
4
4
UDHËZIMET E SIGURISË
Udhëzime të përgjithshme
Për të mundësuar përdorimin e duhur dhe të sigurt, përdoruesi duhet të
lexojë, kuptojë dhe zbatojë udhëzimet në këtë manual për t’u familjarizuar
me përdorimin e ajërfryrësit (1). Përdoruesit e painformuar mjaftueshëm
rrezikojnë të dëmtojnë veten e tyre si dhe të tjerët nga përdorimi i
papërshtatshëm.
Rekomandohet që ajërfryrësi t’u huazohet vetëm njerëzve që kanë
provuar se kanë eksperiencë me ajërfryrësit.
Gjithmonë jepni edhe manualin e udhëzimeve.
Fillestarët duhet të kërkojnë nga shitësi udhëzimet bazë për t’u
familjarizuar me përdorimin e ajërfryrësit.
Fëmijët dhe të rinjtë nën 18 vjeç nuk duhet të lejohen ta përdorin
ajërfryrësin. Sidoqoftë, personat mbi moshën 16 vjeç mund ta përdorin
mjetin me kusht që të jenë trajnuar dhe vetëm nën mbikëqyrjen direkte të
një instruktori të kualifikuar.
Përdorimi i ajërfryrësit kërkon nivelin më të lartë të vëmendjes dhe
kujdesit.
Përdoreni ajërfryrësin vetëm nëse jeni në gjendje fizike të mirë.
Kryejini të gjitha punët qetësisht dhe me kujdes. Përdoruesit janë
përgjegjës edhe për personat e tjerë.
Kurrë mos e përdorni ajërfryrësin kur jeni nën ndikimin e alkoolit apo
lëndëve narkotike (2).
Mos e përdorni veglën kur jeni i lodhur.
Ruajini këto udhëzime për t’iu referuar në të ardhmen.
Pajime personale mbrojtëse
Veshja duhet të jetë funksionale dhe e përshtatshme, d.m.th. duhet të
jetë e puthitur në trup por të mos bëhet pengesë. Mos mbani bizhuteri,
veshje ose flokë të gjatë që mund të thithen nga hyrjet e ajrit.
Për të shmangur plagosjet e kokës, syve, duarve ose këmbëve, si dhe
për të mbrojtur dëgjimin, duhet të mbani pajimet e veshjet mbrojtëse
vijuese gjatë përdorimit të ajërfryrësit.
Kushtojini vëmendje të veçantë rregullave në vijim
Veshjet duhet të jenë të forta dhe të puthitura në trup, por të lejojnë lirinë
e lëvizjes. Mos mbani xhaketa të e lirshme, pantallona të e gjera apo të
ngushta nga poshtë, shall, flokë të gjatë të pambledhur apo çfarëdo gjë
që mund të thithet nga hyrja e ajrit. (4) Mbani kominoshe apo pantallona
të gjata për të mbrojtur këmbët.
Mos mbani pantallona të shkurtra. (4)
Në përgjithësi, produktet e motorit janë të zhurmshëm dhe zhurma e tyre
mund të dëmtojë dëgjimin tuaj. Mbani mbrojtëse për veshët (tapa veshësh
ose kufje) për të mbrojtur dëgjimin tuaj. Përdoruesit e vazhdueshëm dhe
të rregullt duhet të kontrollojnë rregullisht dëgjimin e tyre. (3)
Rekomandohet përdorimi i dorezave gjatë punës me ajërfryrësin.
Mbathni këpucë të forta me sholla jo të rrëshqitshme. (4)
Mbrojtja e syve është e detyrueshme. Megjithëse shkarkimi i ajrit ka
drejtim të kundërt me përdoruesin, mund të ketë thërrmija rikoshetë dhe
që kthehen mbrapsht. (3)
Kurrë mos e përdorni ajërfryrësin nëse nuk mbani syze mbrojtëse apo
syze sigurie të puthitura në pjesën e sipërme dhe anësore që pajtohen
me EN166 dhe rregulloret në vendin tuaj.
Për të pakësuar rreziqet që lidhen me thithjen e pluhurit, përdorni maskë
fytyre me filtër kur punoni në kushte me pluhur.
Ndezja e ajërfryrësit
Sigurohuni që të mos ketë fëmijë ose persona të tjerë në hapësirën e
punës prej 15 metrash (5) dhe gjithashtu kushtojuni vëmendje kafshëve
që gjenden afër. Kurrë mos e përdorni ajërfryrësin në zona urbane.
Para përdorimit, gjithmonë kontrolloni se ajërfryrësi është i sigurt për
përdorim:
Kontrolloni sigurinë e levës së valvulës. Leva e valvulës duhet të
kontrollohet që të ketë lëvizje të lehtë dhe pa pengesa. Kontrolloni
funksionimin e duhur të bllokuesit të levës. Kontrolloni që dorezat të jenë
të pastra e të thata dhe testoni funksionimin e çelësit l-O. Dorezat nuk
duhet të jenë të ndotura me vaj apo karburant.
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
●
(1)
(2)
(3)
(5)
(4)
15 metra
Summary of Contents for EB7650TH
Page 202: ...202 ...
Page 203: ...203 ...
Page 204: ...Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 885332 965 IDE ...