![background image](http://html.mh-extra.com/html/makita/dum166/dum166_instruction-manual_228107035.webp)
35
−
kur pajisja fillon të dridhet në mënyrë
jonormale.
13. Sigurohuni gjithmonë që vrimat e ajrosjes të
mbahen të pastra nga papastërtitë.
14. Pjesët prerëse vazhdojnë të punojnë pas fikjes së
motorit.
Veglat prerëse
1. Përdorni vetëm veglën e duhur prerëse për
punën që po kryeni.
Udhëzimet për mirëmbajtjen
1. Përpara fillimit të punës duhet të kontrollohet
gjendja e pajisjes, në veçanti ajo e veglës prerëse
dhe e pajisjeve mbrojtëse.
2.
Fikni motorin dhe hiqni kutinë e baterisë përpara
se të kryeni mirëmbajtje, duke ndërruar veglat
prerëse ose duke pastruar pajisjen ose veglën
prerëse.
3. Kontrolloni kapëset e liruara dhe pjesët e
dëmtuara si p.sh. krisjet në shtojcat prerëse.
4.
Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin dhe ndërrimin e
aksesorëve.
5.
Kur nuk e përdorni pajisjen, ruajeni brenda në një
vend të thatë dhe të lartë ose të kyçur, larg
fëmijëve. Pastrojeni dhe kryeni mirëmbajtje
përpara ruajtjes.
6. Përdorni vetëm pjesë ndërrimi dhe aksesorë të
rekomanduar nga prodhuesi.
7. Inspektoni dhe kryeni mirëmbajtje të pajisjes
rregullisht, veçanërisht përpara/pas përdorimit.
Riparojeni pajisjen vetëm në qendrën tonë të
autorizuar të shërbimit.
8.
Mbajini dorezat të thata, të pastra dhe pa vaj dhe
graso.
RUAJENI PËR REFERIM NË TË
ARDHMEN
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB062-5
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR
PRERËSIN ME BATERI TË
SHKURREVE
1.
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg diskut të
prerësit. Mos e largoni materialin e prerë dhe mos
e mbani materialin që do të prisni kur disqet janë
në lëvizje. Sigurohuni që çelësi të jetë i fikur kur
pastroni materiale të ngecura.
Një moment
pakujdesie gjatë përdorimit të prerësit të shkurreve
mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
2.
Mbajeni prerësin e shkurreve nga doreza me
diskun e prerësit të ndaluar. Vendosni gjithmonë
kapakun e pajisjes prerëse gjatë transportimit
ose ruajtjes së prerësit të shkurreve.
Përdorimi i
duhur i prerësit të shkurreve pakëson lëndimin e
mundshëm personal nga disqet e prerësit.
3.
Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet e
izoluara të kapjes sepse disku i prerësit mund
të prekë tela të fshehur.
Disqet e prerësit që
prekin tel me rrymë mund të elektrizojnë pjesët e
ekspozuara metalike të veglës elektrike dhe
mund t’i japin punëtorit goditje elektrike.
4.
Mos e përdorni prerësin e shkurreve në shi ose
në kushte shumë të lagështa. Motori elektrik nuk
është rezistues ndaj ujit.
5. Përdoruesit fillestarë duhet të kenë pranë një
përdorues me përvojë të prerësit të shkurreve që
t'u tregojë si përdoret prerësi.
6. Prerësi i shkurreve nuk duhet të përdoret nga
fëmijët ose nga personat nën 18 vjeç. Të rinjtë
mbi 16 vjeç mund të përjashtohen nga ky kufizim
nëse trajnohen nën mbikëqyrjen e një eksperti.
7.
Përdoreni prerësin e shkurreve vetëm nëse jeni në
gjendje të mirë fizike. Vëmendja reduktohet nëse jeni
të lodhur. Tregohuni veçanërisht të kujdesshëm në
fund të ditës së punës. Kryejini të gjitha punët me
qetësi dhe kujdes. Përdoruesi është përgjegjës për
të gjitha dëmtimet ndaj palëve të treta.
8.
Asnjëherë mos e përdorni prerësin nën ndikimin e
alkoolit, drogave ose mjekimeve.
9.
Dorezat e punës prej lëkure të fortë janë pjesë e
pajisjeve bazë të prerësit të shkurreve dhe duhet
të vishen gjithmonë gjatë përdorimit të tij. Mbani
gjithashtu këpucë të forta me shuall kundër
rrëshqitjes.
10. Përpara se të filloni punën, kontrolloni për t’u
siguruar që prerësi është në gjendje pune të mirë
dhe të sigurt. Sigurohuni që mbrojtëset janë
vendosur siç duhet. Prerësi i shkurreve nuk duhet
të përdoret nëse nuk është montuar plotësisht.
11. Sigurohuni që keni mbështetje të sigurt të
këmbëve përpara se të filloni punën.
12. Mbajeni veglën fort gjatë përdorimit.
13. Mos e përdorni veglën pa ngarkesë nëse nuk
është e nevojshme.