101
sq
Përdorimi
Këshillë e rëndësishme për përdorimin
e telit rrahës (figura
E
):
Teli rrahës pothuajse duhet ta prekë
fundin e enës, në mënyrë që përbërësit
të përzihen në mënyrën më të mirë. Nëse
nuk është kështu, përshtatni rregullimin e
lartësisë së telit rrahës si më poshtë:
■ Hiqni spinën nga priza.
■ Shtypni butonin e zhbllokimit dhe
vendosni krahun e rrotullimit në
pozicionin
2
.
■ Shtyni telin rrahës brenda në
motor deri në fund sa të mos lëvizë më.
■ Mbani të palëvizur telin rrahës dhe lironi
dadon me anë të çelësit fiso (madhësia 8)
duke e rrotulluar në drejtimin orar.
■ Rregulloni lartësinë optimale të telit
rrahës duke e rrotulluar telin:
Rrrotullimi në drejtimin orar: Ngritje.
Rrotullimi në drejtimin kundërorar: Ulje
■ Shtypni butonin e zhbllokimit dhe
vendosni krahun e rrotullimit në
pozicionin
1
.
■ Kontrolloni lartësinë e telit rrahës dhe
korrigjojeni nëse nevojitet.
■ Kur të jetë vendosur lartësia e
duhur, shtypni butonin e
zhbllokimit dhe vendosni krahun
e rrotullimit në pozicionin
2
.
■ Mbani të palëvizur telin rrahës dhe
shtrëngoni dadon me anë të çelësit
fiso (madhësia 8) duke e rrotulluar në
drejtimin kundërorar.
Puna me enën dhe veglat
Figura
F
:
■ Shtypni butonin e takimit dhe
silleni rotorin në pozicionin
2
.
■ Vendosni enën:
Anojeni enën në drejtim para dhe
vendoseni, dhe më pas rrotullojeni në
drejtim kundërorar derisa të bllokohet.
■ Në varësi të përpunimit, vendosni në
mekanizëm përkatësisht telin përzierës,
telin rrahës ose çengelin e ngjeshjes
derisa të bllokohen në vendin e vet.
Udhëzim:
Gjatë përdorimit të çengelit të ngjeshjes,
rrotulloni tërheqësin e brumit derisa çengeli
i brumit të bllokohet në pozicionin e vet
(Figura
E
-4b)
.
■ Hidhni në enë përbërësit për përpunim.
■ Shtypni butonin e takimit dhe
silleni rotorin në pozicionin
1.
■ Vendosni kapakun.
■ Vendoseni çelësin rrotullues në nivelin
e dëshiruar.
Rekomandimi ynë:
–
Tel përzierës, pofesional dhe fleksibël:
fillimisht përzieni me cilësimin 1-2, pastaj
me cilësimin 3-5, sipas nevojës
–
Tel rrahës profesional:
Niveli 7, përzieni përbërësit e shtuar në
nivelin 1
–
Çengeli i ngjeshjes:
në fillim përzieni në nivelin 1, më pas
zgjidhni nivelin 3
Shtimi i përbërësve
■ Fikni pajisjen nëpërmjet çelësit me
rrotullim.
■ Shtoni përbërësit nëpërmjet vrimës në
kapak.
ose
■ Hiqni kapakun.
■ Shtypni butonin e takimit dhe
silleni rotorin në pozicionin
2
.
■ Shtoni përbërësit.
Pas punës
■ Fikni pajisjen nëpërmjet çelësit me
rrotullim.
■ Hiqni spinën nga priza.
■ Hiqni kapakun.
■ Shtypni butonin e takimit dhe
silleni rotorin në pozicionin
2
.
■ Hiqeni veglën nga mekanizmi.
■ Hiqeni enën.
■ Pastroni të gjitha pjesët, shih
„Pastrimi dhe kujdesi“.