23
ALBANIAN
Nëse mbajtësja e përparme lirohet, rrotullojeni në
drejtim të kundërt të akrepave të orës për ta shtrënguar.
►
Fig.22:
1.
Mbajtësja e përparme
Kufizues (vizore udhëzuese)
Aksesorë opsionalë
►
Fig.23:
1.
Kufizues (vizore udhëzuese)
2.
Vida e
mbërthimit
Udhëzuesi praktik lëvizës ju mundëson prerje të drejta
tepër të sakta. Thjesht rrëshqiteni udhëzuesin me
ngadalë lart kundër anës së materialit të punës dhe
sigurojeni në pozicion me anë të vidës në pjesën e
përparme të bazës. Me të mund të bëni dhe prerje të
përsëritura me gjerësi uniforme.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga korrenti përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
KUJDES:
Pastroni mbrojtësen për t’u
siguruar që nuk ka tallash dhe ashkla të
grumbulluara, që mund të pengojnë funksionimin
e sistemit mbrojtës.
Një sistem mbrojtës i ndotur
mund të kufizojë funksionimin e duhur, gjë e cila
mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal. Mënyra
më efikase për ta arritur këtë pastrim është me ajër të
ngjeshur.
Nëse nga mbrojtësja del pluhur si pasojë
e fryrjes së ajrit, sigurohuni që të përdorni veshjet
mbrojtës të duhura të syve dhe frymëmarrjes.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Rregullimi i paralelizmit
Ky rregullim është bërë në fabrikë. Por nëse ka
shmangie, mund ta rregulloni duke ndjekur procedurën
e mëposhtme.
1.
Sigurohuni që të gjitha levat dhe vidat të jenë
shtrënguar. Lironi vidat pak siç ilustrohet.
2.
Teksa hapni mbrojtësen e poshtme, lëvizni pjesën
e pasme të bazës në mënyrë që largësia midis A dhe B
të bëhet e barabartë.
3.
Shtrëngoni vidat dhe bëni një prerje provë për të
kontrolluar paralelizmin.
►
Fig.24:
1.
Vida
Rregullimi i saktësisë së prerjes 0°
Ky rregullim është bërë në fabrikë. Por nëse ka
shmangie, mund ta rregulloni duke ndjekur procedurën
e mëposhtme.
1.
Lironi pak levën dhe vidën shtrënguese përpara
dhe pas veglës.
2.
Bëjeni bazën në kënd të drejtë me fletën duke
përdorur një vizore trekëndëshe ose një vizore katrore
duke rrotulluar vidën e rregullimit.
►
Fig.25:
1.
Vizorja trekëndore
2.
Vida rregulluese
3.
Shtrëngoni levën dhe vidën shtrënguese dhe më
pas bëni një prerje provë për të kontrolluar vertikalizmin.
Zëvendësimi i karbonçinave
►
Fig.26:
1.
Shenja e kufizimit
Kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini ato kur të konsumohen deri në shenjën
e kufizimit. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të
hyjnë lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat
duhen zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
1.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e
mbajtëseve të furçave.
2.
Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të rejat dhe
siguroni kapakët e mbajtëseve të karbonçinave.
►
Fig.27:
1.
Kapaku i karbonçinës
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual.
Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Fleta e sharrës së rrumbullakët
•
Kufizues (vizore udhëzuese)
•
Çelësi hekzagonal
•
Hundëza e pluhurit
•
Shina udhëzuese
•
Udhëzuesi për prerjet me kënd
•
Fasheta shtrënguese
•
Fleta
•
Fleta prej gome
•
Fleta e pozicionit
•
Përshtatësi i shinës udhëzuese
•
Shufra e rregullimit
•
Kllapa
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.