84
Kyçja e pompës termike
Shtypeni pullën 1 dhe mbajeni të shtypur cca. 2 sekonda. Në displej shënohet temperatura
aktuale e ujit në depozitor, ndizet pulla e sinjalit 3.
Rregullimi i temperaturës
Shtypeni dhe lëshojeni pullën 6 apo 7. Në displej, me rastin e shtypjes së pullës paraqitet
simboli
°C. Tani mund ta rregulloni temperaturën e dëshiruar. Me pullën 7 e zbritni ndërsa
me pullën 6 e rritni temperaturën e rregulluar. Kur ta përfundoni rregullimin, në displej fillon
të vezullojë shenja. Pas 8 vezullimesh vendoset vlera e re e temperaturës, ndërsa displeji
e paraqet temperaturën e ujit.
Te versionet e pompave termike me termometër të montuar, ky termometër e paraqet
temperaturën në vendin e montimit, ndërkohë që displeji i pompës termike e paraqet
temperaturën e ujit në pjesën e poshtme të depozitorit. Për këtë arsye, këto dy
temperatura edhe mund të dallojnë.
VËREJTJE:
Nëse pompa termike funksionon jashtë diapazonit funksionues të
temperaturës, mund të vijë deri te ngrirja e avulluesit. Në atë rast pompa termike ndalet,
ndërsa në tregues paraqitet shenja tLo. Pas ndaljes funksionimi ndërpritet derisa të
shkrihet avulluesi.
Programi antilegjionel
Pompa juaj termike disponon me sistemin e dezinfektimit termik për parandalimin e
paraqitjes së legjionelës. Ky sistem përfshin funksionin e ngrohjes së ujit me temperaturë
të lartë, kështu që uji në depozitor herë pas here e ngroh në 65 °C. Normalisht, sistemi
funksionon në mënyrë automatike ashtu që çdo 14 ditë (bashkë me kyçjen e pompës
termike!) e kyç ngrohjen e ujit në temperaturë të lartë. Kur ta arrijë uji në depozitor
temperaturën 65 °C, pompa termike kalon në funksionim normal.
Indikacioni i gabimeve dhe vërejtjeve
Simboli
Përshkrimi
Zgjidhja
Er1
Gabim i sensorit të temperaturës
2a (i ç’kyçur, lidhje e dobët, lidhje e
shkurtër).
Thirreni servisin.
Er2
Gabim i sensorit të temperaturës
2b (i ç’kyçur, lidhje e dobët, lidhje e
shkurtër).
Thirreni servisin.
tLo
Temperatura tepër e ulët e ajrit
hyrës.
Me rritjen e temperaturës së ajrit hyrës pompa
ngrohëse kalon në funksionim normal.
LEG
Pompa ngrohëse funksionon në
programin antilegjionel.
Kur uji në depozitor e arrin temperaturën 65 °C,
pompa ngrohëse kalon në funksionimin normal.
Llamba
kontrolluese
3 ndizet-
fiket
Vonesa kohore e kyçjes së
pompës ngrohëse.
Pompa ngrohëse fillon të punojë pas skadimit të
vonesës kohore.
VËREJTJE: Elementet në njësinë komanduese janë nën tension edhe pas
ndaljes së ndërprerësit
S
Q
/MN
E
Summary of Contents for TC 200 ZCR
Page 1: ...TC 200 300 ZCR ...
Page 152: ...07 2013 408740 ...