
58
59
4. Pastrimi i filtrit të karburantit
Filtri i bllokuar i karburantit mund të shkaktojë vështirësi në ndezje ose
avari gjatë rritjes së shpejtësisë së motorit.
Kontrolloni rregullisht filtrin e karburantit siç vijon:
(1) Hiqni kapakun e serbatorit (1), kullojeni karburantin për të
boshatisur serbatorin. Kontrolloni serbatorin brenda për
materiale të jashtme. Nëse ka, pastrojini këto materiale.
(2) Tërhiqni filtrin e karburantit (2) me një tel nëpërmjet grykës së
vajit.
(3) Nëse sipërfaqja e filtrit të karburantit është e ndotur, pastrojeni
me benzinë. Benzina e përdorur për pastrim duhet të flaket në
pajtim me metodën e specifikuar nga autoriteti vendor. Filtri i
ndotur së tepërmi duhet të zëvendësohet.
(4) Pas kontrollit, pastrimit ose zëvendësimit, futeni filtrin e
karburantit në tubin e karburantit dhe fiksojeni me fashetë
tubash (3). Rivendoseni filtrin e karburantit në serbator dhe
shtrëngoni fort kapakun e serbatorit.
Sigurohuni që serbatori të mos jetë dëmtuar.
5. Kontrolli i bulonave, dadove dhe vidhave
Shtrëngoni përsëri bulonat, dadot e lira, etj.
Kontrolloni për rrjedhje karburanti dhe vaji.
Zëvendësoni pjesët e dëmtuara me të reja për përdorim të sigurt.
6. Pastrimi i pjesëve
Mbajeni motorin të pastër duke e fshirë me leckë.
Mbajeni cilindrin të pastër nga pluhuri ose balta. Pluhuri ose balta e
ngjitur në fletët e helikës shkakton bllokim.
Ajri i fryrë futet nga gryka e hyrjes së ajrit dhe rrjeta e hyrjes së ajrit (1).
Kur fuqia e ajrit bie gjatë përdorimit, fikeni motorin dhe kontrolloni grykën
e hyrjes së ajrit dhe rrjetën e hyrjes së ajrit për bllokim. Pastrojeni nëse
është e mundur.
Kontrolloni rrjetën e hyrjes së ajrit në pjesën e poshtme. Hiqni vidhën
dhe rrjetën e hyrjes së ajrit. Kontrolloni nëse ka bllokim. Pastrojeni nëse
është e mundur.
Një bllokim i tillë mund të shkaktojë mbinxehje dhe dëmtim të motorit.
PARALAJMËRIM:
Kurrë mos e përdorni ajërfryrësin pa rrjetën e ajërfryrësit. Para çdo
përdorimi, kontrolloni që rrjeta të jetë e vendosur dhe të mos jetë e
dëmtuar.
7. Zëvendësimi i rondelave dhe pajisjeve
Zëvendësoni rondelat dhe pajisjet nëse motori çmontohet.
Çdo punim për mirëmbajtjeje ose përshtatje që nuk përfshihet dhe
përshkruhet në këtë manual duhet të kryhet vetëm nga Agjenti i Autorizuar
i Shërbimit.
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
(2)
(3)
(1)
(1)
MAGAZINIMI
PARALAJMËRIM:
Kur kulloni karburantin, fikeni motorin dhe prisni që motori të ftohet.
Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
KUJDES:
Kur e magazinoni makinerinë për një kohë të gjatë, kullojeni të gjithë karburantin nga serbatori e karburatori dhe mbajeni në një vend të thatë e
të pastër.
Kullojeni karburantin nga serbatori dhe karburatori sipas procedurës në vijim:
(1) Hiqeni kapakun e serbatorit të karburantit dhe kullojeni plotësisht karburantin.
Nëse ka materiale të jashtme të mbetura në serbatori, hiqini tërësisht.
(2) Tërhiqeni filtrin e karburantit nga gryka e mbushjes duke përdorur një tel.
(3) Shtyjeni pompën ndezëse derisa karburanti i ndodhur aty të kullohet si dhe karburanti që rikthehet në serbator.
(4) Rivendosni filtrin në serbatori dhe shtrëngoni mirë kapakun e serbatorit.
(5) Më pas, vazhdoni përdorimin e motorit derisa të fiket.
(6) Hiqni kandelën dhe pikoni disa pika vaj motori nga vrima e kandelës.
(7) Tërhiqni butësisht dorezën e motorinos në mënyrë që vaji i motorit të përhapet mbi motor dhe rivendoseni kandelën.
(8) Mbajeni makinerinë kokëposhtë nga doreza.
(9) Mbajeni karburantin e kulluar në një kontejner special në një vend të ajrosur mirë në hije.
●
–
●
Summary of Contents for EB7650TH
Page 202: ...202 ...
Page 203: ...203 ...
Page 204: ...Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 885332 965 IDE ...