100
sq
Përdorimi
Kujdes!
Përdoreni enën vetëm në këtë pajisje.
Teli përzierës (13)
për përzierjen e brumit, p.sh.
brumë për kek
Teli rrahës (14)
për rrahjen e të bardhës së vezëve,
ajkës së qumështit dhe brumërave
të lehta, p.sh. brumi për biskota
Çengeli i ngjeshjes (15)
për ngjeshjen e brumërave të rënda
dhe për përzierjen e përbërësve që
nuk duhen prerë (p.sh. rrushi i thatë,
copëza çokollate)
Puna me enën dhe veglat
Figura
E
:
■ Shtypni butonin e takimit dhe
silleni rotorin në pozicionin
2
.
■ Vendosni enën:
Anojeni enën në drejtim para dhe
vendoseni, dhe më pas rrotullojeni në
drejtim kundërorar derisa të bllokohet.
■ Në varësi të përpunimit, vendosni në
mekanizëm përkatësisht telin përzierës,
telin rrahës ose çengelin e ngjeshjes
derisa të bllokohen në vendin e vet.
Udhëzim:
Gjatë përdorimit të çengelit të ngjeshjes,
rrotulloni tërheqësin e brumit derisa çengeli
i brumit të bllokohet në pozicionin e vet
(Figura
E
-4b)
.
■ Hidhni në enë përbërësit për përpunim.
■ Shtypni butonin e takimit dhe
silleni rotorin në pozicionin
1.
■ Vendosni kapakun.
■ Vendoseni çelësin rrotullues në nivelin
e dëshiruar.
Rekomandimi ynë:
–
Teli përzierës:
në fillim përzieni në nivelin 1, më pas
zgjidhni nivelin 7
–
Teli rrahës:
Niveli 7, përzieni përbërësit e shtuar në
nivelin 1
–
Çengeli i ngjeshjes:
në fillim përzieni në nivelin 1, më pas
zgjidhni nivelin 3
Shtimi i përbërësve
■ Fikni pajisjen nëpërmjet çelësit me
rrotullim.
■ Shtoni përbërësit nëpërmjet vrimës në
kapak.
ose
■ Hiqni kapakun.
■ Shtypni butonin e takimit dhe
silleni rotorin në pozicionin
2
.
■ Shtoni përbërësit.
Pas punës
■ Fikni pajisjen nëpërmjet çelësit me
rrotullim.
■ Hiqni spinën nga priza.
■ Hiqni kapakun.
■ Shtypni butonin e takimit dhe
silleni rotorin në pozicionin
2
.
■ Hiqeni veglën nga mekanizmi.
■ Hiqeni enën.
■ Pastroni të gjitha pjesët, shih
„Pastrimi dhe kujdesi“.
Grimcuesi me ushqim të
vazhdueshëm
W
Rrezik dëmtimi
Mos i fusni duart te thikat dhe pjesët e
mprehta të diskut të copëtimit.
Kapini disqet e copëtimit vetëm në skaje!
Mos e vendosni / hiqni grimcuesin me
ushqim të vazhdueshëm pa ndaluar
plotësisht mekanizmi dhe pa hequr spinën
nga priza.
Mos i fusni duart në enën e mbushjes.
Kujdes!
Grimcuesi me ushqim të vazhdueshëm
duhet të montohet plotësisht para se
të pëdoret. Mos e montoni asnjëherë
grimcuesin me ushqim të vazhdueshëm
në njësinë bazë. Përdorni grimcuesin
me ushqim të vazhdueshëm vetëm në
pozicionin e treguar.