66
përshtatshëm sinjali nga lexuesi dhe më pas përdorni
dorezën për kontrollin e Sintonizimit
në radio sipas
nevojave për një dëgjim të këndshëm.
Dëgjimi i muzikës me Bluetooth
®
Duhet të përshtatni pajisjen tuaj Bluetooth
®
me radion
përpara se të bëni lidhje automatike për të luajtur/
transmetuar muzikë nga Bluetooth
®
nëpërmjet radios
suaj. Përshtatja krijon një “lidhje” të përhershme që dy
pajisjet ta njohin gjithmonë njëra-tjetrën.
Përshtatja e pajisjes suaj Bluetooth
®
1.
Shtypni butonin e Burimit
për të zgjedhur
funksionin Bluetooth
®
. Në ekran do të shfaqet “BT
READY” (Bluetooth
®
gati) dhe “READY” (Gati) do të
pulsojë me një interval kohor prej 2 sekondash.
2.
Aktivizoni Bluetooth
®
në pajisjen tuaj sipas manualit të
përdoruesit për pajisjen tuaj që të lejoni procedurën e
përshtatjes.
3.
Shtypni dhe lëshoni butonin e Përshtatjes
dhe më
pas në ekran do të shfaqet “BT PAIR” dhe do të
pulsojë çdo 1 sekondë. Mund të nisni kërkimin e
radios në pajisjen tuaj Bluetooth
®
. Pasi në pajisjen
Bluetooth
®
të shfaqet emri i radios, shtypeni emrin në
listën tuaj Bluetooth
®
.
Në disa modele të vjetra celularësh (versione më të
hershme se pajisja Bluetooth
®
BT2.1), mund t’ju
kërkohet të jepni kodin e kalimit “0000”.
4.
Pajisja juaj Bluetooth
®
do të lidhet me radion.
5.
Kur të jetë kryer lidhja “BLUETOOTH” do të mbetet në
ekran dhe drita e pasme do të fiket për 10 sekonda.
Tani mund të luani muzikë në pajisjen tuaj me Bluetooth
®
nëpërmjet radios.
Luajtja e pajisjes Bluetooth
®
, e cila është
e çiftuar
1.
Shtypni butonin e Burimit
për të zgjedhur
funksionin Bluetooth
®
. Në ekran do të shfaqet “BT
READY” (Bluetooth
®
gati) dhe “READY” (Gati) do të
pulsojë në interval çdo 2 sekonda.
2.
Kërkoni dhe lidhni radion në pajisjen Bluetooth
®
. Disa
pajisje mund të lidhen automatikisht me radion.
Tani mund të luani muzikë në pajisjen tuaj me Bluetooth
®
nëpërmjet radios.
Shënim:
a)
Radioja mund të çiftohet me të shumtën 8 pajisje
Bluetooth
®
. Kur çiftoni më shumë se 8 pajisje
Bluetooth
®
, historiku i çiftimit do të zëvendësohet nga
historiku i çiftimit më të hershëm.
b)
Nëse radioja kërkohet nga 2 pajisje Bluetooth
®
, ajo do
ta shfaqë disponueshmërinë e saj tek të dyja pajisjet.
c)
Nëse pajisja Bluetooth
®
shkëputet përkohësisht nga
radioja, atëherë duhet të rilidhni manualisht pajisjen me
radion.
d)
Nëse emri i radios tuaj shfaqet në listën e pajisjeve
Bluetooth
®
, por pajisja nuk mund të lidhet me të,
fshijeni nga lista emrin e artikullit të radios dhe çiftojeni
sërish pajisjen me radion duke ndjekur hapat e
përshkruar më lart.
e)
Largësia efikase e funksionimit ndërmjet radios dhe
pajisjes së përshtatur është afërsisht 10 metra
(30 feet).
f)
Çdo pengesë ndërmjet radios dhe pajisjes mund të ulë
largësinë e funksionimit.
Shkëputja e pajisjes suaj Bluetooth
®
Shtypni dhe mbani të shtypur butonin e Përshtatjes
për 2-3 sekonda për të shkëputur pajisjen tuaj Bluetooth
®
.
“BLUETOOTH” do të zhduket nga ekrani dhe kjo tregon
çaktivizimin e Bluetooth
®
-it.
Ngarkimi nga porta e USB-së për
furnizimin me energji (Fig. 10)
Në pjesën e përparme të radios gjendet një portë USB-je.
Pajisjen USB mund ta ngarkoni nëpërmjet portës së USB-
së.
1.
Lidheni pajisjen USB, si p.sh. iPod-in, lexuesin e MP3
ose CD-ve, me kabllon USB që mund ta gjeni në treg.
2.
Shtypni butonin e Energjisë
për të ndezur
radion
.
3.
Pavarësisht nëse radioja punon me rrymë alternative
ose me bateri, radioja mund ta ngarkojë pajisjen USB
kur radioja është e ndezur dhe në modalitet radioje
FM, modalitet BT ose modalitet AUX, informacion i cili
shfaqet kur lidhet një burim i jashtëm audioje.
Shënim:
Pajisjet USB nuk mund të ngarkohen në modalitet AM
pasi forca e sinjalit të radios dobësohet shumë gjatë
ngarkimit të pajisjes USB.
• Volumi maksimal i fuqisë së altoparlantit do të ulet kur
USB është në ngarkim.
• Priza e USB-së mund të furnizojë një rrymë elektrike
maksimumi 1 A 5 V.
E rëndësishme:
• Përpara se të lidhni pajisjen tuaj USB me ngarkuesin,
krijoni gjithmonë një kopje mbështetëse të të dhënave
në pajisjen tuaj USB. Në të kundërt ekziston mundësia
që të dhënat tuaja të humbin.
• Ngarkuesi nuk mund të furnizojë me energji disa pajisje
USB.
• Gjatë kohës që nuk është në përdorim, ose pas
ngarkimit hiqni kabllon e USB-së dhe mbyllni kapakun.
• Mos e lidhni burimin e energjisë me portën e USB-së.
Në të kundërt ekziston rreziku i zjarrit. Porta e USB-së
është planifikuar vetëm për të ngarkuar pajisje me
tension më të ulët. Kur nuk jeni duke ngarkuar pajisje
me tension më të ulët gjithmonë vendosni kapakun në
portën e USB-së.
• Mos futni gozhdë, tela, etj., në portën e USB-së për
furnizimin me energji. Në të kundërt qarku i shkurtër
mund të shkaktojë tym dhe zjarr.
• Mos e lidhni këtë prizë USB-je me portën e USB-së në
PC-në tuaj, sepse ka shumë gjasa që të shkaktojë
prishjen e njësive.
Содержание DMR108
Страница 3: ...3 2 3 4 5 6 7 14 16 25 26 25 26 25 25 ...
Страница 4: ...4 8 9 10 27 28 13 1 9 10 ...