97
sq
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
■ Mos e vendosni pajisjen mbi ose afërt sipërfaqeve të nxehta, si
p.sh. soba gatimi. Mos lejoni që kablloja elektrike e pajisjes të
bjerë në kontakt me elemente të nxehta ose ta tërhiqeni në një
cepe të mprehta.
■ Mos e fusni asnjëherë në ujë njësinë bazë të pajisjes dhe mos
e lani në enëlarëse. Mos përdorni pastrues me avull. Mos e
përdorni pajisjen me duar të lagura.
■ Pajisja duhet të hiqet nga spina pas çdo përdorimi, kur lihet pa
mbikëqyrje, para montimit, çmontimit ose pastrimit dhe në rast
avarie.
W
Rrezik dëmtimi!
■ Fikeni dhe hiqeni nga priza pajisjen para se të ndërroni aksesorët
ose pjesët shtesë që duhet të vihen në përdorim. Pasi pajisja
fiket, elementi tejçues vazhdon të rrotullohet edhe për pak kohë.
Prisni derisa thikat rrotulluese të ndalojnë plotësisht.
■ Mos e çmontoni boshtin rrotullues gjatë kohës që pajisja është e
ndezur.
■ Kur përdorni veglat, ena duhet të jetë e vendosur, e mbyllur me
kapak, dhe kapakët mbrojtës të elementëve tejçues duhet të jenë të
vendosur! Gjatë përdorimit të aksesorëve, vendosni enën, kapakun
e saj dhe kapakun mbrojtës të elementit tejçues sipas udhëzimeve!
■ Mos e kapni asnjëherë me duar të lagura enën apo hinkën
mbushëse gjatë kohës që pajisja është në punë. Mos fusni
asnjëherë objekte (p.sh. lugër gatimi) në enë ose në hinkën
mbushëse. Mbani karg duart, flokët, rrobat dhe pajisje të tjera të
kuzhinës nga pjesët rrotulluese.
■ Mos përdorni asnjëherë vegla dhe aksesor, ose 2 aksesorë,
njëkohësisht. Kur përdorni aksesorë, mbani parasysh këto
udhëzime dhe ato të përfshira përkatësisht në paketë.
■ Përdoreni aksesorin vetëm të montuar plotësisht. Kurrë mos e
montoni aksesorin mbi pajisjen bazë. Përdoreni aksesorin vetëm
në pozicionin e punës për të cilin është projektuar.
■ Mos i fusni duart te thikat dhe pjesët e mprehta të diskut të
copëtimit. Kapini disqet e copëtimit vetëm në skaje!
■ Mos e prekni thikën e mikserit direkt me duar.
■ Mos e prekni asnjëherë mikserin e hapur! Mos e përdorni kurrë
mikserin pa vëndosur kapakun.
■ Kujdes kur veproni me thika të mprehta, gjatë zbrazjes së enës
dhe gjatë pastrimit.
W
Rrezik përvëlimi!
Gjatë përzierjes së artikujve të nxehtë del avull jashtë kapakut. Në
kontejnerin e mikserit fusni deri në 0,5 litra lëngje të nxehta ose të
vluara.