë e pastër dhe e thatë para se të lidhni pajisjen.
•
Ena nuk duhet të hapet derisa presioni të ketë rënë mjaftueshëm.
•
Mos e përdorni pajisjen nëse rrjedh shumë ajër apo avull nga poshtë
kapakut të sipërm.
•
Kur gatuani supë ose lëng të trashë, mos çlironi presion duke e kthyer
rregullatorin e presionit në pozicionin e shfryrjes së avullit, përndryshe
mund të dalë lëng nga valvula e rregullatorit të presionit. Prisni derisa
presioni të çlirohet natyrshëm dhe të bjerë valvula pluskuese për të
hapur kapakun e sipërm.
Kujdes
•
Mos përdorni kurrë aksesorë apo pjesë nga prodhues të tjetër apo që
nuk rekomandohen konkretisht nga “Philips”. Nëse përdorni aksesorë
apo pjesë të tilla, garancia juaj bëhet e pavlefshme.
•
Mos e ekspozoni pajisjen në temperatura të larta, as mos e vendosni në
sobë apo tenxhere të ndezur ose që është ende e nxehtë.
•
Mos e ekspozoni pajisjen ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
•
Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe të qëndrueshme, horizontale dhe të
rrafshët.
•
Mos e përdorni dorezën në kapakun e sipërm për të lëvizur pajisjen, por
përdorni dorezat anësore.
•
Kur çlirohet presioni nga valvula e rregullatorit të presionit, del avull ose
lëng i nxehtë. Mbajini duart dhe fytyrën larg shfryrjes së avullit.
•
Vendoseni gjithnjë enën e brendshme në pajisje përpara se të vendosni
spinën në prizën dhe ta ndizni.
•
Mos e vendosni enën e brendshme drejtpërdrejt mbi zjarr për të gatuar
ushqim.
•
Mos e përdorni enën e brendshme nëse është deformuar.
•
Sigurohuni që gomina të jetë e pastër dhe në gjendje të mirë.
•
Sipërfaqet e arritshme mund të nxehen kur pajisja është në punë. Bëni
kujdes të mëtejshëm kur prekni sipërfaqet.
•
Kini kujdes nga avulli i nxehtë që del nga valvula pluskuese dhe valvula
e rregullatorit të presionit gjatë gatimit ose kur hapni kapakun. Mbajini
duart dhe fytyrën larg pajisjes për të shmangur avullin.
•
Mos e ngrini e lëvizni pajisjen kur është duke punuar.
•
Mos e tejkaloni nivelin maksimal të ujit të treguar në enën e brendshme
për të parandaluar derdhjen.
•
Mos i vendosni mjetet e gatimit brenda enës gjatë gatimit.
•
Përdorni vetëm mjetet e dhëna të gatimit. Shmangni përdorimin e
mjeteve të mprehta.
•
Për të shmangur gërvishtjet, nuk rekomandohet të gatuani ingredientë
me krustace dhe butakë. Hiqini zhguajt e fortë para gatimit.
•
Mos vendosni substanca magnetike në kapak. Mos e përdorni pajisjen
pranë substancave magnetike.
•
Lëreni gjithnjë pajisjen të ftohet në temperaturë ambienti përpara se ta
pastroni apo lëvizni.
•
Pastrojeni gjithnjë pajisjen pas përdorimit. Mos e pastroni pajisjen në
enëlarëse.
•
Hiqeni gjithnjë nga priza pajisjen nëse nuk përdoret për një periudhë më
të gjatë.
•
Nëse pajisja përdoret në mënyrë të papërshtatshme apo për qëllime
profesionale ose gjysmëprofesionale, apo nuk përdoret sipas udhëzimeve
në këtë fletushkë sigurie, garancia bëhet e pavlefshme dhe Philips
refuzon çdo lloj përgjegjësie për dëme të mundshme të shkaktuara.
•
Lexoni të gjitha udhëzimet.
•
Mos i lini fëmijët pranë tenxheres me presion kur është në përdorim.
•
Mos e vendosni tenxheren me presion në furrë të ngrohur.
•
Lëvizeni me kujdes maksimal tenxheren me presion kur është nën
presion. Mos i prekni sipërfaqet e nxehta. Përdorni dorezat dhe çelësat.
Nëse është nevoja, përdorni mbrojtëse.
•
Mos e përdorni tenxheren me presion për qëllime të ndryshme nga ai
për të cilin synohet.
•
Kjo pajisje gatuan me presion. Mund të pësoni djegie nga përdorimi
i pasaktë i tenxheres me presion. Sigurohuni që tenxherja të jetë e
mbyllur mirë përpara se t’i jepni nxehtësi.
•
Mos e hapni kurrë me forcë tenxheren me presion. Mos e hapni përpara
se të siguroheni që presioni i brendshëm të ketë rënë plotësisht.
•
Mos e përdorni kurrë tenxheren me presion pa shtuar ujë, kjo do ta
dëmtonte rëndë.
•
Mos e mbushni tenxheren përtej 2/3 të kapacitetit të vet. Kur
gatuani ushqime që bymehen gjatë gatimit, si p.sh. oriz ose perime
të dehidratuara, mos e mbushni tenxheren më shumë se gjysma e
kapacitetit të vet.
•
Përdorni burime të përshtatshme nxehtësie sipas udhëzimeve të
përdorimit.
•
Pas gatimit të mishit me lëkurë (p.sh. gjuhë gjedhi) që mund të bymehet
nën efektin e presionit, mos e shponi mishin kur lëkura të jetë e bymyer;
mund të digjeni.
•
Kur gatuani ushqim me brumë, tundeni lehtë tenxheren përpara se të
hapni kapakun për të evituar nxjerrjen e ushqimit.
•
Përpara çdo përdorimi kontrolloni që valvula të mos kenë pengesa.
Shihni udhëzimet e përdorimit.
•
Mos e përdorni kurrë tenxheren me presion në modalitetin e vet me
presion për skuqje të thellë apo të cekët të ushqimit.
•
Mos modifikoni asnjë sistem sigurie përtej udhëzimeve të mirëmbajtjes
të përcaktuara në udhëzimet e përdorimit.
•
Përdorni vetëm pjesë këmbimi të prodhuesit në përputhje me modelin
përkatës. Veçanërisht përdorni një trup dhe kapak nga i njëjti prodhues i
treguar si i pajtueshëm.
•
Riparimet duhen bërë vetëm nga personeli i autorizuar.
•
Tenxherja me presion duhet të vendoset në një vend të thatë përpara
magazinimi.
•
Vizitoni
www.philips.com/support
për të shkarkuar manualin e
përdorimit.
Funksioni i rezervimit në rast avarie elektrike
Kjo pajisje ka një funksion rezervimi që ruan statusin përpara ikjes së dritave.
•
Nëse dritat ikin gjatë një procesi gatimi dhe vijnë brenda 30 minutave,
numërimi mbrapsht i kohës së gatimit vazhdon atje ku u la.
•
Nëse dritat ikin kur pajisja është në modalitetin e paracaktuar dhe
ushqimi elektrik rifillon brenda 30 minutave, numërimi mbrapsht i kohë së
paracaktuar vazhdon aty ku u ndërpre.
•
Nëse ushqimi elektrik nuk rifillon brenda 30 minutave, pajisa mund të
mos vazhdojë me proceset e mëparshme të punës, por të qëndrojë në
modalitetet pritjeje.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në
fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
2
Tenxherja juaj tërësore
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips!
Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron “Philips”, regjistrojeni
produktin në faqen
www.philips.com/welcome
.
Çfarë ka në kuti (fig. 1)
Njësia kryesore
Ena brendshme
Luharja e orizit dhe e supës Gota matëse
Kordoni elektrik
Kapaku i brendshëm i heqshëm
Pllaka e avullit
Manuali i përdorimit
Libri i recetave
Fletëgarancia
Përmbledhje e produktit (fig. 2)
a
Kapak i sipërm
j
Paneli i kontrollit
b
Gomina
k
Rregullatori i temperaturës
c
Kapak i brendshëm i
çmontueshëm
l
Kutia e avullit
d
Dado me kapuç
m
Priza elektrike
e
Valvulë sigurie
n
Butoni i hapjes së kapakut
f
Dado fiksuese
o
Dorezë për kyçjen/shkyçjen e
kapakut
g
Valvulë pluskuese
p
Vrimë avullimi
h
Enë e brendshme
q
Rregullator presioni
i
Tregues i nivelit të ujit
Përmbledhja e panelit të komandave (fig. 3)
r
Treguesi i kyçjes së kapakut
y
Treguesi i zgjedhjes së presionit
s
Butoni i shtimit të përbërësit
z
Treguesi i nisjes së vonuar
t
Butoni i trashjes së salcës
{
Butoni i zgjedhjes së menysë
u
Butoni "Preferenca ime"
|
Butoni i zgjedhjes së menysë
v
Butoni i zgjedhjes së madhësisë
së kubikëve të mishit
}
Butoni i konfirmimit/siguresës
së fëmijëve
w
Treguesi i bllokimit për fëmijët
~
Butoni i anulimit
x
Treguesi i zgjedhjes së
kohëmatësit
Treguesi i kapakut të shkyçur
3
Përdorimi i tenxheres shumëfunksionale
Programi i gatimit
Funksioni i
gatimit
Funksioni i
nëngatimit
Koha e
parazgjedhur
e gatimit
Koha e
rregullueshme
e gatimit
Presioni
bazë
(kPa)
Diapazoni i
rregullueshëm
i presionit
(kPa)
Gatim me
presion
Mish viçi
( )
30 minuta
3-59 minuta
70
20-70
Shpesë
( )
15 minuta
2-59 minuta
60
20-70
Derr (
)
15 minuta
0-59 minuta
70
20-70
Qengj (
)
20 minuta
3-59 minuta
70
20-70
Ushqime
deti ( )
3 minuta
1-59 minuta
40
20-70
Manual
( )
5 minuta
2-59 minuta
20
20-70
Gatim i
ngadaltë, i
ulët
Mish viçi
( )
12 orë
2-12 orë
NA
NA
Shpesë (
)
10 orë
2-12 orë
NA
NA
Derr (
)
10 orë
2-12 orë
NA
NA
Qengj (
)
10 orë
2-12 orë
NA
NA
Ushqime
deti ( )
8 orë
2-12 orë
NA
NA
Manual
( )
2 orë
2-12 orë
NA
NA
Gatim i
ngadaltë, i
lartë
Mish viçi
( )
6 orë
2-12 orë
NA
NA
Shpesë
( )
4 orë
2-12 orë
NA
NA
Derr (
)
4 orë
2-12 orë
NA
NA
Qengj (
)
4 orë
2-12 orë
NA
NA
Ushqime
deti ( )
2 orë
2-12 orë
NA
NA
Manual
( )
2 orë
2-12 orë
NA
NA
Gatim me
avull
Mish viçi
( )
30 minuta
3-30 minuta
10
NA
Shpesë
( )
20 minuta
3-30 minuta
10
NA
Derr (
)
30 minuta
3-30 minuta
10
NA
Qengj (
)
30 minuta
3-30 minuta
10
NA
Ushqime
deti ( )
8 minuta
3-30 minuta
10
NA
Manual
( )
10 minuta
3-30 minuta
10
NA
Recetë
speciale
Oriz
14 minuta
NA
30
NA
Supë
20 minuta
20-59 minuta
50
20-50
Fasule
20 minuta
20-59 minuta
70
20-70
Role me
lakra
18 minuta
10-20 minuta
40
NA
Kos
8 orë
6-12 orë
NA
NA
Reçel
55 minuta
25-59 minuta
NA
NA
Tiganisje
10 minuta
10-59 minuta
NA
NA
Ringrohje/pjekje
15 minuta
15-59 minuta
NA
NA
Mbajtje ngrohtë
12 orë
NA
NA
NA
Trashje salce
8 minuta
5-15 minuta
NA
NA
Shënime
•
Mbajeni kapakun të hapur kur përdorni këto funksione: tiganisje
dhe
trashje salce . Përndryshe tenxherja shumëfunksionale tingëllon për t’ju
kujtuar të hapni kapakun.
•
Mos e mbyllni dhe kyçni kapakun kur përdorni këto funksione: gatim me
presion
, gatim me avull , oriz , supë dhe fasule . Nëse e
shkyçni kapakun, tenxherja shumëfunksionale do të ndalojë procesin e
gatimit, do të ndizet treguesi dhe do të tingëllojë.
•
Mund ta filloni procesin e gatimit me kapak të hapur ose të mbyllur. Kjo
vlen për gatimin e ngadaltë, të ulët , gatimin e ngadaltë, të lartë ,
kosin dhe mbajtjen ngrohtë .
•
Mund ta filloni procesin e gatimit me kapak të mbyllur ose të kyçur. Kjo
vlen për roletë me lakër , reçelin dhe ringrohjen/pjekje .
•
Kur përdorni funksionin Manual ( ) në gatim të ngadaltë, të ulët ,
gatim të ngadaltë, të lartë ose gatim me avull , duhet ta caktoni
manualisht kohën e gatimit, presionin e gatimit dhe kohën e paracaktuar
para se të nisni procesin e gatimit.
•
Do të çlirohet herë pas here avull nga vrima e avullit gjatë gatimit. Kjo
bëhet për të arritur qarkullim optimal të ajrit dhe për të siguruar rezultatin
e gatimit.
•
Kur fillon të shtohet presioni, tenxherja shumëfunksionale çliron
automatikisht ajër të ftohtë nga ena e brendshme përmes vrimës së avullit.
Kjo bëhet për t’u siguruar që sensori ta diktojë dhe kontrollojë saktë
temperaturën dhe presionin brenda.
•
Presioni i gatimit mund të rregullohet për të arritur teksturën tuaj të
preferuar. Mund ta shtoni presionin e gatimit për një rezultat edhe më të
butë ose ta ulni presionin e gatimit nëse tekstura ju duket shumë e butë.
Përgatitjet përpara gatimit
Paralajmërim
•
Sigurohuni që kapaku i heqshëm i brendshëm është instaluar saktë.
Shënim
•
Mos e mbushni enën e brendshme me ushqim dhe lëng më pak se
minimumi i treguesve të nivelit të ujit, as më shumë se maksimumi i
treguesve të nivelit të ujit.
•
Për ushqime që bymehen gjatë gatimit (si p.sh. fasule apo ushqime të
thara), mos e mbushni enën e brendshme me më shumë se 1/2 me
ushqim dhe lëng.
•
Për gatim orizi, ndiqni treguesit e nivelit të ujit në brendësi të enës së
brendshme. Mund ta rregulloni nivelin e ujit për lloje të ndryshme orizi
dhe sipas preferencës suaj. Mos i tejkaloni sasitë maksimale të treguara
në brendësi të enës së brendshme.
•
Pasi të fillojë procesi i gatimit, mund të shtypni për të përfunduar
punën aktuale dhe pajisja kalon në modalitetin e zgjedhjes së menysë.
•
Pas nisjes së procesit të gatimit dhe nëse ka presion ekzistues në enën e
brendshme, duhet ta shtypni e mbani për 3 sekonda për të anuluar
procesin aktual të gatimit (një shtypje e shkurtër e butonin nuk bën gjë).
•
Kur në ekran ndizet VETËM butoni do të thotë se tenxherja
shumëfunksionale është në modalitet pritjeje.
Kryeni përgatitjet e mëposhtme përpara gatimit me tenxheren
shumëfunksionale:
1
Rrotullojeni dorezën e kyçjes/shkyçjes së kapakut në drejtim kundërorar
në pozicionin (fig. 4).
2
Shtypni butonin e hapjes së kapakut për të hapur kapakun e sipërm.
3
Nxirrni enën e brendshme nga tenxherja shumëfunksionale.
4
Futeni ushqimin e paralarë në enën e brendshme, fshijeni pjesën e jashtme
dhe të poshtme të enës së brendshme derisa të thahen me një leckë të
butë, pastaj vendoseni sërish në tenxheren shumëfunksionale (fig. 5).
5
Rrotullojeni dorezën në drejtim orar për të mbyllur kapakun e sipërm.
6
Futeni spinën në prizë (fig. 6).
Shënim
•
Sigurohuni që pjesa e jashtme e enës së brendshme të jetë e thatë dhe e
pastër dhe të mos ketë mbetje të huaja në rezistencë.
•
Sigurohuni që ena e brendshme të jetë në kontaktin e duhur me
rezistencën.
Gatim me presion
Ka 6 nënmeny. Për kohën e gatimit me presion dhe diapazonin e rregullimit
të presionit, shihni kapitullin “Përmbledhje e funksioneve”.
1
Ndiqni hapat në “Përgatitjet para gatimit”.
2
Shtypni ose për të zgjedhur gatimin me presion ( ), shtypni
konfirmoni (fig. 7).
3
Shtypni ose për të zgjedhur një nga nënmenytë.
»
Funksioni i zgjedhur i gatimit ndizet, koha bazë e mbajtjes së
presionit dhe presioni shfaqen në ekran.
4
Shtypni për të zgjedhur madhësinë e kubikëve të mishit (fig. 8).
5
Shtypni për të konfirmuar, tenxherja shumëfunksionale fillon të
punojë në modalitetin e zgjedhur.
6
Kur tenxherja shumëfunksionale arrin presionin e gatimit, koha e
mbajtjes së presion fillon numërimin mbrapsht.
7
Kur koha e mbajtjes së presionit kalon, tenxherja shumëfunksionale
kalon në fazën e çlirimit të presionit, treguesi ndizet, tenxherja
shumëfunksionale fillon të çlirojë presion me intervale. Mos e prekni
vrimën e avullit.
8
Tenxherja shumëfunksionale kalon automatikisht në modalitetin e
mbajtjes ngrohtë pas çlirimit të plotë të presionit. Mund ta shkyçni dhe
hapni kapakun e sipërm.
»
Ndizet treguesi i mbajtjes ngrohtë ( ).
Shënim
•
Prisni derisa tenxherja shumëfunksionale të ftohet natyrshëm për të
hapur kapakun.
•
Pas përfundimit të procesit të gatimit, hiqeni tenxheren shumëfunksionale
nga priza.
Gatim i ngadaltë
Mund të zgjidhni gatimin e ngadaltë, të ulët ( ) ose gatimin e ngadaltë, të
lartë ( ), secili funksion ka 6 nënmeny. Për kohën e gatimit dhe diapazonin
e rregullimit të kohës, shihni kapitullin “‘Përmbledhje e funksioneve”.
Shënim
•
Kjo është menyja e gatimit pa presion.
1
Ndiqni hapat në “Përgatitjet para gatimit”.
2
Shtypni ose zgjidhni gatimin e ngadaltë ( ose ), shtypni
konfirmoni (fig. 9).
3
Shtypni ose për të zgjedhur një nga nënmenytë.
»
Funksioni i zgjedhur i gatimit ndizet, koha bazë e gatimit shfaqet në
ekran.
4
Shtypni për të konfirmuar, tenxherja shumëfunksionale fillon të
punojë në modalitetin e zgjedhur.
5
Tenxherja shumëfunksionale kalon automatikisht në modalitetin e
mbajtjes ngrohtë pas përfundimit të procesit të gatimit. Mund ta shkyçni
dhe hapni kapakun e sipërm.
»
Ndizet treguesi i mbajtjes ngrohtë ( ).
Gatim me avull
Për kohën e gatimit dhe diapazonin e rregullimit të secilës nënmeny, shihni
kapitullin “Përmbledhje e funksioneve”.
Shënim
•
Presioni bazë i gatimit është 10kPa dhe nuk mund të rregullohet
ndryshe.
1
Ndiqni hapat në “Përgatitjet para gatimit”.
2
Shtypni ose zgjidhni gatimin me avull ( ), shtypni konfirmoni
(fig. 10).
3
Shtypni ose për të zgjedhur një nga nënmenytë.
»
Funksioni i zgjedhur i gatimit ndizet, koha bazë e gatimit dhe
presioni shfaqen në ekran.
4
Shtypni për të konfirmuar, tenxherja shumëfunksionale fillon të
punojë në modalitetin e zgjedhur.
5
Kur tenxherja shumëfunksionale arrin presionin e gatimit, koha
e mbajtjes së presion fillon numërimin mbrapsht. Tenxherja
shumëfunksionale ngrohet gjatë nxjerrjes së avullit. Gjatë procesit të
gatimit mos e prekni vrimën e avullit që të mos digjeni.
6
Kur koha e mbajtjes së presionit kalon, tenxherja shumëfunksionale
kalon në fazën e çlirimit të presionit, treguesi ndizet, tenxherja
shumëfunksionale fillon të çlirojë presion me intervale. Mos e prekni
vrimën e avullit.
7
Tenxherja shumëfunksionale kalon automatikisht në modalitetin e
mbajtjes ngrohtë pas çlirimit të plotë të presionit. Mund ta shkyçni dhe
hapni kapakun e sipërm.
»
Ndizet treguesi i mbajtjes ngrohtë ( ).
Receta speciale
Ka 6 meny në këtë funksion gatimi: Oriz ( ), supë ( ), fasule ( ), role
me lakër ( ), kos ( ) dhe reçel ( ).
Për kohën e gatimit dhe diapazonin e rregullimit, shihni kapitullin
“‘Përmbledhje e funksioneve”.
Shënim
•
Kosi (
)
dhe reçeli (
)
janë meny gatimi pa presion.
1
Ndiqni hapat në “Përgatitjet para gatimit”.
2
Shtypni ose zgjidhni recetat speciale ( ), shtypni konfirmoni
(fig. 11).
3
Shtypni ose për të zgjedhur një nga nënmenytë.
»
Funksioni i zgjedhur i gatimit ndizet, koha bazë e gatimit dhe
presioni shfaqen në ekran.
4
Shtypni për të konfirmuar, tenxherja shumëfunksionale fillon të
punojë në modalitetin e zgjedhur.
5
Kur tenxherja shumëfunksionale arrin presionin e gatimit, koha e
mbajtjes së presion fillon numërimin mbrapsht.
6
Kur koha e mbajtjes së presionit kalon, tenxherja shumëfunksionale
kalon në fazën e çlirimit të presionit, treguesi ndizet, tenxherja
shumëfunksionale fillon të çlirojë presion me intervale. Mos e prekni
vrimën e avullit.
7
Tenxherja shumëfunksionale kalon automatikisht në modalitetin e
mbajtjes ngrohtë pas çlirimit të plotë të presionit. Mund ta shkyçni dhe
hapni kapakun e sipërm.
»
Ndizet treguesi i mbajtjes ngrohtë ( ).
Tiganisje
Shënim
•
Mbajeni kapakun të hapur kur përdorni funksionin e tiganisjes
përndryshe tenxherja shumëfunksionale do të tingëllojë.
1
Ndiqni hapat në “Përgatitjet para gatimit”.
2
Shtypni ose zgjidhni gatimin me tiganisje ( ), shtypni
konfirmoni (fig. 12).
3
Shtypni ose për të zgjedhur kohën e gatimit (fig. 13).
»
Koha e gatimit pulson në ekran.
4
Shtypni për të konfirmuar, tenxherja shumëfunksionale fillon të
punojë në modalitetin e zgjedhur.
5
Tenxherja shumëfunksionale kalon automatikisht në modalitetin e
pritjes pas përfundimit të procesit të gatimit.
Ringrohje/pjekje
1
Shkrifëtojeni ushqimin e ftohur dhe shpërhapeni njëtrajtshëm në enën
e brendshme.
2
Hidhni ujë në ushqim për të mos e lënë të thahet shumë. Sasia e ujit
varet nga sasia e ushqimit.
3
Mbyllni kapakun, futni spinën në prizë dhe ndizni pajisjen.
4
Shtypni ose zgjidhni ringrohjen/pjekje ( ) (fig. 14).
5
Shtypni ose për të zgjedhur kohën e gatimit.
»
Koha e gatimit pulson në ekran.
6
Shtypni për të konfirmuar, tenxherja shumëfunksionale fillon të
punojë në modalitetin e zgjedhur.
7
Tenxherja shumëfunksionale kalon automatikisht në modalitetin e
mbajtjes ngrohtë pas përfundimit të procesit të gatimit.
»
Ndizet treguesi i mbajtjes ngrohtë ( ).
Rregulloni kohën e gatimit, presionin dhe nisjen e vonuar
Shënim
•
Nuk mund ta rregulloni kohën e gatimit për funksionin e orizit dhe të
mbajtjes ngrohtë .
•
Niveli i presionit nuk është i rregullueshëm për: gatimin e ngadaltë, të
ulët , gatimin e ngadaltë, të lartë , gatimin me avull , orizin ,
roletë me lakër , kosin , reçelin , tiganisjen , trashjen e salcës
, ringrohjen/pjekje dhe mbajtjen ngrohtë .
Mund ta rregulloni kohën e gatimit, presionin bazë dhe nisjen e vonuar gjatë
zgjedhjes së menysë.
1
Pasi të zgjidhni një funksion të dëshiruar, shtypni e mbani për të
rregulluar kohën e gatimit (fig. 15).
»
Në ekran shfaqet treguesi i kohës .
»
Koha e gatimit pulson.
2
Shtypni ose për të caktuar kohën (fig. 16).
3
Shtypni për të konfirmuar. Shtypni ose për të caktuar presionin
(fig. 17).
»
Në ekran shfaqet treguesi i presionit .
»
Presioni i gatimit pulson.
4
Shtypni për të konfirmuar. Shtypni ose për të caktuar kohën e
nisjes së vonuar (fig. 18).
»
Në ekran shfaqet treguesi i nisjes së vonuar .
5
Shtypni për të konfirmuar, tenxherja shumëfunksionale fillon të
punojë në modalitetin e zgjedhur.
Shënim
•
Mund ta shtoni presionin e gatimit për të arritur një rezultat edhe më të
butë sipas dëshirës, ose ta ulni presionin e gatimit nëse tekstura ju duket
shumë e butë.
•
Shtypni për të anuluar cilësimin e kohës/presionit/nisjes së vonuar të
gatimit.
Shtimi i përbërësve
Me këtë funksion mund ta hapni kapakun gjatë procesit të gatimit dhe të
shtoni përbërës të tjerë.
Shënim
•
Funksioni i shtimit të përbërësve ofrohet në të gjitha menytë e gatimit
me presion.
1
Pas nisjes së procesit të gatimit, butonit ndizet nëse mbështetet
funksioni i zgjedhur për shtim përbërësish.
2
Mund ta shtypni në çfarëdo kohe gjatë procesit të mirëmbajtjes.
»
Procesi aktual i gatimit pushon, tenxherja shumëfunksionale
tingëllon dhe fillon të çlirojë presion.
3
Kur presioni çlirohet plotësisht, pulson treguesi i shkyçjes së kapakut
dhe tenxherja shumëfunksionale tingëllon. Mund ta hapni kapakun e
sipërm për të shtuar përbërës të tjerë që dëshironi (fig. 19).
4
Rrotullojeni dorezën në drejtim orar për të mbyllur kapakun e sipërm.
5
Nëse nuk i shtoni përbërësit brenda dy minutave, tenxherja
shumëfunksionale do të rifillojë procesin e mëparshëm të gatimit.
Trashje salce
Shënim
•
Në modalitetin e pritjes, funksioni i trashjes së salcës vlen për të
gjitha funksionet e gatimit.
•
Në modalitetin e mbajtjes ngrohtë, funksioni i trashjes së salcës nuk
vlen për këto funksione: ringrohje/pjekje , oriz , role me lakër ,
kos dhe reçel .
•
Koha bazë është 8 minuta, mund ta caktoni kohën nga 5 deri në
15 minuta.
•
Kur punon funksioni i trashjes së salcës, shtypni për ta anuluar.
•
Kur përdorni këtë funksion, mbajeni kapakun të hapur.
1
Shtypni butonin në modalitet pritjeje ose në modalitet mbajtjeje
ngrohtë (fig. 20).
»
Shfaqet koha bazë e gatimit.
2
Shtypni ose për të caktuar kohën e dëshiruar të gatimit. Shtypni
për të konfirmuar.
3
Tenxherja shumëfunksionale kalon automatikisht në modalitetin e
mbajtjes ngrohtë pas kalimit të kohës së gatimit.
»
Ndizet treguesi i mbajtjes ngrohtë ( ).
Caktimi i siguresës së fëmijëve
Për të mbrojtur fëmijën tuaj nga përdorimi i pajisjes ose për të shmangur
veprimet e papritura gjatë gatimit, mund të konfiguroni funksionin e
siguresës së fëmijëve.
1
Pas nisjes së procesit të gatimit, shtypni gjatë për 3 sekonda për të
aktivizuar siguresën e fëmijëve (fig. 21).
»
Butonat e tjerë nuk janë aktivë.
2
Shtypni gjatë sërish për 3 sekonda për të çaktivizuar siguresën e
fëmijëve.
Konfigurimi i menysë “Preferenca ime”
Mund të caktoni çfarëdo tri menysh si “Preferenca ime”. Përpara se të bëni
ndryshime të cilësimit, tri menytë bazë janë Gatim me presion
- Mish viçi
(
)- .
Nëse ju duhet ta ndryshoni “Preferencën time” në Gatim me avull -
Derr ( ), ndiqni hapat e mëposhtëm:
1
Shtypni e mbani për 3 sekonda derisa të pulsojë (fig. 22).
»
pulson.
»
Ikonat e menysë bazë pulsojnë.
2
Shtypni disa herë derisa të pulsojë në ekran.
3
Shtypni ose për të zgjedhur Gatimin me avull - Derr (
)
(fig. 23).
4
Shtypni për të konfirmuar. Shtypni ose për të caktuar kohën e
gatimit.
Shënim
•
Për funksionin e gatimit me avull, duhet ta caktoni presionin përpara se
të ruani meny të re të preferuar.
5
Shtypni për të konfirmuar (fig. 24).
»
Menyja e vjetër te zëvendësohet me sukses nga e reja.
6
Ndiqni hapat 1-5 për të caktuar ose .
7
Shtypni disa herë për të hapur menynë e preferuar, shtypni për të
filluar procesin e gatimit.
4
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Shënim
•
Hiqeni nga priza tenxheren shumëfunksionale para se të filloni ta pastroni.
•
Prisni derisa tenxherja shumëfunksionale të ftohet mjaftueshëm para se
ta pastroni.
Kapaku i brendshëm
•
Zhvidhosni vidën rreth rregullatorit të temperaturës në drejtim
kundërorar (fig. 25).
•
Mbajeni kapakun e heqshëm të brendshëm dhe nxirreni për ta hequr
nga kapaku i sipërm për pastrim.
•
Zhytini në ujë të nxehtë dhe pastrojini me sfungjer (fig. 26).
•
Për të montuar kapakun e heqshëm të brendshëm, montojeni plotësisht
në kapakun e sipërm dhe pastaj vidhosni dadon rreth rregullatorit të
temperaturës në drejtim orar.
Kutia e avullit
•
Ndiqni hapat e mësipërm për të zbërthyer kapakun e brendshëm.
•
Zbërtheni kutinë e avullit nga kapaku i brendshëm si më poshtë (fig. 27):
•
Drejtojeni ujin e rubinetit te vrima pas kutisë së avullit, mbusheni me
ujë dhe tundeni për ta pastruar mirë, për t’u siguruar që nuk ka mbetje
ushqimesh. Rimbërthejeni kutinë e avullit në kapakun e brendshëm pas
përfundimit të pastrimit (fig. 28).
Pluskues
•
Mbajeni gominën rreth pluskuesit dhe tërhiqeni për jashtë për ta hequr
nga kapaku i sipërm. Pastrojeni rregullisht me ujë dhe sigurohuni të mos
ketë mbetje ushqimesh të ngjitura, përndryshe mund të keni vështirësi të
hapni kapakun (fig. 29).
•
Për të montuar pluskuesin, vendosni anën e hollë të pluskuesit në vrimën
e kapakut dhe gominën rreth pluskuesit (fig. 30).
•
Mund dhe të shtoni ujë në enë për të filluar funksionin e avullimit, për të
ndihmuar me pastrimin.
Rregullator presioni
•
Mbajeni dorezën e rregullatorit të presionit dhe tërhiqeni lehtë jashtë.
Shpëlajeni në ujë rubineti për të hequr mbetjet e ushqimeve nga brenda
ose përdorni një kruajtëse dhëmbësh (fig. 31).
•
Mbani dorezën e djathtë të rregullatorit të presionit dhe montojeni
sërish në kapakun e brendshëm (fig. 32).
Gomina
Shënim
•
Mos e hiqni gominën me forcë, do të ketë rrjedhje nëse nuk e montoni
saktë.
•
Vendoseni gominën me vjaskën për lart në sipërfaqe të rrafshët (fig. 33).
•
Vendosni anën përmbys të kapakut të heqshëm të brendshëm në
gominë (fig. 34).
•
Puthitni skajin e jashtëm të kapakut të brendshëm në vjaskë, sigurohuni
që gomina të puthitet mirë me kapakun (fig. 35).
10/15