79
-
nëse e vendosni sensorin më lart në kanal, termostati do të reagojë më shpejtë, koha e
funksionimit të pompës së qarkullimit do të jetë më e shkurtër, diferenca ndërmjet
temperaturës së ujit në depozitor dhe mediumit ngrohës pas ç’kyçjes së termostatit do të
jetë më e lartë, e si pasojë e kësaj sasia dhe temperatura e ujit të ngrohtë në depozitor do
të jetë më e ulët,
-
nëse e vendosni sensorin më poshtë në kanal, koha e funksionimit të pompës së
qarkullimit do të jetë më e gjat, diferenca ndërmjet të temperaturës së mediumit ngrohës
dhe temperaturës së arritur të ujit në depozitor më e ulët, ndërsa temperatura, e me të
edhe s
asia e ujit në ngrohës do të jetë diç më e lartë.
KYÇJA NË RRJEDHJEN E UJËSJELLËSIT
Kyçjen në rrjetin e ujësjellësit duhet ta bëni sipas shenjave për kyçës nga kapitulli i
përparshëm.
Në gypin prurës, për shkak të sigurisë së funksionimit, duhet të montohet medoemos
ventili sigurues, që e parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1
bar) mbi presionin nominal. Vrima e shkarkimit në ventilin e sigurisë duhet ta ketë
medoemos daljen në presionin atmosferik. Për funksionimin e drejtë të ventilit të sigurisë,
ju vetë duhet t’i bëni kontrollet çdo 14 ditë, në mënyrë që të evitohet kalcifikimi (guri i ujit)
dhe të vërtetohet në mos ka bllokuar ventili i sigurisë. Gjatë vërtetimit duhet ta hapni
derdhjen e ujit nga ventili i sigur
isë, qoftë me lëvizjen e dorezës apo me shpërdredhjen e
bulonit (varësisht nga lloji i ventilit). Me këtë rast nëpër vrimën e shkarkimit të ventilit duhet
të rrjedhë uji, gjë që është sinjal se ventili është në rregull. Te ngrohja e ujit në depozitor të
uj
it të ngrohtë, presioni i ujit në kazan rritet deri në kufi që është i rregulluar në ventilin e
sigurisë. Pasi që kthimi i ujit mbrapa në rrjetin e ujësjellësit është i pamundur, mund të vijë
deri te rrjedhja e ujit nga vrima dalëse e ventilit të sigurisë. Ujin që pikon mund ta drejtoni
në gypat derdhës nëpërmes të hinkës mbledhëse të cilën e vendosin nën ventilin e
sigurisë. Gypi derdhës i vendosur nën daljen e ventilit të sigurisë duhet të vendoset në
drejtim vertikal nën të dhe në mjedis që nuk ngrihet.
Në rast se për shkak të instalimit të bërë në mënyrë jo të përshtatshme nuk keni mundësi
që ujin që pikon nga ventili i sigurisë ta drejtoni në gypat derdhës, derdhjen e ujit mund ta
evitoni me montimin e enës ekspansive në gypin ardhës të ngrohësit. Vëllimi i enës
ekspansive është përafërsisht 3% i vëllimit të depozitorit.
Depozitori i ujit të ngrohtë mund të kyçet në rrjetin e ujësjellësit shtëpiak pa ventil
reduktues, nëse presioni në rrjet është më i ulët se 0,6 MPa (6 bar). Përndryshe duhet
instaluar
ventili reduktues i presionit që siguron që presioni në hyrje të depozitorit të ujit të
ngrohtë mos ta kalojë presionin nominal.
Legjenda:
1 - Ventili shkarkues
2 - Ena ekspansive
3 - V
entili i sigurisë
a - Ventili provues
b - V
entili i pakthyeshëm
4 - H
inka me element për
gypin shkarkues
5 - Shtojca provuese
6 - Ventili reduktues i presionit
7 - V
entili mbyllës
8 - Armatura
H -
Uji i ftohtë
T -
Uji i ngrohtë
1
T
3
b
a
4
7
5
6
H
2
8
S
Q
/MN
E
Summary of Contents for TC 200 ZCR
Page 1: ...TC 200 300 ZCR ...
Page 152: ...07 2013 408740 ...