5
SHQIP
PËRDORIMI I BROSHURËS SË UDHËZIMEVE
Ju sapo keni blerë një furrë me mikrovalë SAMSUNG. Udhëzimet për përdorim
përmbajnë informacione të vlefshme për gatimin në furrë me mikrovalë:
• Masat paraprake të sigurisë
• Pjesët shtesë të përshtatshme dhe enët e gatimit
• Këshilla të vlefshme mbi gatimin
• Këshilla mbi gatimin
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME MBI SIGURINË
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME MBI SIGURINË.
LEXOJINI ME KUJDES DHE RUAJINI PËR T’IU REFERUAR NË TË
ARDHMEN.
Përpara se të përdorni furrën, verifikoni që të jenë zbatuar udhëzimet e
mëposhtme.
• Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin për të cilin është
parashikuar, ashtu siç përshkruhet në këtë manual udhëzues.
Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme mbi sigurinë në këtë
manual nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që
mund të shfaqen. Është përgjegjësia juaj për të përdorur mendim
praktik, kujdes dhe vëmendje kur instaloni, mirëmbani dhe vini në
përdorim pajisjen tuaj.
• Duke qenë se këto udhëzime përdorimi mbulojnë modele të
ndryshme, karakteristikat e furrës tuaj me mikrovalë mund të
ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual dhe jo të
gjitha shenjat paralajmëruese mund të jenë të zbatueshme. Nëse
keni ndonjë pyetje ose shqetësim, kontaktoni qendrën më të afërt të
shërbimit ose kërkoni ndihmë dhe informacione në internet në www.
samsung.com.
• Furra me mikrovalë supozohet të përdoret për nxehjen e ushqimit.
Ajo është parashikuar vetëm për përdorim në shtëpi. Mos nxehni
materiale tekstile ose jastëkë të mbushur me drithëra, të cilat mund të
shkaktojnë djegie dhe zjarr. Prodhuesi nuk mund të mbajë përgjegjësi
për dëmtimet e shkaktuara nga mospërdorimi në mënyrën e duhur të
pajisjes.
• Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund të prishë sipërfaqen,
gjë që mund të ndikojë për keq në jetëgjatësinë e pajisjes si dhe
mund të shkaktojë një situatë të rrezikshme.
LEGJENDA E SIMBOLEVE DHE E IKONAVE
PARALAJMËRIM
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të rezultojnë në
dëmtim të
rëndë të personit ose vdekje
.
KUJDES
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të rezultojnë në
dëmtim të
lehta të personit ose dëm të pasurisë
.
Paralajmërim; Rrezik zjarri
Paralajmërim; Sipërfaqe e nxehtë
Paralajmërim; Elektricitet
Paralajmërim; Material shpërthyes
MOS u përpiqni.
Ndiqni udhëzimet me saktësi.
MOS e çmontoni.
Hiqni spinën e korrentit nga priza në
mur.
MOS e prekni.
Sigurohuni se makina është e tokëzuar
për të parandaluar goditjen elektrike.
Telefononi qendrës së shërbimit
për ndihmë.
Shënim
E rëndësishme
MASA PARAPRAKE PËR TË SHMANGUR EKSPOZIMIN
E MUNDSHËM NDAJ ENERGJISË SË TEPËRT TË
MIKROVALËVE.
Moszbatimi i masave paraprake mbi sigurinë mund të rezultojë në ekspozim të dëmshëm
ndaj energjisë së mikrovalëve.
(a) Në asnjë rrethanë nuk duhet të provoni të vini furrën në punë me derën hapur ose
të ngacmoni çelësat e bllokimit të sigurisë (shulet e derës) ose të futni objekte në
vrimat e bllokimit të sigurisë.
(b) MOS vendosni objekte ndërmjet derës së furrës dhe pjesës ballore dhe mos
lejoni akumulimin e mbetjeve nga pastrimi në sipërfaqet bllokuese. Sigurohuni që
dera dhe sipërfaqet bllokuese të derës të jenë të pastra duke i pastruar ato pas
përdorimit, fillimisht me një cohë të njomë dhe më pas me një cohë të butë e të
thatë.
GW731K-B_BOL_DE68-04092B_SQ.indd 5
2011-11-30 7:09:37
Downloaded From Microwave-Manual.com Manuals