4
_ udhëzimet e sigurisë
•
Nëse kjo pajisje ka funksion me avull ose me vetëpastrim, derdhjet e tepërta duhet të hiqen
para se të bëhet pastrimi dhe asnjë nga enët nuk duhet të lihet në furrë gjatë pastrimit ose
vetëpastrimit.
•
Nëse kjo pajisje ka funksion me vetëpastrim, gjatë vetëpastrimit, sipërfaqet mund të nxehen më
shumë se zakonisht dhe në këtë rast fëmijët duhen mbajtur larg.
•
Mos shkelni, mos u mbështesni, mos u ulni dhe mos vendosni gjëra të rënda mbi derë.
•
Mos e hapni derën me shumë forcë.
PARALAJMËRIM:
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti elektrik, madje edhe pasi të ketë
mbaruar procesi i gatimit.
PARALAJMËRIM:
Mos e lini derën hapur ndërkohë që furra është duke punuar.
UDHËZIMET PËR HEDHJEN
Hedhja e materialeve të paketimit
•
Materiali që përdoret për paketimin e kësaj pajisjeje është i riciklueshëm.
•
Hidhini materialet e paketimit në vendin e përshtatshëm të depozitimit në ambientin e eliminimit
të mbeturinave në vendin tuaj.
Hedhja e pajisjeve të vjetra
PARALAJMËRIM
: Para se të hidhni pajisjet e vjetra, nxirrini jashtë funksionimit në mënyrë që
të mos përbëjnë burim rreziku.
Për ta bërë këtë, shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji dhe hiqeni
spinën elektrike.
Për të mbrojtur mjedisin, është e rëndësishme që pajisjet e vjetra të hidhen në mënyrën e
duhur.
•
Pajisja nuk duhet të hidhet bashkë me mbeturinat e tjera shtëpiake.
•
Mund të merrni informacion rreth të dhënave për grumbullimin dhe për vendet e eliminimit të
mbeturinave urbane nga drejtoria ose këshilli juaj vendor.
ELIMINIMI I DUHUR I KËTIJ PRODUKTI
(PAJISJE MBETURINË ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE)
(Të zbatueshme në Bashkimin Evropian dhe në vende të tjera evropiane me
sisteme të ndara të grumbullimit)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literatura tregon se produkti
dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të
hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre të punës.
Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga
hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të
mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të mbështetur ripërdorimin
e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë këtë
produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t’i dërgojnë
këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet
dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë elektronike nuk
duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
BQ2Q7G214_BOL_DG68-00447J-01_SQ.indb 4
7/4/2013 1:13:03 PM