SQ - 76
5 PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Shkëputeni njësinë nga priza para se
ta pastroni.
Mos e lani makinën tuaj duke hedhur
ujë mbi të.
Mos përdorni produkte, detergjente
ose sapunë gërryes për pastrimin e
pajisjes. Pasi t'i keni larë, shpëlani me ujë
të pastër dhe fshijini me kujdes. Pasi të keni
mbaruar pastrimin, rilidhni spinën me
rrymën elektrike me duar të thata.
•
Sigurohuni që të mos futet ujë në kutinë e
llambës dhe komponentet tjera elektrike.
•
Pajisja duhet të pastrohet rregullisht duke
përdorur një solucion të bikarbonatit të
sodës dhe ujë të ngrohtë.
•
Pastroni me dorë aksesorët veçmas me
ujë dhe sapun. Mos i pastroni aksesorët
me enëlarëse.
•
Pastroni kondensatorin me furçë së
paku dy herë në vit. Kjo do t’ju ndihmojë
të kurseni kostot e energjisë dhe të rrit
produktivitetin.
Furnizimi elektrik patjetër të
shkëputet gjatë pastrimit.
5.1 Shkrirja
Shkrirja ndarjes së frigoriferit
•
Shkrirja shkaktohet në mënyrë
automatike në ndarjen e frigoriferit gjatë
operimit. Uji mblidhet nga tasi i avullimit
dhe avullohet në mënyrë automatike.
•
Tabakaja e avullimit dhe vrima e
shkarkimit të ujit të shkrirjes duhet
të pastrohen rregullisht me tapën e
shkarkimit të shkrirjes për të mos lejuar
që të grumbullohet ujë në fund të
frigoriferit në vend se të derdhet jashtë.
•
Ju po ashtu mund ta pastroni vrimën
shkarkuese duke derdhur një gjysmë
gote ujë në të.
Procesi i shkrirjes të ngrirësit
•
Sasira të vogla akulli do të akumulohen
brenda ngrirësit në varësi të kohëzgjatjes
që dera është lënë hapur ose sasisë
së lagështisë së futur brenda. Është e
rëndësishme të siguroheni që të mos
lejohet të formohet ngricë ose akull aty ku
ndikon në mbylljen e mirë të guarnacionit
të derës. Kjo mund të bëjë që të futet ajër
në kabinet duke detyruar kështu punën
e vazhdueshëm të kompresorit. Cipa e
ngricës është mjaft e butë dhe mund të
hiqet me një furçë ose kruajtëse plastike.
Mos përdorni kruajtëse metalike ose të
mprehta, pajisje mekanike ose mjete
të tjera për të përshpejtuar procesin
e shkrirjes. Hiqni të gjithë ngricën e
shkëputur nga dyshemeja e kabinetit. Për
heqjen e cipës së ngricës nuk është e
nevojshme ta fikni pajisjen.
•
Për heqjen e depozitimeve të mëdha
të akullit, hiqeni pajisjen nga priza dhe
zbrazini ushqimet në kuti kartoni dhe
mbështilleni në batanije ose shtresa letre
të trasha për t’i mbajtur të ftohta. Shkrirja
do të jetë më e efektshme nëse bëhet
kur ngrirësi është thuajse bosh dhe duhet
të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur
për të shmangur rritjen e padëshiruar në
temperaturën e ushqimeve.
•
Mos përdorni kruajtëse metalike ose të
mprehta, pajisje mekanike ose mjete
të tjera për të përshpejtuar procesin
e shkrirjes. Rritja e temperaturës së
ushqimeve të ngrira gjatë shkrirjes do
të shkurtojë jetëgjatësinë e tyre. Mbani
artikujt të mbështjellur dhe të freskëta
Summary of Contents for UCF 2760
Page 87: ...52366208 ...