87
tehet e tilla krijojnë shpesh goditje dhe humbje të
kontrollit.
3) Këshilla shtesë të sigurisë për operacionet e
prerjes dhe gërryerjes
Paralajmërimet e sigurisë për operacionet
prerëse abrazive dhe gërryese
a)
Përdorni vetëm disqe që rekomandohen
për veglën tuaj dhe mbrojtëse specifike të
dizajnuar për diskun e përzgjedhur.
Disqet
për të cilat nuk është dizajnuar vegla nuk mund të
mbrohen në mënyrë adekuate dhe janë të pasigurta.
b)
Mbrojtësja duhet të montohet në mënyrë të
sigurtë dhe të pozicionohet ashtuqë disku
sa më pak të jetë i ekpozuar drejt opera-
torit.
Mbrojtësja mbron operatorin nga fragmentet e
thyera të diskut dhe nga kontakti aksidental me disk.
c)
Disqet duhet të përdoren vetëm për punët e
destinuara. Psh: mos gërryeni me pjesën
anësore të diskut prerës.
Disqet prerëse
abrazive janë destinuar për gërryerje periferike,
ndërsa forcat anësore të tyre mund të shkaktojnë
copëtimin e tyre.
d)
Gjithherë përdorni fllanxha të padëmtuara
të disqeve të madhësisë korrekte dhe
formës së diskut të zgjedhur.
Fllanxhat e
duhura mbështetin diskun dhe pakësojnë mundësinë
që disku të thyhet. Fllanxhat për disqe prerëse mund
të jenë të ndryshme nga ato për disqet gërryese.
e)
Mos përdorni disqe të konsumuara
(harxhuara) nga veglat elektrike më të
mëdha.
Kur disqet prodhohen për veglat e mëdha
ato nuk bën të përdoren për veglat e vogla që kanë
shpejtësi të madhe rrotullimi dhe kështu mund të
pëlcasin.
4) Këshilla shtesë të sigurisë për operacionet
prerëse
Paralajmërimet shtesë të sigurisë për
operacionet prerëse abrazive
a)
Mos “bllokoni”diskun prerës dhe mos
aplikoni shtypje të tepërt. Mos tentoni të
bëni prerje të thellë vrullshëm
. Tensionimi i
tepërt i diskut rritë ngarkesën dhe ndjeshmërinë ndaj
përdredhjes ose lidhjes së diskut në prerje dhe
mundësisë së goditjes prapa apo thyerjes së tij.
b)
Mos u poziciononi në linjë me diskun
rrotullues dhe prapa tij.
Gjatë punës kur disku
lëviz tutje nga trupi juaj goditja mund të rrotullojë
diskun rrotullues dhe veglën drejt jush.
c)
Kur disku lidhet ose kur ndërpreni prerjen,
çkyçni veglën dhe mbajeni të palëvizshme
derisa të ndalet plotësisht. Mos tentoni të
heqni diskun nga prerja përderisa është
duke u rrotulluar përndryshe mund të
ndodhë goditja prapa.
Analizoni dhe merrni hapat e nevojshëm pët të
eliminuar shkaqet e lidhjes së diskut.
d)
Mos ri-startoni operacionin e prerjes nëse
disku është në pjesën që prehet. Rifuteni
diskun prerës në pjesën vetëm atëherë kur
arrihet shpejtësia maksimale.
Disku mund të
lidhet, të “ecë” ose të godisë prapa nëse vegla
ri-startohet në pjesën punuese.
e)
Përforconi (mbështetni) panelet ose pjesët e
mëdha që punohen për të zvogëluar
rrezikun e zënies pisk dhe goditjes prapa.
Pjesët e mëdha kanë tendencë të përkuljes (epjes) për
shkak të peshës së tyre. Duhet vënë mbështetje nën to
afër linjës së prerjes dhe afër skajeve të pjesës që
punohet në të dy anët e saj në drejtimin e diskut.
f)
Bëni kujdes të shtuar kur bëni prerje në
formë “xhepi”në muret ekzistuese apo
vende tjera çorre.
Disku i zgjatur mund të presë
gypat e gazit ose telat elektrik apo objekte që mund
të shkaktojnë goditje prapa.
5) Këshilla shtesë sigurie për operacionet e
zmerilimit (”letra grithëse”)
Paralajmërimet e veçanta të sigurisë për
operacionet zmeriluese
a)
Mos përdorni letër tepër të madhe zmeri-
luese. Ndiqni rekomandimet e prodhuesit
kur përzgjedhni letrën zmeriluese.
Letra e
madhe zmeriluese që del përtej pllakës, paraqet
rrezik nga shqyerja dhe mund të shkaktojë zënien dhe
shqyerjen e diskut ose goditjen.
6) Këshilla shtesë për operacionet e polirimit
(lustrimit)
Paralajmërimet e sigurisë të veçanta për
operacionet e polirimit (lustrimit)
a)
Mos lejoni ndonjë pjesë të lirë të kapotës
poliruese apo të fijeve të saj shtrënguese të
jenë të lira. Lidhni ose këputni fijet e lira.
Fijet e lira që rrotullohen mund tju ngatërrojnë gishtat
apo të kapen për pjesën punuese.
7) Këshilla shtesë të sigurisë për operacionet e
gërryerjes me brushën me tela
Paralajmërimet e sigurisë të veçanta për
operacionet me brushën me tela
a)
Kini vëmendjen që telat e brushës flaken
nga brusha edhe gjatë punës së
zakonshme. Mos i mbingarkoni telat
përmes aplikimit të ngarkesës në brushë.
Telat mund të depërtojnë lehtë përmes rrobave të
holla në lëkurën tuaj.
b)
Nëse rekomandohet përdorimi i mbrojtëses
gjatë punës me brushë, mos lejoni që
mrojtësja të prekë fijet e telit të brushës.
Disku me tela ose brusha mund të zgjerohet në
diametër nga ngarkesa dhe forca centrifugale.