95
sq
Përdorimi sipas rregullave
Përdorimi sipas rregullave
Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim privat dhe për
ambientet e shtëpisë. Pajisja të përdoret vetëm për përpunim
të sasive të zakonshme të ushqimeve. Mos i tejkaloni sasitë e
lejueshme (
X
„Shembuj përdorimi“ shih faqen 104
).
Pajisja mund të përdoret për përzierje, ngjeshjen e brumit dhe
tundjen e ushqimeve. Pajisja nuk duhet të përdoret për përpunimin
e substancave apo artikujve të tjerë. Në rast se përdoren aksesorë
të tjerë të lejueshëm nga prodhuesi, janë të mundshme përdorime
të tjera shtesë. Pajisja të përdoret vetëm me pjesë origjinale dhe
aksesorë të lejuar. Mos përdorni aksesorë që janë të projektuara për
pajisje të tjera.
Përdoreni pajisjen vetëm në ambiente të brendshme, në temperaturë
dhome dhe vetëm deri në 2000 m mbi nivelin e detit.
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
Lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit, pastaj përdorini dhe
ruajini! Dhënia e kësaj parisje te persona të tjerë të shoqërohet me
këtë udhëzim. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmin që mund
të shkaktohet si pasojë e moszbatimit të udhëzimeve për përdorimin
e duhur të pajisjes.
Kjo pajisje mund të përdoret nga persona me aftësi të kufizuara
fizike, dëgjimore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe/ose
njohurish nëse mbikëqyren ose udhëzohen sa i përket përdorimit
të sigurt të pajisjes dhe kuptojnë rreziqet që mund të shkaktohen
nga keqpërdorimi. Fëmijët duhen mbajtur larg pajisjes dhe linjës
elektrike dhe nuk duhet ta përdorin pajisjen. Fëmijët nuk duhet
të lejohen që të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja e
përdoruesit nuk duhen bërë nga fëmijë.
W
Rrezik goditjeje nga rryma elektrike dhe rrezik zjarri!
■ Vini pajisjen në prizë dhe përdoreni vetëm në përputhje me të
dhënat në pllakën e specifikimeve. Përdorimi lejohet vetëm nëse
nuk konstatohen dëmtime të kabllos ose pajisjes. Riparime të
pajisjes, p.sh. ndryshimi i një kablloje të lidhjes në rrjet, duhet
të bëhen vetëm nëpërmjet shërbimit tonë të klientit, për të
shmangur rreziqet.
■ Fikeni dhe ndizeni pajisjen vetëm duke përdorur çelësin rrotullues.
■ Mos e vendosni kurrë pajisjen në priza me kronometër ose të
telekomanduara. Gjatë funksionimit gjithmonë mbajeni parasysh
pajisjen!