24
SHQIP
SHKRIRJE
Mikrovalët janë një mënyrë e shkëlqyer për të shkrirë ushqimin e ngrirë.
Mikrovalët shkrijnë butësisht ushqimin e ngrirë për një periudhë të shkurtër
kohe. Kjo mund të jetë me mjaft avantazh, nëse papritur ju vijnë miq.
Pula e ngrirë duhet të shkrijë plotësisht para se të gatuhet. Hiqni lidhëset
metalike dhe nxirreni nga paketimi për të lejuar kullimin e lëngut të shkrirë.
Vendoseni ushqimin e ngrirë në një enë pa kapak. Kthejeni përgjysmë nga
ana tjetër, kulloni lëngun dhe hiqini të brendshmet sa më shpejt që të jetë e
mundur.
Kontrollojeni ushqimin herë pas here për t'u siguruar që nuk është i ngrohtë.
Nëse pjesët më të vogla dhe më të holla të ushqimit të ngrirë fillojnë të
ngrohen, mund të mbulohen duke i mbështjellë me rripa të hollë letre
alumini, gjatë shkrirjes.
Nëse pula fillon të ngrohet në pjesën e jashtme, ndërpriteni shkrirjen dhe
lëreni të qëndrojë për 20 minuta para sa të vazhdoni.
Lëreni peshkun, mishin dhe pulën të qëndrojë, në mënyrë që të kryhet
shkrirja. Koha e qëndrimit për shkrirje të plotë do të ndryshojë në varësi të
sasisë së shkrirë. Ju lutemi, referojuni tabelës së mëposhtme.
Sugjerim:
Ushqimi me trashësi të vogël shkrin më mirë se ai me
trashësi të madhe dhe sasitë e vogla të ushqimit kërkojnë
më pak kohë se sasitë e mëdha. Mbajeni mend këtë
informacion kur të ngrini dhe kur të shkrini ushqimin.
Për shkrirjen e ushqimit të ngrirë në temperaturë prej rreth -18 deri në
-20 °C, përdorni tabelën e mëposhtme si udhëzues.
I gjithë ushqimi i ngrirë duhet të shkrijë duke përdorur nivelin e fuqisë së
shkrirjes (180 W).
Ushqimi
Racioni Koha
(min.)
Koha e
qëndrimit
(min.)
Udhëzimet
Mish
Mish viçi i grirë
500 g
10-12
5-20
Vendoseni mishin në një pjatë të sheshtë prej
qeramike. Mbulojini anët më të holla me letër
alumini. Kthejeni nga ana tjetër kur të ketë
kaluar gjysma e kohës së shkrirjes!
Biftekë derri
250 g
7-8
Pulë
Copa mishi pule
500 g
(2 copë)
12-14
15-40
Së pari, vendosni copat e mishit të pulës,
fillimisht me pjesën e lëkurës poshtë, të gjithë
pulën fillimisht me pjesën e kraharorit poshtë,
në një pjatë të sheshtë prej qeramike. Mbuloni
pjesët e holla, siç janë krahët dhe pjesët
fundore me letër alumini. Kthejeni nga ana
tjetër kur të ketë kaluar gjysma e kohës së
shkrirjes!
E gjithë pula
1000 g 25-28
Peshk
Fileta peshku
250 g
(2 copë)
6-7
5-20
Vendosni peshkun e ngrirë në mes të një pjate
të sheshtë prej qeramike. Vendosini pjesët më
të holla poshtë pjesëve më të trasha. Mbulojini
pjesët e ngushta fundore me letër alumini.
Kthejeni nga ana tjetër kur të ketë kaluar
gjysma e kohës së shkrirjes!
400 g
(4 copë)
11-13
Frutat
Fruta pylli
250 g
6-7
5-10
Shpërndajini frutat në një enë qelqi të sheshtë
dhe të rrumbullakët (me diametër të madh).
Bukë
Panine
(secila afërsisht
50 g)
2 copë
4 copë
1½-2
3-4
5-10
Vendosini paninet në formë rrethi ose bukën në
drejtim horizontal mbi një letër kuzhine në mes
të pjatës rrotulluese. Kthejeni nga ana tjetër kur
të ketë kaluar gjysma e kohës së shkrirjes!
Tost/sanduiç
250 g
4-5
Bukë gjermane
(drithëra + miell
thekre)
500 g
8-10
GW731K-B_BOL_DE68-04092B_SQ.indd 24
2011-11-30 7:09:51
Downloaded From Microwave-Manual.com Manuals