86
g)
Mos përdorni aksesorë të dëmtuar. Para çdo
përdorimi inspektoni aksesoret si: disqet
abrazive për ndonjë plasaritje ose cifla,
pllakat mbështetëse mos kanë çarje, konsum-
im ose shqyerje, brushat me tela mos kanë
ndonjë tel të lirë ose të këputur. Nëse vegla
ose akesorët ju kanë rënë në tokë, shihni mos
është dëmtuar e nëse po, montoni atë të re (të
padëmtuar). Pas montimit largoni njerëzit
përreth larg drejtimit rrotullues dhe vëni në
punë pa ngarkesë të punojë për 1 minutë në
shpejtësi maksimale.
Aksesorët e dëmtuar zakonisht
prishen gjatë këtij testi (gjatë kësaj kohe).
h)
Veshni pajisje mbrojtëse. Varësisht nga puna,
përdorni mbrojtëse fytyre, syze, ose syze
sigurie. Nëse është e nevojshme vëni maskë
pluhuri, kufje anti-zhurmë, dorëza dhe
mbrojtëse që mund të ndalojë fragmentet e
vogla të materialeve.
Mbrojtëset e syve duhet të
jenë në gjendje të mbrojnë sytë nga grimcat fluturuese
që shkëputen gjatë punës. Maska e pluhurit ose
respiratori duhet të jetë në gjendje të filtrojë pluhurin e
gjeneruar nga puna. Ekspozimi i tejzgjatur në zhurma të
intenzitetit të lartë mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
i)
Njerëzit përreth duhet të rrinë larg në distancë
nga zona e punës. Kushdo që hyn në zonën
ku punohet duhet të vëjë pajisjet mbrojtëse
personale.
Fragmentet e materialit ose pjesët e
aksesorëve të thyer mund të fluturojnë dhe t’í shkaktojnë
lëndim njerëzve përreth zonës punuese.
j)
Mbërtheni veglën vetëm për sipërfaqet e
izoluara e sidomos kur vegla prerëse mund të
prekë kabllot e fshehura apo edhe kabllon e
vet.
Vegla prerëse nëse vie në kontakt me tel që ka
rrymë elektrike mund të përçojë rrymën dhe të vret
operatorin.
k)
Vendosni kabllon larg aksesorit rrotullues
(psh. diskut).
Nëse humbni kontrollin, kabllo mund të
zihet pisk dhe dora juaj ose krahu mund të tërheqen në
aksesorin rrotullues.
l)
Kurrë mos lëshoni veglën nga dora pa u
ndaluar rrotullimi plotësisht.
Aksesori rrotullues
mund të kapet për sipërfaqe dhe të tërheqë veglën jashtë
kontrollit tuaj.
m)
Mos startoni veglën përderisa e mbani afër
jush.
Kontakti aksidental me aksesorin rrotullues mund
të ju ngjitet në rroba duke tërhequr veglën drejt trupit
tuaj.
n)
Rregullisht pastroni pjesët ventiluese të
veglës
.
Ventilatori i motorit tërheqë pluhurin brenda shtëpizës
dhe akumulimi i metalit pluhur mund të shkaktojë
rrezik nga rryma.
o)
Mos punoni me vegël pranë materialeve të
ndezshme
. Shkëndijat mund të ndezin këto
materiale.
p)
Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës
me lëng (fluid).
Përdorimi i ujit dhe lëngjeve tjera
mund të shkaktojnë goditjen nga rryma.
2) Këshilla tjera të sigurisë për të gjitha
operacionet dhe zënien pisk të aksesorit.
Zënia pisk është reaksion i bllokimit ose zënies së
diskut rrotullues ose aksesorit. Kjo shkakton ndalje të
vrullshme të aksesorit rrotullues dhe dëbon veglën në
mënyrë të pakontrollueshme në kahun e kundërt të
rrotullimit të askesorit në momentin e zënies-bllokimit.
Për shembull, nëse një disk abraziv bllokohet ose zihet
nga pjesa që punohet, buza e diskut që hyn në pikën
ku zihet mund të kapet për sipërfaqen e materialit
duke shkaktuar “ecjen” e diskut nëpër sipërfaqe apo
kërcimin e tij. Disku mund të kërcejë nga dora e
operatorit ose të largohet në drejtimin që ka në
momentin e zënies pisk. Këto disqe abrazive mund
edhe të thyhen në këso raste.
Reaksioni i veglës (goditja) vjen si pasojë e përdorimit
joadekuat dhe / ose procedurës jo të drejtë të
operimit dhe mund të shmanget duke marrë masat si
në vijim.
a)
Mbërtheni fortë veglën dhe vendosni trupin
dhe krahun tuaj ashtuqë të rezistoni
goditjet nga vegla. Gjitherë përdorni
dorezën ndihmëse, nëse ka, për kontroll
maksimal nga goditja ose reaksioni i torkut
(momentit përdredhës) gjatë startimit.
Operatori mund të kontrollojë reaksionet e momentit
përdredhës ose forcës goditëse nëse merren masat
parandaluese.
b)
Kurrë mos vendosni dorën tuaj afër
aksesorit rrotullues.
Aksesori mund të godisë
prapa mbi dorën tuaj.
c)
Mos vendosni trupin tuaj në pjesën ku vegla
elektrike lëvizë ose goditja prapa mund të
ndodhë.
Goditja prapa rrotullon veglën në kahun e
kundërt të rrotullimit të diskut në momentin e zënies
pisk (bllokimit).
d)
Keni kujdes të veçantë kur përpunoni
këndet, tehet e mprehëta etj. Shmangni
hedhjen (kërcimin) dhe zënien e veglës.
Tehet, majat e mprehta ose hedhëse kanë tendencë të
ngjiten për aksesorin rrotullues dhe të shkaktojnë
humbje të kontrollit dhe goditje prapa.
e)
Mos montoni teh gdhendës të drurit ose teh
sharre të dhëmbëzuar
.