104
sq
Pastrimi dhe kujdesi
Pas punës
■ Fikni pajisjen nëpërmjet çelësit me
rrotullim.
■ Rrotullojeni mikserin në drejtim orar dhe
hiqeni.
Këshillë:
rekomandohet që pajisja të
pastrohet direkt pas përdorimit.
Pastrimi dhe kujdesi
Kujdes!
Mos përdorni asnjë solucion larës gërryes.
Sipërfaqet mund të dëmtohen.
Pastrojeni njësinë bazë
W
Rrezik goditjeje nga rryma elektrike!
Mos e zhytni kurrë në ujë njësinë bazë dhe
mos e mbani poshtë ujit të rrjedhshëm.
Mos përdorni pastrues me avull.
■ Hiqni spinën nga priza.
■ Pastrojeni njësinë bazë dhe kapakun
mbrojtës të motorit me një leckë të njomë.
Nëse është e nevojshme, përdorni pak
solucion larës.
■ Së fundmi, thajeni pajisjen me peshqir.
Pastrimi i enëve dhe veglave
Enët dhe veglat janë të përshtatshtme për
larje në enëlarëse. Mos i vendosni pjesët
plastike në enëlarëse sipër njëra-tjetrës,
pasi gjatë procesit të larjes mund të mbeten
pjesë pa u larë!
Pastrimi i grimcuesit me ushqim
të vazhdueshëm
Të gjitha pjesët e grimcuesit me ushqim
të vazhdueshëm janë të përshtatshme për
larje në enëlarëse.
Këshillë:
Për të hequr ngjyrën e kuqe
që mbetet pas përpunimit të perimeve të
tilla si karota, hidhni pak vaj gatimi në një
peshqir dhe fërkojeni me të grimcuesin
me ushqim të vazhdueshëm (jo disqet e
copëtimit). Më pas, shpëlani grimcuesin
me ushqim të vazhdueshëm.
Pastrimi i mikserit
W
Rrezik prerjeje nga thika të mprehta!
Mos e prekni thikën e mikserit direkt me duar.
Ena e mikserit, kapaku dhe hinka janë të
përshtatshme për larje në enëlarëse.
Këshillë:
Pas përpunimit të lëngjeve, shpesh
mikseri mund të pastrohet pa u hequr nga
pajisja. Për këtë, hidhni pak solucion larës në
mikserin e vendosur. Ndizeni mikserin për pak
sekonda (niveli
M
). Zbrazeni ujin e pastrimit
dhe shpërlajeni mikserin me ujë të pastër.
Udhëzim i rëndësishëm
Pastrimi i çantës së aksesorëve, nëse është
e nevojshme. Shihni udhëzimet e kujdesit në
etiketën e çantës.
Ruajtja
W
Rrezik dëmtimi!
Hiqeni spinën nga priza gjatë kohës që nuk
e përdorni pajisjen.
Figura
L
:
■ Vendosini veglat dhe disqet e prerjes në
çantën e aksesorëve.
■ Vendoseni çantën e aksesorëve në enën
e pajisjes.
Ndreqja e defekteve
W
Rrezik dëmtimi!
Hiqeni spinën nga priza përpara se të
riparoni një defekt.
Udhëzim i rëndësishëm
Treguesi i funksionimit pulson nëse ka
gabim funksionimi të pajisjes, nëse është
djegur një siguresë elektronike apo nëse ka
defekt të pajisjes.
Rotori duhet të fiksohet në çdo pozicion
pune.
Mundoheni në fillim të eliminoni problemin
e paraqitur bazuar në udhëzimet e
mëposhtme.
Defekti
Pajisja nuk ndizet.