
56
57
KONTROLLI DHE MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Para kontrollit dhe mirëmbajtjes, fikeni motorin dhe lëreni sa të ftohet. Hiqni kandelën dhe kapakun e kandelës.
Në të kundërt, përdoruesi mund të pësojë djegie ose plagosje të rëndë nga ndezja rastësore.
Pas kryerjes së kontrollit dhe mirëmbajtjes, sigurohuni që të montohen të gjitha pjesët. Më pas, vazhdoni përdorimin.
1. Ndërrimi i vajit të motorit
Vaji i prishur i motorit shkurton së tepërmi jetëgjatësinë e përdorimit të pjesëve rrëshqitëse e rrotulluese. Sigurohuni që të kontrolloni periudhën dhe
sasinë e vajit të ndërruar.
KUJDES:
Pjesët kryesore të motorit dhe vaji i motorit akoma mbeten të nxehta pasi motori të jetë fikur. Për të ndërruar vajin, sigurohuni që pjesët kryesore
të motorit dhe vaji i motorit të jenë ftohur mjaftueshëm. Në të kundërt mund të shkaktojnë djegie. Lërini për një kohë të mjaftueshme pas fikjes së
motorit në mënyrë që vaji të rikthehet në depozitën e vajit për të treguar nivelin e saktë të vajit.
Nëse vaji mbushet mbi kufirin e lejuar, mund të ndotet ose të marrë zjarr me tym të bardhë.
Intervali i ndërrimit:
Pas 20 orë pune, duke vazhduar çdo 50 orë pune
Vaji i rekomanduar:
Vaj SAE10W-30 me klasifikim API me klasën SF ose më të lartë (vaj motori katërtaktësh për automjete)
●
–
●
●
●
Procedura e ndërrimit të vajit
Ju lutemi të ndiqni këto hapa kur ndërroni vajin:
(1) Vendoseni ajërfryrësin mbi një sipërfaqe të rrafshët.
(2) Vendosni një kontejner vaji bosh nën vrimën e kullimit (1) për të
mbledhur vajin gjatë kullimit. Kontejneri duhet të ketë vëllim të
paktën 220 ml për të mbledhur të gjithë vajin.
(3) Lironi bulonin e kullimit të vajit (2) për të filluar kullimin e vajit.
Kini kujdes që të mos e lejoni vajin të futet në serbatorin e
karburantit ose pjesë të tjera.
KUJDES:
Kini kujdes të mos e humbni rondelën (guarnicionin prej
alumini) (3). Vendoseni bulonin (2) në një vend ku nuk do të
akumulojë ndotje.
(4) Hiqni kapakun e vajit (4). (Heqja e kapakut të vajit (4) bën të
mundur që vaji të kullojë lehtësisht.)
KUJDES:
Sigurohuni që ta vendosni kapakun e vajit (4) në një vend ku
nuk do të akumulojë ndotje.
(5) Ndërsa ulet niveli i vajit që po kullon, anojeni ajërfryrësin nga
ana e kullimit në mënyrë që vajit të kullojë plotësisht.
(6) Pasi vaji të jetë kulluar plotësisht, shtrëngojeni fort bulonin (2).
Nëse buloni nuk shtrëngohet fort, mund të ketë rrjedhje vaji.
KUJDES:
Mos harroni ta vendosni përsëri rondelën (guarnicionin prej
alumini) (3) kur fusni tapën e kullimit.
(7) Shtimi i vajit gjatë procedurës së ndërrimit të vajit kryhet në të
njëjtën mënyrë si procedura e shpjeguar veçmas për shtimin e
vajit kurdoherë që niveli i vajit është i pamjaftueshëm. Gjithmonë
shtoni vaj duke e mbushur nga gryka e vajit.
(Niveli i specifikuar i vajit: Afërsisht 220 ml)
(8) Pas mbushjes me vaj shtrëngoni mirë kapakun e vajit (4) për të
parandaluar rrjedhjet e vajit.
●
●
●
(2)
(3)
(4)
(1)
Çështje të lidhura me ndërrimin e vajit të motorit
Kurrë mos e flakni vajin e zbrazur të motorit në mbeturina, tokë ose kanalet e ujërave të zeza. Flakja e vajit është e rregulluar me ligj. Gjatë flakjes,
gjithmonë zbatoni ligjet dhe rregullat përkatëse. Për çështje që mbeten të panjohura, kontaktoni me Agjentin e Autorizuar të Shërbimit.
Vaji prishet edhe kur nuk përdoret. Kryeni kontroll dhe ndërrim të vajit në intervale kohore të rregullta (ndërrojeni me vaj të ri çdo 6 muaj).
●
●
Summary of Contents for EB7650TH
Page 202: ...202 ...
Page 203: ...203 ...
Page 204: ...Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 885332 965 IDE ...