22
ALBANIAN
Për veglën me flanxhë të brendshme
për disk sharre me diametër vrime të
ndryshëm nga 15,88 mm
Montoni flanxhën e brendshme në boshtin e montimit
në mënyrë të tillë që dalja në flanxhën e brendshme të
jetë e drejtuar nga jashtë dhe pastaj vendosni fletën e
sharrës dhe flanxhën e jashtme.
►
Fig.14:
1.
Boshti i montimit
2.
Flanxha e brendshme
3.
Fleta e sharrës së rrumbullakët
4.
Flanxha e jashtme
5.
Buloni hekzagonal
PARALAJMËRIM:
SIGUROHUNI TA
SHTRËNGONI MIRË NË DREJTIM TË AKREPAVE
TË ORËS BULONIN ME KOKË HEKZAGONALE.
Gjithashtu kini kujdes të mos e shtrëngoni
bulonin me forcë. Nëse ju rrëshqet dora nga
çelësi hekzagonal mund të shkaktoni lëndime
personale.
Për vegël me flanxhë të brendshme
për disk sharre me diametër vrime
15,88 mm (specifike sipas shtetit)
Montoni flanxhën e brendshme me anën e futur të saj të
drejtuar nga jashtë mbi boshtin e montimit dhe më pas
vendosni diskun e sharrës (me unazën të instaluar, nëse
është nevoja), flanxhën e jashtme dhe bulonin hekzagonal.
Për veglën pa unazë
►
Fig.15:
1.
Boshti i montimit
2.
Flanxha e brendshme
3.
Fleta e sharrës së rrumbullakët
4.
Flanxha e jashtme
5.
Buloni hekzagonal
Për veglën me unazë
►
Fig.16:
1.
Boshti i montimit
2.
Flanxha e brendshme
3.
Fleta e sharrës së rrumbullakët
4.
Flanxha e jashtme
5.
Buloni hekzagonal
6.
Unaza
PARALAJMËRIM:
SIGUROHUNI TA
SHTRËNGONI MIRË NË DREJTIM TË AKREPAVE
TË ORËS BULONIN ME KOKË HEKZAGONALE.
Gjithashtu kini kujdes të mos e shtrëngoni
bulonin me forcë. Nëse ju rrëshqet dora nga çelësi
hekzagonal mund të shkaktoni lëndime personale.
PARALAJMËRIM:
Nëse nevojitet unaza për
të montuar diskun në bosht, sigurohuni gjithmonë
që ndërmjet flanxhës së brendshme dhe asaj të
jashtme të jetë instaluar unaza e duhur për vrimën
e boshtit të diskut që keni ndër mend të përdorni.
Përdorimi i unazës së gabuar për vrimën e boshtit
mund të rezultojë në montim të pasaktë të diskut që
çon në lëvizje të diskut dhe dridhje të rënda, të cilat
mund të sjellin humbje të kontrollit gjatë punës dhe
lëndime personale të rënda.
Pastrimi i mbrojtëses së diskut
Kur ndërroni fletën e sharrës rrethore, sigurohuni
gjithashtu që të pastroni tallashin e grumbulluar në
mbrojtësen e sipërme dhe të poshtme të fletës, siç
diskutohet në seksionin Mirëmbajtja. Këto veprime nuk
shmangin nevojën për të kontrolluar funksionimin e
mbrojtëses së poshtme përpara çdo përdorimi.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që të mos ju humbë.
►
Fig.17:
1.
Çelësi hekzagonal
Lidhja me një fshesë me korrent
Aksesorë opsionalë
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një
fshesë me korrent Makita me veglën tuaj duke përdorur
hundëzën e pluhurit.
1.
Nëse sharra juaj rrethore ka levë të gjatë
(specifike sipas vendit), zëvendësojeni atë me levën e
shkurtër të marrë me hundëzën e pluhurit.
►
Fig.18:
1.
Leva e gjatë (specifike sipas vendit)
2.
Vida
3.
Leva e shkurtër
Mos e përdorni hundëzën e pluhurit me levën e gjatë të
bashkuar. Nuk do të jeni në gjendje të bëni prerje sepse lëvizja
e mbrojtëses së poshtme pengohet nga hundëza e pluhurit.
2.
Vendosni hundëzën e pluhurit në vegël duke
përdorur vidën.
►
Fig.19:
1.
Hundëza e pluhurit
2.
Vida
3.
Më pas lidhni tubin e fshesës me korrent me
hundëzën e pluhurit.
►
Fig.20
PËRDORIMI
KUJDES:
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara
lehtë dhe në vijë të drejtë.
Shtyrja e veglës me
forcë, ose mbajtja jo në vijë të drejtë do të çojnë në
mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje të rrezikshme,
duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime serioze.
►
Fig.21
Mbajeni veglën fort. Pajisja është e pajisur me një
dorezë të përparme dhe një dorezë të pasme. Përdorini
të dyja për ta mbajtur veglën sa më fort. Nëse të dyja
duart përdoren për të mbajtur sharrën, ato s’mund të
priten nga fleta e sharrës rrethore. Vendoseni bazën
mbi materialin e punës që do të pritet pa bërë asnjë
kontakt me fletën e sharrës rrethore. Në vijim ndizeni
veglën dhe prisni derisa fleta e sharrës rrethore të arrijë
shpejtësinë e plotë. Tani thjesht lëvizni veglën përpara
mbi sipërfaqen e materialit të punës, duke e mbajtur në
të njëjtën lartësi dhe duke ecur para me ngadalë derisa
sharrimi të përfundojë.
Për prerje të pastra, mbajeni vijën e sharrimit të drejtë
dhe shpejtësinë e përparimit të njëtrajtshme. Nëse
prerja nuk bëhet sipas vijës së prerjes që kishit në
mendje, mos u përpiqni ta ktheni ose ta tërhiqni veglën
pas me forcë për në vijën e prerjes. Ky veprim mund të
bllokojë fletën e sharrës rrethore e të çojë në zmbrapsje
të rrezikshme dhe ndoshta lëndime serioze. Lëshoni
çelësin, prisni derisa fleta e sharrës rrethore të ndalojë
dhe më pas tërhiqeni veglën. Rivendoseni veglën në
vijën e re të prerjes dhe nisni sërish prerjen. Përpiquni
të shmangni pozicionet që ekspozojnë përdoruesin ndaj
ciflave të drurit dhe tallashit që nxjerr sharra. Përdorni
syze mbrojtëse për të shmangur lëndimin.