19
5. Funksionimi
Bateritë PowerSafe SBS XC janë dizajnuar veçanërisht për aplikime ciklike në rrjete
elektrike jo-stabile ku për shkak të kërkesave mbi baterinë, ka një rrezik të lartë për
funksionim të pa-kontrolluar të baterisë në gjendje pjesërisht të karikuar.
Bateria ka performancën dhe jetëgjatësinë e shërbimit optimal kur punon në
temperaturën 20°C. Diapazoni i temperaturës maksimale të funksionimit është -40°C
deri në +50°C.
5.1. Operimi në Voltazhit Plotësues (Float Voltage)
Rekomandohen karikues të voltazhit konstant. Voltazhi karikues duhet të vendoset në
vlerën e barabartë me 2.29Vpc në 20°C/68°F.
Kompenzimi i rekomanduar i voltazhit plotësues ndaj temperaturës është:
• 2.29Vpc +3mV për qelizë për °C nën 20°C
• 2.29Vpc -3mV për qelizë për °C nën 20°C
5.2. Operimet e karikimit të shpejtë
Pranimi i lartë i karikimit të Teknologjisë TPPL i përdorur në PowerSafe SBS XC është i
përshtatshëm për aplikime të cilat kërkojnë që shpejt të përsëritet funksionimi, në këto
aplikime, voltazhi i ridrejtuesit duhet të vendoset në 2.35Vpc në 2.40Vpc në 20°C.
Pasi të jetë plotësisht e karikuar, voltazhi mund të ndryshohet në voltazh plotësues
(float voltage) me kompensimin e temperaturës sipas nevojës.
Detaje të mëtejshme mund të gjenden në Udhëzuesin operativ të PowerSafe SBS XC për
Aplikimet ku rrjeti elektrik është jo-stabil.
5.3. Rryma e karikimit
Për shkak të rezistencës së tyre të brendshme shumë të ulët bateritë PowerSafe SBS XC
do të pranojnë rrymë të pakufizuar gjatë rikarikimit. Sidoqoftë, për arsye të kostos dhe
për arsye praktike në përdorimet plotësuese (float application) ku koha e rikarikimit
për të përsëritur detyrën nuk është kritike, rryma e ridrejtuar mund të kufizohet në
ngarkesën plus 0.1C
10
Amp(minimalisht).
5.4. Shkarkimi
Bateritë nuk duhet të mbeten në gjendje të shkarkuar pas furnizimit të ngarkesës, por
duhet të kthehen menjëherë në rikarikim.
Mosrespektimi i këtyre kushteve mund të rezultojë në reduktim tepër të madh të
jetëgjatësisë së shërbimit.
5.5. Shkarkime të thella aksidentale
Për të mbrojtur baterinë këshillohet që të keni monitorim të sistemit dhe ndërprerje të
voltazhës të ulët. Duhet të kryhet një shkëputje e voltazhit të ulët prej 1.93 Vpc (80%
DoD), për të mbrojtur baterinë nga mbi-shkarkimi abuziv.
Shkarkimi abuziv mund të çojë në shkatërrim të parakohshëm të baterisë duke e ulur
ndjeshëm jetëgjatësinë e saj.
5.6. Efektet e temperaturës
Operimi i baterive me valvula rregulluese në temperatura më të larta se 20°C do të
reduktojë jetëgjatësinë e pritshme. Jetëgjatësia reduktohet me 50% për çdo 10°C që
rritet temperatura.
5.7. Operimi në Rrjet Elektrik jo-stabil me rrezik të lartë të gjendjes pjesërisht të
karikuar e të pakontrolluar
Kapaciteti i pranimit të karikimit të lartë të moduleve monobllok dhe qelizave
PowerSafe SBS XC lejon përdorimin e teknikave të karikimit të shpejtë. Kjo mundëson
që bateria më shpejtë të jetë në gjendje të plotë të karikimit dhe të ketë kapacitet më
të madh të baterisë në dispozicion në rast të ndërprerjeve të mëtejshme të rrymës. Kur
ndërprerjet e energjisë janë të shpeshta PowerSafe SBS XC mund të operohet në kushte
të gjendjes së pjesshme të karikimit. Është shumë e rëndësishme që bateria të kthehet
në gjendje të karikimit të plotë për të siguruar që nuk ka probleme të reduktimit të
performancës për shkak të akumulimit së sulfateve irriversibile.
Pasi bateria të vendoset në gjendje të plotë të karikimit, vendosja e voltazhit duhet
të kthehet në voltazhin plotësues, duke kompensuar temperaturën, në mënyrë që të
parandalohen periudhat e zgjatura të mbingarkimit.
Detajet e mëtejshme mund të gjenden në Udhëzuesin operativ të PowerSafe SBS XC për
Aplikimet në Rrjet Elektrik jo-stabil.
6. Regjistrimi i të dhënave
Rekomandohet që, të paktën informacionet e mëposhtme të regjistrohen sistematikisht
- të cilat përdoruesi duhet ti vendosë në dispozicionin e EnerSys për të vërtetuar çdo
kërkesë garancie,
1) Regjistrimi i karikimit fillestar.
2) Numri i cikleve të kryera dhe sasia e shkarkimit (“DoD”) për çdo cikël.
3) Kohëzgjatja e çdo shkarkimi dhe cikli karikimi, dhe Ah (Amper orë) gjatë karikimit
dhe shkarkimit (Wh (Watt orë) e gjatë karikimit dhe shkarkimit).
4) Detaje të plota për profilin e karikimit të voltazhit/rrymës për 50 ciklet e fundit.
5) Historiku i plotë i temperaturave të ambientit dhe sipërfaqes së baterisë, të
regjistruara në intervale të rregullta përgjatë funksionimit dhe jetëgjatësisë së
baterisë.
6) Koha dhe data e çdo “ngjarjeje” (një “ngjarje” përcaktohet si fillimi/ndalimi i
shkarkimit të baterisë, fillimi/ndalimi i rikarikimit të baterisë, fillimi ndalimi i çdo
energjie të marrë nga gjeneratori apo ndonjë tjetër burim energjie, etj).
Kontaktoni EnerSys nëse keni pyetje në lidhje me mirëmbajtjen.
7. Hedhja pas përdorimit
Bateritë PowerSafe SBS XC janë të riciklueshme. Bateritë e përdorura duhet të
paketohen dhe të transportohen në përputhje me rregullat mbizotëruese të transportit
dhe rregulloreve.
Bateritë e përdorura duhet të hidhen në përputhje me ligjet lokale dhe kombëtare nga
një riciklues i licensuar/certifikuar për bateri me acid plumbi.
PowerSafe
®
SBS
®
XC
AL