KUJDES! Vegla e punës duhet që të ndalojë plotësisht. Vetëm pas kësaj ju mund ta
aktivizoni çelësin e ndërrimit!
• Nëse çelësi i ndërrimit është në pozicionin Shpim me goditje (
), atëherë ju mund
ta përdorni veglën e punës për shpim me goditje, për shembull, në një mur me beton
të lehtë.
• Nëse çelësi i ndërrimit është në pozicionin Shpim (
), atëherë ju mund ta përdorni
veglën e punës si një makineri shpuese normale.
Rregullimi i numrit të rrotullimeve (figura 1, nr. 7)
• Me anë të rrotës së kontrollit (figura 1, nr. 7) ju mund të rregulloni numrin maksimal
të rrotullimeve. Në drejtimin “+”, numri i rrotullimeve rritet. Në drejtimin “–”, numri i
rrotullimeve ulet.
• Sa më shumë ta shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (figura 1, nr. 6), aq më i madh do të jetë
numri i rrotullimeve i veglës së punës. Kur ju e ulni forcën e ushtruar mbi çelës, ulet
gjithashtu edhe numri i rrotullimeve.
Butoni i bllokimit (figura 1, nr. 8)
Vendosni numrin e dëshiruar të rrotullimeve përmes rrotullimit të rrotës së kontrollit
(figura 1, nr. 7). Shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (figura 1, nr. 6) dhe më pas butonin e bllo-
kimit (figura 1, nr. 8). Shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (figura 1, nr. 6) dhe më pas butonin
e bllokimit (figura 1, nr. 8). Në këtë mënyrë, ju e mbani konstant numrin e rrotullimeve
gjatë punës. Për ta liruar nga bllokimi, shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (figura 1, nr. 6) dhe
lëreni sërish të lirë.
Çelësi i ndërrimit të rrotullimit majtas/djathtas (figura 1, nr. 5)
Ju mund ta rregulloni drejtimin e rrotullimit majtas ose djathtas me atë të çelësit të
ndërrimit të drejtimit (figura 1, nr. 5).
KUJDES! Vegla e punës duhet që të ndalojë plotësisht. Vetëm pas kësaj ju mund ta
zgjidhni drejtimin e rrotullimit, sepse përndryshe mund të shkaktohen dëme.
Defektet
Në rast se makineria nuk funksionon ashtu si duhet, ne po ju japim disa shkaqe të
mundshme dhe zgjidhjen e këtyre problemeve.
1. Shkëndija të shumta
Zakonisht kjo tregon se motori është ndotur ose furçat e tij të karbonit janë konsumuar.
• Dërgojeni makinerinë për riparim te një teknik specialist.
2. Mbinxehje e makinerisë
Kanalet e ajrimit janë bllokuar.
• Pastroni kanalet e ajrimit me një leckë.
30
1257448_BDA_WB_1010 III.indd 30
1257448_BDA_WB_1010 III.indd 30
30.09.20 07:20
30.09.20 07:20