27
SHQIP
I gjithë ushqimi i ngrirë duhet të shkrijë duke përdorur nivelin e fuqisë së shkrirjes
(180 W).
Ushqimi
Racioni Koha
(min.)
Koha e
qëndrimit
(min.)
Udhëzimet
Mish
Mish viçi i grirë
500 g
10-12
5-20
Vendoseni mishin në një pjatë të sheshtë
prej qeramike. Mbulojini anët më të holla
me letër alumini.
Kthejeni nga ana tjetër kur të ketë kaluar
gjysma e kohës së shkrirjes!
Biftekë derri
250 g
6-8
Pulë
Copa mishi pule
500 g
(2 copë)
12-14
15-40
Së pari, vendosni copat e mishit të pulës,
fillimisht me pjesën e lëkurës poshtë, të
gjithë pulën fillimisht me pjesën e kraharorit
poshtë, në një pjatë të sheshtë prej
qeramike. Mbuloni pjesët e holla, siç janë
krahët dhe pjesët fundore me letër alumini.
Kthejeni nga ana tjetër kur të ketë kaluar
gjysma e kohës së shkrirjes!
E gjithë pula
1000 g 25-28
Peshk
Fileta peshku
250 g
(2 copë)
6-7
5-20
Vendosni peshkun e ngrirë në mes të një
pjate të sheshtë prej qeramike.
Vendosini pjesët më të holla poshtë
pjesëve më të trasha.
Mbulojini pjesët e ngushta fundore me
letër alumini. Kthejeni nga ana tjetër kur të
ketë kaluar gjysma e kohës së shkrirjes!
400 g
(4 copë)
11-13
Frutat
Fruta pylli
250 g
6-7
5-10
Shpërndajini frutat në një enë qelqi të
sheshtë dhe të rrumbullakët (me diametër
të madh).
Bukë
Panine
(secila afërsisht 50 g)
2 copë
4 copë
1½-2
3-4
5-10
Vendosini paninet në formë rrethi ose
bukën në drejtim horizontal mbi një letër
kuzhine në mes të pjatës rrotulluese.
Kthejeni nga ana tjetër kur të ketë kaluar
gjysma e kohës së shkrirjes!
Tost/sanduiç
250 g
4-5
Bukë gjermane
(drithëra + miell
thekre)
500 g
8-10
SKARA
Elementet i nxehjes së skarës ndodhen nën tavanin e zgavrës. Ato funksionojnë kur dera është
e mbyllur dhe kur pjata rrotulluese është duke u rrotulluar. Rrotullimi i pjatës rrotulluese e skuq
ushqimin në mënyrë më të njëtrajtshme. Nxehja paraprake e skarës për 2-3 minuta do të bëjë
që ushqimi të skuqet më shpejt.
Enë gatimi për pjekje në skarë:
Duhet të jetë flakëduruese dhe të ketë në përbërje metal. Mos përdorni enë gatimi prej plastike,
pasi mund të shkrijë.
Ushqimi i përshtatshëm për pjekje në skarë.
Bërxolla, salsiçet, biftekët, hamburgerët, pastërmaja, fetat e proshutës të kripura dhe të
tymosura, copat e peshkut, sanduiçët dhe të gjitha llojet e tostit të mbuluar me ingredientë.
Shënim i rëndësishëm:
Sa herë që të përdorni vetëm regjimin e pjekjes në skarë, sigurohuni që elementi i nxehjes së
skarës të vendoset nën tavanin e furrës, në pozicion horizontal dhe jo në murin e pasmë, në
pozicion vertikal. Mbani mend që ushqimi duhet të vendoset në skarën e sipërme, përveç
rasteve kur jepet një udhëzim tjetër.
MIKROVALË + SKARË
Ky regjim gatimi kombinon nxehjen rrezatuese që vjen nga skara me shpejtësinë e gatimit
me mikrovalë. Kjo funksionon vetëm kur dera është e mbyllur dhe kur pjata rrotulluese është
duke u rrotulluar. Për shkak të rrotullimit të pjatës rrotulluese, ushqimi skuqet në mënyrë të
njëtrajtshme.
Në këtë model disponohen tre regjime me kombinim.
600 W + Skarë, 450 W + Skarë dhe 300 W + Skarë.
Enë gatimi për t'u përdorur për gatimin me mikrovalë + skarë
Ju lutemi, përdorni enë gatimi të cilat lejojnë depërtimin e mikrovalëve. Ena e gatimit duhet të
jetë flakëduruese. Mos përdorni enë gatimi metalike për regjimin me kombinim. Mos përdorni
enë gatimi prej plastike, pasi mund të shkrijë.
Ushqimi i përshtatshëm për gatimet me mikrovalë + skarë:
Tek ushqimet e përshtatshme për regjimin e gatimit me kombinim përfshihen të gjitha llojet e
ushqimeve të gatuara të cilat kanë nevojë për ringrohje dhe skuqje, (p.sh., makaronat në furrë)
si dhe ushqimet që kërkojnë një kohë të shkurtër gatimi për të skuqur sipërfaqen e ushqimit.
Gjithashtu, ky regjim mund të përdoret për racionet e ushqimit me trashësi të madhe, të cilat
përfitojnë nga sipërfaqja e skuqur dhe e thatë (p.sh., copat e mishit të pulës, kthimi i tyre nga
ana tjetër në gjysmë). Ju lutemi, referojuni tabelës lidhur me skarën për hollësi të mëtejshme.
Shënim i rëndësishëm:
Sa herë që përdorni regjimin me kombinim (mikrovalë + pjekje në skarë), sigurohuni që elementi
i nxehjes së skarës të vendoset nën tavanin e furrës, në pozicion horizontal dhe jo në murin e
pasmë, në pozicion vertikal. Ushqimi duhet të vendoset në skarën e sipërme, përveç rasteve
kur jepet një udhëzim tjetër. Përndryshe, duhet të vendoset drejtpërdrejt në pjatën rrotulluese.
Ju lutemi, referojuni udhëzimeve në tabelën e mëposhtme.
Ushqimi duhet të kthehet në anën tjetër, nëse duhet të skuqet nga të dyja anët.
GE73A-BOL_DE68-04050B-04_SQ.indd 27
2013-09-16 �� 6:56:28
Содержание GE73A
Страница 31: ...ЗАБЕЛЕЖКА ЗАБЕЛЕЖКА GE73A BOL_DE68 04050B 04_BG indd 31 2013 09 16 6 42 21 ...
Страница 63: ...NAPOMENA NAPOMENA GE73A BOL_DE68 04050B 04_HR indd 31 2013 09 16 6 46 19 ...
Страница 95: ...ЗАБЕЛЕШКА ЗАБЕЛЕШКА GE73A BOL_DE68 04050B 04_MK indd 31 2013 09 16 6 49 34 ...
Страница 127: ...NOTĂ NOTĂ GE73A BOL_DE68 04050B 04_RO indd 31 2013 09 16 6 52 27 ...
Страница 159: ...SHËNIM SHËNIM GE73A BOL_DE68 04050B 04_SQ indd 31 2013 09 16 6 56 29 ...
Страница 191: ...NAPOMENA NAPOMENA GE73A BOL_DE68 04050B 04_SR indd 31 2013 09 16 6 59 36 ...
Страница 223: ...BELEŽKA BELEŽKA GE73A_BOL_DE68 04050B 04_SL indd 31 2013 09 16 6 38 14 ...
Страница 255: ...NOTE NOTE GE73A_BOL_DE68 04050B 04_EN indd 31 2013 09 16 6 30 22 ...