
58
59
2. Pastrimi i filtrit të ajrit
PARALAJMËRIM: NDALOHEN RREPTËSISHT LËNDËT E
NDEZSHME
Intervali kohor i pastrimit dhe kontrollit: Përditë (çdo 10 orë pune)
(1) Lironi bulonat (1).
(2) Hiqni kapakun e filtrit të ajrit (2).
(3) Hiqni elementin (3) dhe pastroni ndotjen nga elementi me
furçë.
Shënim:
Elementi është i thatë dhe nuk duhet të laget. Kurrë mos e
lani me ujë.
(4) Zëvendësojeni elementin me një të ri nëse dëmtohet ose ndotet
së tepërmi.
(5) Fshini vajin që mund të ndotë aparatin e qarkullimit të ajrit (4)
me një leckë ose cohë.
(6) Instalojeni elementin në strukturën e filtrit të ajrit.
(7) Vendosni kapakun e filtrit të ajrit dhe shtrëngoni bulonin.
NJOFTIM:
Pastrojeni elementin disa herë në ditë, nëse akumulon pluhur.
Nëse vazhdoni përdorimin me elementin e papastruar nga vaji, ky vaj në
filtrin e ajrit mund të bjerë brenda, duke shkaktuar ndotje vaji.
3. Kontrolli i kandelës
KUJDES:
Mos e prekni kandelën ndërsa motori është i ndezur. Në të kundërt
mund të pësoni goditje elektrike.
Vendosni levën kontrolluese të fikjes/çelësin e fikjes në pozicionin
FIKUR “(O)”.
Kontrolloni rregullisht kordonin e kandelës. Nëse është i dëmtuar
ose shkëputur, zëvendësojeni. Në të kundërt mund të pësoni goditje
elektrike.
Kur hiqni kandelën, pastrojeni kandelën dhe kokën e cilindrit fillimisht,
në mënyrë që në cilindër të mos futet baltë, rërë, etj.
Hiqni kandelën pasi motori të jetë ftohur për të shmangur dëmtimin e
vrimës me filetim në cilindër.
Instaloni kandelën si duhet në vrimën me filetim. Nëse instalohet në
kënd, vrima me filetim në cilindër do të dëmtohet.
(1) Hapja/mbyllja e kapakut të kandelës
Për të hapur (A) kapakun e kandelës (1), ngrijeni dhe bëjini një
gjysmë rrotullimi. Për të mbyllur (B) kapakun e kandelës, bëjini
një gjysmë rrotullimi dhe shtypni pjesën e dhëmbëzuar.
(2) Heqja e kandelës
Përdorni një çelës dadoje të dhënë për të hequr ose instaluar
kandelën.
(3) Kontrolli i kandelës
Boshllëku ndërmjet dy elektrodave të kandelës është nga 0,7
deri në 0,8 mm. Rregullojeni boshllëkun e duhur kur është tepër
i gjerë ose i ngushtë.
Pastrojeni plotësisht ose zëvendësojeni kandelën nëse ka
akumuluar karbon ose është ndotur.
(4) Zëvendësimi i kandelës
Për zëvendësim, përdorni NGK-CMR6A.
●
●
●
●
●
●
●
●
●
(2)
(3)
(4)
(1)
(1)
(A)
(B)
(1)
0.7 - 0.8 mm
Summary of Contents for EB7650TH
Page 202: ...202 ...
Page 203: ...203 ...
Page 204: ...Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 885332 965 IDE ...