Shqip - 13
04
KARAK
TERIS
TIKA
T E FURRËS / PËRDORIMI I FURRËS
përdorimi i furrës
VENDOSJA E ORËS
Furra juaj me mikrovalë ka një orë të brendshme. Kur lidhet me energjinë, në ekran
shfaqet automatikisht “:0”, “88:88” ose “12:00”.
Ju lutemi vendosni orën aktuale. Ora mund të shfaqet ose në formatin me 24 orë
ose me 12 orë. Ju duhet të vendosni orën:
• Kur instaloni fillimisht furrën tuaj me mikrovalë
• Pas një ndërprerje të energjisë
Mos harroni të rivendosni orën kur kaloni nga periudha e verës në periudhën e
dimrit dhe anasjelltas.
Funksioni automatik i kursimit të energjisë
Nëse nuk zgjidhni ndonjë funksion kur pajisja është në mes të cilësimit ose
funksionimit në gjendje përkohësisht të ndaluar, funksioni anulohet dhe ora do
të shfaqet pas 25 minutash.
Llamba e furrës do të fiket pas 5 minutash kur dera është e hapur.
1. Për të afishuar orën në...
Numërim 24 orësh
Numërim 12 orësh
Shtypni një ose dy herë butonin
Ora
( ).
2.
Rrotulloni
dorezën e çelësit
për të vendosur orën.
3.
Shtypni butonin
Ora
( ).
4.
Rrotulloni
dorezën e çelësit
për të vendosur minutën.
5.
Shtypni butonin
Ora
( ).
SI PUNON FURRA ME MIKROVALË
Mikrovalët janë valë elektromagnetike me frekuencë të lartë; energjia e
çliruar mundëson gatimin ose ringrohjen e ushqimit pa i ndryshuar formën
apo ngjyrën.
Furrën me mikrovalë mund ta përdorni për:
•
Shkrirje (manuale dhe automatike)
•
Gatim
•
Ringrohje
Parimi i gatimit.
1.
Mikrovalët e prodhuara nga magnetroni shpërndahen
njëtrajtësisht ndërkohë që ushqimi rrotullohet
në pjatën rrotulluese. Kështu ushqimi gatuhet
njëtrajtësisht.
2.
Mikrovalët përthithen nga ushqimi deri në një thellësi
prej 1 inç (2,5 cm). Pastaj gatimi vazhdon ndërkohë
që nxehtësia shpërndahet brenda ushqimit.
3.
Koha e gatimit ndryshon sipas marrësit dhe
karakteristikave të ushqimit:
•
Sasia dhe dendësia
•
Përmbajtja e ujit
•
Temperatura fillestare (ngrirë ose jo)
Duke qenë se qendra e ushqimit gatuhet me shpërndarje të nxehtësisë,
gatimi vazhdon edhe pasi e keni nxjerrë ushqimin nga furra. Kohët e
qëndrimit të përcaktuara në receta dhe në këtë libërth duhet respektuar
për të garantuar:
• Gatimin e njëtrajtshëm të ushqimit deri në qendër.
• Temperaturën e njëjtë brenda gjithë ushqimit
MG23F301TAK_OL_DE68-04178G-05_SQ.indd 13
MG23F301TAK_OL_DE68-04178G-05_SQ.indd 13
6/7/2022 12:53:54 PM
6/7/2022 12:53:54 PM