96
SQ
PALLAS B-FIX
UN-R44-04
UNIVERSAL
SEMI-UNIVERSAL
9 - 18 kg
CYBEX GmbH
Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth
Germany
04301395
SOLUTION B-FIX
UN-R44-04
UNIVERSAL
SEMI-UNIVERSAL
15 – 36 kg
CYBEX GmbH
Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth
Germany
04301395
CERTIFIKIM
UN R-44/04
CYBEX Pallas B-Fix – grupi 1, 9 deri
në 18 kg
CYBEX Solution B-Fix – grupi 2/3,
15 deri në 36 kg
Rekomandohet përafërsisht nga
moshat 9 muaj deri në 12 vjeç
Faleminderit që zgjodhët sexholinon Pallas B-Fixsi për fëmijën tuaj.
Lexoni me kujdes udhëzimet para se ta instaloni sexholinon në makinë
dhe mbajini pranë te vendi i caktuar për manualin e përdorimit (a).
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
•
Sexholinos nuk mund t’i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme
pa miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
•
Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që
ta përdorni sexholinon siç tregohet në këtë manual.
•
Kjo sexholino mund të montohet vetëm në sediljet e automjeteve të
miratuara për përdorimin e sistemeve mbrojtëse të fëmijëve në përputhje
me manualin e automjetit.
•
Është e përshtatshme vetëm për sedilje makinash me rrip automatik me
tri pika, të miratuar sipas rregullores së OKB nr. 16 ose sipas një standardi
të barasvlershëm.
•
Mos përdorni pika mbështetëse të ndryshme nga ato të përshkruara te
udhëzimet dhe të shënuara në sistemin mbrojtës të fëmijës.
•
Sipërfaqja e plotë e mbështetëses së sexholinos duhet të jetë në kontakt
me mbështetësen e automjetit.
•
Rripi i supave duhet të kalojë lart dhe mbrapa me njëfarë pjerrësie.
Asnjëherë nuk duhet të kalojë përpara pikës së sipërme të rripit në
automjet.
•
Tokëza e rripit të sigurimit të automjetit nuk duhet ta kalojë asnjëherë
mbajtësen e rripit të sediljes. Nëse rripi është tepër i gjatë, sexholinoja nuk
është e përshtatshme për t’u përdorur në këtë pozicion në automjet. Nëse
nuk jeni të sigurt, ju lutemi kontaktoni prodhuesin e sexholinos.
•
Rripi i sigurimit trepikësh i automjetit duhet të kalohet në vendet e caktuara.
Pikat e kalimit të rripit tregohen me hollësi në këtë manual dhe janë
shënuar me të kuqe te sexholinoja.
•
Rripi i prehrit duhet të jetë sa më ulët të jetë e mundur në ijët e fëmijës suaj
që të ketë efekt optimal në rast aksidenti. Para çdo përdorimi, sigurohuni
që rripi automatik në tri pika i automjetit të jetë rregulluar si duhet dhe të
puthitet mirë pas trupit të fëmijës. Asnjëherë mos e përdridhni rripin!
•
Vetëm nëse mbështetësja e kokës është rregulluar si duhet mund t’i ofrojë
fëmijës suaj mbrojtje dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën
kohë që rripi i shpatullave të puthitet si duhet.
•
Për përdorimin në grupin 1, duhet të përdoret mbrojtësja nga goditjet.
•
Sexholinoja duhet të fiksohet gjithnjë mirë me rripin e sigurimit në automjet
edhe kur nuk është duke u përdorur.
•
Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të mos bllokohet asnjëherë kur mbyllni
derën e makinës ose kur lëvizni sediljen e pasme.
•
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë
gjithnjë të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda
makinës duke shkaktuar lëndime fatale.
•
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj.
Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX origjinale, pasi
mbulesa është element kryesor i funksionit të sexholinos.
•
Mos e lini kurrë fëmijën të pashoqëruar në automjet.
•
Pjesët e sistemit të sigurimit për fëmijën nxehen në diell dhe mund
të ndodhë që të djegin lëkurën e fëmijës suaj. Mbrojeni fëmijën dhe
sexholinon nga ekspozimi i drejtpërdrejtë i diellit.
•
Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të
diktohen me sy të lirë. Ju lutemi ndërrojeni sexholinon nëse ndodh
aksident. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin apo prodhuesin
përkatës.
•
Mos e përdorni këtë sexholino për më shumë se 11 vjet. Sexholinoja është
e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell
ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.
•
Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me
ujë të ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo
zbardhues.
•
Disa sedilje automjetesh janë bërë me materiale delikate. Përdorimi
i sexholinos mund të lërë shenja dhe/ose të prishë ngjyrën. Për ta
parandaluar këtë dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të
vendosni një batanije, peshqir ose një copë të ngjashme.
Содержание PALLAS B-FIX
Страница 63: ...61 RU 30 C CYBEX GmbH Riedingerstr 18 95448 Bayreuth 3 go cybex online com manufacturer warranty car seats...
Страница 67: ...65 UK CYBEX GmbH Riedingerstr 18 95448 Bayreuth Germany 3 go cybex online com manufacturer warranty car seats...
Страница 87: ...85 BG 30 C CYBEX GmbH Riedingerstr 18 95448 Bayreuth 3 go cybex online com manufacturer warranty car seats...
Страница 94: ...92 EL CYBEX GmbH Riedingerstr 18 95448 Bayreuth Germany 3 go cybex online com manufacturer warranty car seats...
Страница 108: ...106 MK 30 C CYBEX GmbH Riedingerstr 18 95448 Bayreuth 3 go cybex online com manufacturer warranty car seats...
Страница 141: ......
Страница 142: ......
Страница 143: ......