6. Udhëzime sigurie për trapanë
6.1 Udhëzime speciale për të gjitha përdorimet
a. Mbani kufje mbrojtëse kur bëni shpime. Zhvillimi i zhurmës mund të shkaktojë
humbjen e dëgjimit.
b. Përdorni doreza shtesë. Humbja e kontrollit mund të shkaktojë plagosje.
c. Mbështeteni mirë veglën elektrike para përdorimit. Kjo vegël elektrike
gjeneron një moment të lartë rrotullimi. Nëse vegla e elektrike nuk mbështetet mirë
gjatë përdorimit, atëherë mund të ndodhë që të humbni kontrollin dhe të lëndoheni.
d. Mbajeni veglën elektrike duke e kapur nga dorezat e izoluara, në rastet kur jeni
duke kryer punë gjatë të cilave ju mund të prekni në linja elektrike të fshehura
apo mund të prekni kabullin e vetë pajisjes. Kontakti me objekte nën tension
elektrik mund të kalojë nën tension pjesë metalike të pajisjes dhe të shkaktojë goditje
elektrike.
6.2 Udhëzimet e sigurisë kur përdorni punto të gjata
a. Në asnjë rast mos punoni me rrotullim më të lartë sesa është e lejuar për punton
në fjalë. Kur rrotullimi është më i lartë puntoja mund të përkulet lehtësisht, nëse
rrotullohet bosh pa kontakt me pjesën ku punohet dhe kështu mund t’ju lëndojë.
b. Fillojeni procesin e shpimit gjithmonë me rrotullim të ngadaltë dhe kur puntoja
të jetë në kontakt me pjesën ku do të punohet. Kur rrotullimi është më i lartë
puntoja mund të përkulet lehtësisht, nëse rrotullohet bosh pa kontakt me pjesën ku
punohet dhe kështu mund t’ju lëndojë.
c. Mos ushtroni presion shumë të madh dhe vetëm në drejtim gjatësor me punton.
Puntoja mund të përkulet dhe të thyhet ose të shkaktojë humbje të kontrollit dhe
mund t’ju lëndojë.
27
1257448_BDA_WB_1010 III.indd 27
1257448_BDA_WB_1010 III.indd 27
30.09.20 07:20
30.09.20 07:20