8
SHQIP
Pajisja duhet të lejojë shkëputjen e pajisjes nga furnizimi me energji
pasi është instaluar. Shkëputja mund të arrihet duke pasur një prizë
të disponueshme ose duke vendosur një çelës te lidhja e fiksuar e
kabllove në përputhje me rregullat e lidhjes së kabllove. (Vetëm modeli
inkaso.)
Nëse kordoni i furnizimit është dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga
prodhuesi ose agjenti i tij i shërbimit ose nga persona të ngjashëm të
kualifikuar në mënyrë që të shmanget rreziku.
KUJDES
Përdorni vetëm enë kuzhine që janë të përshtatshme për t'u
përdorur për furrë me mikrovalë; MOS përdorni enë metalike, servis
pjatash me zbukurime prej ari dhe argjendi, shish, pirunë, etj.
Hiqni lidhëset metalike nga çantat plastike ose prej letre.
Arsyeja: Mund të shkaktohet qark elektrik ose shkëndija të cilat
mund të dëmtojnë furrën.
Kur nxehni ushqim në enë prej plastike ose letre, hidhini një sy furrës,
pasi ekziston mundësia e marrjes flakë;
Mos e përdorni furrën me mikrovalë për të tharë letra ose rroba.
Përdorni kohë më të shkurtër për sasi më të vogla ushqimi, për të
shmangur mbinxehjen dhe djegien e ushqimit.
Nëse vihet re tym, fikeni ose hiqeni pajisjen nga priza dhe mbajeni
derën të mbyllur, për të shuar flakët.
Furra duhet të pastrohet rregullisht dhe duhet të hiqen depozitimet
e ushqimeve.
Mos e zhytni kabllon e energjisë ose spinën elektrike në ujë dhe
mbajeni kabllon e energjisë larg nga nxehtësia.
Vezët e paqëruara dhe vezët e ziera shumë nuk duhet të nxehen
në furrë me mikrovalë pasi mund të shpërthejnë, edhe pasi të
ketë ndaluar nxehja e mikrovalës; gjithashtu, mos i nxehni shishet
hermetike ose shishet e vulosura, vazot, enët, arrat e paqëruara,
domatet, etj.
Mos i mbuloni vrimat e ajrimit me cohë ose me letër. Ato mund të
marrin flakë pasi nga furra del ajër i nxehtë. Furra gjithashtu mund
të nxehet dhe mund të fiket automatikisht dhe do të mbetet e tillë
derisa të ftohet mjaftueshëm.
Përdorni gjithmonë doreza kuzhine kur të nxirrni një pjatë nga furra,
për të shmangur djegiet padashur.
Mos i prekni elementët nxehës ose muret e brendshme të furrës
derisa të ftohet furra.
Trazojini lëngjet në mes të nxehjes ose pasi të ketë mbaruar nxehja
dhe lëreni lëngun të qëndrojë për 20 sekonda pas nxehjes, për të
shmangur vlimin shpërthyes.
Qëndroni larg nga furra sa gjatësia e krahut kur të hapni derën, për
të shmangur djegien nga ajri ose avulli i nxehtë që del jashtë.
Mos e vini në punë furrën me mikrovalë kur është bosh. Furra me
mikrovalë do të fiket automatikisht për 30 minuta për qëllime sigurie.
Rekomandojmë që të vendosni një gotë me ujë brenda në furë gjatë
gjithë kohës, për të thithur energjinë e mikrovalëve në rast se furra
me mikrovalë ndizet aksidentalisht.
Mos përdorni pastrues të ashpër gërryes ose kruese të ashpër
metalike për të pastruar xhamin e derës së furrës pasi mund ta
gërvishtin sipërfaqen e tij, e cila mund të shkaktojë thyerjen e xhamit.
Instalojeni furrën në përputhje me hapësirat që përshkruhen në këtë
manual. (Shihni "Instalimi i furrës me mikrovalë".)
Kujdes kur të lidhni pajisjet e tjera elektrike te prizat që ndodhen
pranë furrës.
ELIMINIMI I DUHUR I KËTIJ PRODUKTI
(PAJISJE MBETURINË ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE)
(Të zbatueshme në Bashkimin Evropian dhe në vende të tjera evropiane me
sisteme të ndara të grumbullimit)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literatura tregon se produkti
dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të
hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre të punës.
Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga
hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të
mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të mbështetur ripërdorimin
e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë këtë produkt
ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t’i dërgojnë këto pajisje
për riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe
afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë elektronike nuk duhet të
përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
GW731K-B_BOL_DE68-04092B_SQ.indd 8
2011-11-30 7:09:45
Downloaded From Microwave-Manual.com Manuals