219 SHQIP
Përshkrimi i pjesëve
►
Fig.1
1
Filtri i ajrit (hyrja e ajrit)
2
Kutia e baterisë
3
Doreza e transportimit
4
Çelësi On/Auto-Off
5
Rregullator
6
Matësi i presionit në
dalje
7
Dalja e ajrit (Rc 1/4)
8
Bashkuesi i shpejtë (në
varësi të vendit)
9
Matësi i presionit të
depozitës
10
Valvula e sigurisë
11
Valvula e shkarkimit
12
Depozita e ajrit
KUJDES:
Përdorni gjithnjë aksesorë dhe pjesë të rekomanduara për përdorim me produktin Makita.
Nëse nuk bëni këtë, mund të shkaktoni dëmtime fizike. Aksesorët dhe shtesat duhet të përdoren për
qëllimin e tyre fillestar. Nëse keni nevojë për ndihmë, pyesni qendrën vendëse të shërbimit Makita.
Fjalor
MPa (megapaskal):
Matja metrike e presionit. 1
megapaskal është i barabartë me 10 bar.
Presioni cut-in:
Kur motori është i fikur, presioni i
depozitës së ajrit bie ndërsa vazhdoni ta përdorni
aksesorin ose mjetin me ajër. Kur depozita e ajrit bie në
një nivel të caktuar, motori do të rindizet automatikisht,
dhe ky quhet “presioni cut-in”.
Presioni cut-out:
Kur e ndizni kompresorin me ajër,
ai fillon të punojë, presioni në depozitën e ajrit fillon
të ndërtohet. Ai e rrit presionin në një nivel të caktuar
derisa motori të fiket automatikisht - duke e mbrojtur
kështu depozitën e ajrit nga presioni më i lartë se vlera
e lejuar e tij. Presioni në të cilin motori fiket, quhet
“presioni cut-out”.
Inspektimi pas marrjes
DËMTIMI: Çdo kompresori është testuar dhe kontrolluar
me kujdes para se të dërgohet. Nëse nuk trajtohet siç
duhet, mund të shkaktohen dëmtime gjatë transportit
dhe probleme gjatë punimit të kompresorit.
Menjëherë pas mbërritjes, kontrolloni pajisjen për
dëmtime qoftë për dëmtime të dukshme, qoftë për
dëmtime të fshehura për të shmangur shpenzimet që
ndodhin për t’i korrigjuar këto probleme. Kjo duhet të
bëhet pavarësisht nëse ka apo jo shenja të dukshme
në kontejnerin e transportit. Nëse ky produkt ju është
dërguar direkt juve, raportojini çdo dëmtim kompanisë
së transportit dhe merrni menjëherë masa për t’i
kontrolluar mallrat.
Procedurat e instalimit dhe
rregullimit
Vendi i kompresorit
Vendoseni kompresorin në një vend të pastër, të thatë dhe
të ajrosur mirë. Në filtrin e ajrit nuk duhet të ketë pengesa,
pasi kjo mund të pakësojë nxjerrjen e ajrit nga kompresori.
Kompresori duhet të vendoset të paktën 305 mm larg
nga muri ose pengesat e tjera që pengojnë kalimin e
ajrit. Koka e kompresorit dhe mbështjellja janë bërë të
përshtatshme për të bërë të mundur ftohjen e mirë.
Nëse lagështia është e lartë, mund të instalohet
një filtër ajri te adaptori i daljes së ajrit për të hequr
lagështinë e tepërt. Për montimin e duhur, ndiqni
udhëzimet e dhëna me filtrin e ajrit.
Vendoseni kompresorin në një sipërfaqe të rrafshët në
mënyrë që të qëndrojë në mënyrë të sigurt mbi këmbët
e gomës.
PARALAJMËRIM:
Rrezik rrëzimi
ÇFARË MUND TË NDODHË
Kompresori mund të bjerë nga një tavolinë, stol ose
çati, duke shkaktuar dëmtime në kompresor dhe
kjo mund t’i shkaktojë plagosje të rënda ose vdekje
operatorit.
SI TA PARANDALONI
Për të parandaluar lëvizjen aksidentale të
kompresorit, përdoreni gjithnjë kompresorin në një
pozicion të sigurt e të palëvizshëm. Asnjëherë mos e
përdorni kompresorin mbi çati ose në ndonjë pozicion
tjetër të lartë. Përdorni tub ajri më të gjatë për të
arritur vendet e larta.
Temperatura e funksionimit
Temperatura e operimit të këtij kompresori është
ndërmjet 0 °C dhe 40 °C.
KUJDES:
Asnjëherë mos e përdorni
kompresorin në temperatura nën 0 °C dhe mbi
40 °C.
Cikli i përdorimit
Të gjithë kompresorët e prodhuar nga Makita
rekomandohen të përdoren në një cikël pune jo më
tepër se 50%. Kjo do të thotë që një kompresor ajri që
pompon ajër më tepër se 50% në një orë konsiderohet
keqpërdorim pasi kompresori është tepër i vogël për
kërkesën për ajër.
Tubat
Tubi plastik ose PVC nuk është bërë t’u përdorur me
ajër të kompresuar. Pavarësisht nga vlera e lejuar e
presionit, tubi plastik mund të çahet nga presioni i ajrit.
Përdorni vetëm tub metalik për linjat e shpërndarjes
së ajrit. Nëse nevojitet një linjë tubi, përdorni tub me të
njëjtën madhësi ose më të madh se dalja e depozitës së
ajrit. Nëse tubi është shumë i vogël, kjo do të pakësojë
lëvizjen e ajrit. Nëse tubi është më tepër se 30,5 m,
përdorni masën tjetër më të madhe. Groposini linjat
nëntokësore poshtë linjës së ngricës dhe shmangni
xhepat ku mund të grumbullohet kondensimi dhe të
ngrijë. Aplikoni presion para se linjat nëntokësore
të mbulohen për t’u siguruar që në të asnjë prej
bashkimeve të tubave të mos ketë rrjedhje.