18
ALBANIAN
ALBANIAN (Udhëzimet origjinale)
SPECIFIKIMET
Modeli:
HS0600
Diametri i fletës
255 mm
260 mm
270 mm
Thellësia maksimale e prerjes
në 0°
94 mm
97 mm
101 mm
në kënd 45°
65 mm
68 mm
71 mm
në kënd 50°
59 mm
61 mm
63 mm
Shpejtësia pa ngarkesë
4 300 min
-1
Gjatësia totale
418 mm
Pesha neto
6,9 kg
Kategoria e sigurisë
/II
•
Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkim-zhvillimit, specifikimet që jepen këtu mund të
ndryshojnë pa dhënë njoftim.
•
Specifikimet mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
•
Pesha sipas Procedurës EPTA 01/2014
Përdorimi i synuar
Pajisja është synuar për kryerjen e prerjeve të drejta
për së gjati dhe tërthorazi dhe prerjeve me kënd në
dru, ndërkohë që është në kontakt të qëndrueshëm
me materialin e punës. Me fletët e përshtatshme të
sharrave origjinale Makita mund të sharrohen edhe
materiale të tjera.
Furnizimi me energji
Vegla duhet të lidhet vetëm me një furnizim me energjie
me të njëjtin tension të treguar në pllakëzën metalike
udhëzuese dhe mund të funksionojë vetëm me rrymë
alternative njëfazore. Ata kanë izolim të dyfishtë dhe
mund të përdorin priza pa tokëzim.
Për sisteme shpërndarjeje publike
me tension të ulët ndërmjet 220 V
dhe 250 V
Ndryshimet e funksionimit të aparatit elektrik shkaktojnë
lëkundje tensioni. Funksionimi i kësaj pajisjeje në
kushte jo të favorshme të rrjetit elektrik mund të
shkaktojë pasoja negative në funksionimin e pajisjeve
të tjera. Me një rezistencë në rrjetin elektrik të barabartë
ose më të vogël se 0,28 om mund të supozohet se
nuk do të ketë pasoja negative. Priza e rrjetit elektrik
që përdoret me këtë pajisje duhet të mbrohet nga një
siguresë ose nga një ndërprerës qarku mbrojtës që
çaktivizohet ngadalë.
Zhurma
Niveli tipik i zhurmës A, i matur sipas 62841-2-5:
Niveli i presionit të zhurmës (L
pA
) : 94 dB (A)
Niveli i fuqisë së zhurmës (L
WA
) : 105 dB (A)
Pasiguria (K): 3 dB (A)
PARALAJMËRIM:
Mbani mbrojtëse për
veshët.
Dridhja
Vlera totale e dridhjeve (shuma e vektorit me tre akse)
përcaktohet sipas 62841-2-5:
Regjimi i punës: prerja e drurit
Emetimi i dridhjeve (a
h,W
) : 2,5 m/s
2
ose më pak
Pasiguria (K): 1,5 m/s
2
SHËNIM:
Vlera e deklaruar e emetimeve të dridhjeve
është matur sipas metodës standarde të testimit dhe
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një
tjetër.
SHËNIM:
Vlera e deklaruar e emetimeve të dridhjeve
mund të përdoret për një vlerësim paraprak të
ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
Emetimet e dridhjeve
gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund të
ndryshojnë nga vlerat e deklaruara të emetimeve në
varësi të mënyrave sesi përdoret vegla.
PARALAJMËRIM:
Vërtetoni që masat e
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e
ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e fikur dhe
punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.