19
SHQIP
UDHËZUESI GATIMI
MIKROVALËT
Energjia me mikrovalë në të vërtetë depërton tek ushqimi, duke u tërhequr
dhe thithur nga uji, yndyra dhe sheqeri.
Mikrovalët shkaktojnë lëvizjen e shpejtë të molekulave të ushqimit. Lëvizja e
shpejtë e këtyre molekulave krijon fërkim dhe si nxehtësia e krijuar gatuan
ushqimin.
GATIMI
Enë gatimi për gatimet me mikrovalë:
Ena e gatimit duhet të lejojë kalimin e energjisë në mënyrën më efikase.
Mikrovalët reflektohen nga metali, siç është inoksi, alumini dhe bakri, por ato
depërtojnë në materialet prej qeramike, qelqi, porcelani dhe plastike si dhe
në materialet prej letre dhe prej druri. Pra, ushqimi nuk duhet gatuar kurrë
në enë metalike.
Ushqimi i përshtatshëm për gatimet me mikrovalë:
Shumë lloje ushqimesh janë të përshtatshme për gatimet me mikrovalë,
përfshirë perimet e ngrira, frutat, brumërat, orizi, drithërat, fasulet, peshku
dhe mishi. Salcat, krem karameli, budingu me avull, konservat dhe salcat
çatni mund të gatuhen gjithashtu në furrë me mikrovalë. Përgjithësisht,
gatimi me mikrovalë është ideal për ushqimet që normalisht mund të
përgatiten te pllaka e sobës. Për shembull shkrirja e gjalpit ose e çokollatës
(shikoni kapitullin me këshilla, teknika dhe sugjerime).
Mbulimi gjatë gatimit
Mbulimi gjatë gatimit është shumë i rëndësishëm, pasi uji ngrihet në formën
e avullit dhe kontribuon në procesin e gatimit. Ushqimi mund të mbulohet
në mënyra të ndryshme: p.sh. me pjatë qeramike, me kapak plastik ose me
qese plastike ngjitëse të përshtatshme për mikrovalë.
Kohët e qëndrimit
Pasi gatimi të ketë përfunduar, koha e qëndrimit në furrë është e
rëndësishme për të lejuar që temperatura të bëhet e njëtrajtshme brenda
ushqimit.
Udhëzues gatimi për perimet e ngrira
Përdorni një tas qelqi pireks me kapak. Gatuajeni të mbuluar për një kohë
minimale - shikoni tabelën. Vazhdoni gatimin për të arritur rezultatin e
dëshiruar.
Trazojeni dy herë gjatë gatimit dhe një herë pas gatimit. Hidhini kripë, erëza
ose gjalpë pas gatimit. Mbulojeni gjatë kohës së qëndrimit në furrë.
Ushqimi
Racioni
Energjia Koha
(min.)
Koha e
qëndrimit
(min.)
Udhëzimet
Spinaqi
150 g
600 W
5½-6½
2-3
Shtoni 15 ml ujë
të ftohtë (1 lugë
gjelle).
Brokoli
300 g
600 W
10-11
2-3
Shtoni 15 ml ujë
të ftohtë (1 lugë
gjelle).
Bizele
300 g
600 W
8-9
2-3
Shtoni 15 ml ujë
të ftohtë (1 lugë
gjelle).
Barbunja
300 g
600 W
10-11
2-3
Shtoni 15 ml ujë
të ftohtë (1 lugë
gjelle).
Perime të përziera
(karota/bizele/
drithëra)
300 g
600 W
9-10
2-3
Shtoni 15 ml ujë
të ftohtë (1 lugë
gjelle).
Perime të përziera
(stili kinez)
300 g
600 W
8½-9½
2-3
Shtoni 15 ml ujë
të ftohtë (1 lugë
gjelle).
GW731K-B_BOL_DE68-04092B_SQ.indd 19
2011-11-30 7:09:51
Downloaded From Microwave-Manual.com Manuals