![EnerSys PowerSafe SBS XC Скачать руководство пользователя страница 18](http://html1.mh-extra.com/html/enersys/powersafe-sbs-xc/powersafe-sbs-xc_installation-operation-and-maintenance-manual_2411516018.webp)
18
1. Dorëzimi
Pas marrjes së dërgesës, kontrolloni përmbajtjen në përputhje me paketimin dhe për
dëmtime. Njoftoni menjëherë EnerSysR për ndonjë artikull të dëmtuar ose që mungon.
EnerSys nuk është përgjegjës për dëmtimet gjatë transportimit ose mungesat që
marrësi nuk i raporton transportuesit.
2. Ruajtja
2,1. Kushtet dhe Koha e Magazinimit
Nëse bateria nuk mund të instalohet menjëherë duhet të magazinohet në një vend të
pastër, të freskët dhe të thatë. Gjatë magazinimit bateritë humbasin kapacitetin përmes
vetë-shkarkimit. Temperaturat e larta rrisin shkallën e vetë-shkarkimit dhe reduktojnë
jetëgjatësinë e magazinimit.
2.1.1. Grafiku më poshtë tregon lidhjen midis voltazhit të qarkut të hapur (OCV) dhe
kohës së magazinimit në temperatura të ndryshme.
2.1.2. Koha maksimale para rikarikimit nevojitet dhe intervalet e auditit OCV të
rekomanduara janë:
Temperatura
(°C / °F)
Koha e Magazinimit
(Muaj)
Intervalet e auditimit OCV
(Muaj)
+10 / +50
48
12
+15 / +59
34
12
+20 / +68
24
12
+25 / +77
17
6
+30 / +96
12
6
+35 / +95
8.5
3
+40 / +104
6
3
2.1.3. Bateritë duhet të rikarikohen kur OCV-ja i afrohet vlerës së barabartë me 2.10 Volt
për qelizë ose kur arrihet koha maksimale e ruajtjes, cilado që ndodh më parë.
2.2. Rikarikimi
Karikoni bateritë ose vargjet e baterive në voltazh konstant të barabartë me 2.29-
2.40Vpc me një minimum prej 0.1C
10
Amp në dispozicion për një periudhë prej 24 orësh.
2.3. Karikimi fillestar
Përpara fillimit të operimit, bateria duhet të ketë një karikim fillestar. Bateritë duhet të
karikohen duke përdorur voltazh konstant me një rrymë të ngarkuar minimalisht prej
0.1C10 Amp pa ngarkesë (shpenzim) të lidhur me baterinë.
Mund të përdoret ndonjë nga metodat e mëposhtme:
• Karikim për 7 ditë në voltazhin plotësues (Float Voltage) të rekomanduar prej
2.29Vpc në 20°C, ose
• Karikim për 24 orë në voltazhin shtytës (BOOST Voltage) të rekomanduar prej
2.40Vpc në 20°C.
Bateria pastaj do të kthehet me karikimin plotësues (FLOAT Charge), duke e mbajtur
baterinë në voltazh prej 24 orësh përpara çdo prove të shkarkimit.
3. Vendndodhja e baterisë
Hapësira/dhoma e baterisë duhet të ketë ventilim të mjaftueshëm për të kufizuar
akumulimin e hidrogjenit. Bateritë duhet të instalohen në përputhje me standardet EN
50272-2 dhe me çdo ligj dhe rregullore tjetër lokale/kombëtare.
4. Instalimi
Pavarësisht përdorimit, bateritë PowerSafe SBS XC mund të vendoset në çdo drejtim
përveç përmbys.
Megjithatë, në përdorimet ciklike, EnerSys rekomandon të instaloni qelizat 2 Volt
DIN-size në drejtim horizontal. Në ketë konfigurim duhet të zbatohen udhëzimet e
mëposhtme.
• Mos i përdorni polet e terminaleve për të ngritur ose mbajtur bateritë.
• Mos i instaloni qelizat në mënyrë të tillë që lidhja ndërmjet kutisë dhe kapakut të jet
në kontakt me raftin.
• Sigurohuni që shigjeta në kapakun e çdo njësie ka orientim vertikal.
Çdo bateri ka shtrënguesit dhe lidhëset e terminaleve.
Terminali pozitiv identifikohet me simbolin “+” në çdo modul mono-blloku/qelize.
Instaloni bateritë në përputhje me udhëzimet dhe/ose vizatimet teknike, duke u
siguruar se vendndodhja dhe polariteti i terminaleve është korrekt.
Lidhini bateritë me lidhëset dhe shtrënguesit e ofruar. Niveli i shtrëngimit tregohet në
etiketën e produktit.
Vendosni menjëherë kapakët izolues në pozicion pasi ti keni shtrënguar mirë.
Vo
ltazhi i qarkut të hapur për qelizë.
Përafërsisht %-ja e gjendjes se
ka
rikimi
t.
Muajt
Trajtimi
Bateritë PowerSafe SBS XC janë të karikuara me rrymë
dhe mund te shkaktojnë rryma jashtëzakonisht të larta
në rast të qarkut të shkurtër.
Kujdesuni që të shmangni krijimin e qarkut të shkurtër
mes terminaleve të polaritetit të kundërt.
E rëndësishme
Ju lutemi ta lexoni këtë manual sapo të merrni baterinë, përpara se ta hiqni nga ambalazhi dhe ta instaloni. Mosveprimi në përputhje me këto udhëzime i bën të gjitha garancitë të
pavlefshme.
Kujdesi për sigurinë tuaj
Mbani larg flakët
Në rast të mbingarkimit aksidental një gaz i
ndezshëm
mund të rrjedhë nga valvulat siguruese të baterisë.
Shkarkoni çdo energji elektrike statike të mundshme
Veglat
Përdorni vegla me mbajtëse të izoluara. Mos vendosni dhe
mos hudhni objekte të metalta mbi baterinë. Largoni unazat,
byzylykët dhe veshje të tjera me pjesë të metalta të cilat mund të
vijnë në kontakt me terminalet e baterisë.
Ndalohet duhani,
flakët dhe
shkëndijat
Mbroni
sytë
Lexoni
udhëzimet
Rrezik
elektrik
Rrezik
Ricikloni bateritë
e përdorura.
Përmbajnë plumb
Elektroliti
është gërryes
Në rast kontakti të acidit me sytë ose
lëkurën, lajini me ujë të bollshëm dhe të
pastër. Më pas kërkoni ndihmë mjekësore.
Acidi në rroba duhet larë me ujë
Paralajmërim: Rrezik zjarri, shpërthimi ose djegiesh. Mos e
çmontoni, mos e nxehni mbi 60°C (140°F), ose mos e digjni.
Bateria ka pjesë metalike në tension, shmangni qarqet e
shkurtra. Mos vendosni vegla ose objekte të tjera mbi bateri
Paralajmërim, Propozimi i 65-të i shtetit të Kalifornisë - Polet, terminalet dhe pajisjet përkatëse të baterive përmbajnë plumb dhe përbërës të plumbit, kimikate të njohura në
shtetin e Kalifornisë si shkaktare të kancerit dhe dëmtim të shëndetit riprodhues. Lani duart pas përdorimit.
PowerSafe
®
SBS
®
XC
AL